Drejtoria e investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave

Selia e Drejtorisë: Prishtinë, Objekti i vjetër i Komunës
Drejtor i Drejtorisë: Hysen Durmishi
Hysen-Durmishi.JPG
 
 
Data e lindjes: 03 04 1973
Statusi martesor: i martuar
 
Eksperienca: Z. Durmishi ka eksperiencë të gjatë në fushën e infrastrukturës. Z. Durmishi ka mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës. 
Gjatë viteve 2001-2003 ka punuar në kompaninë amerikane PARSONS, si menaxher i terrenit në projektet infrastrukturore të USAID-it në Kosovë. Në 2003-2004 ka punuar po ashtu si menaxher i ndërtimit të objekteve në kompaninë MORINA në Prizren, ndërsa gjatë viteve 2009-2010 ka qenë  menaxher i ndërtimit në N.N.P “SOPI”-Prizren
Lidhur me aktivitetet politike Hyseni qysh në prill të vitit 1989 përjashtohet nga shkolla e mesme për shkak të organizimit të demonstratave kundër ndryshimeve kushtetuese të marsit 1989. Në vitet 1997-1998 bëhet kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. 
Në vitin 1998 ka qenë ushtar i UÇK-së në brigadën 123. Nga viti 1998 e deri në vitin 2000 ishte i burgosur politik në burgjet e Serbisë. Gjatë viteve 2003-2005 ishte aktivist i KAN. Aktualisht Z. Durmishi është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! 
 
E-mail: hysen.durmishi@rks-gov.net
Tel: 045 998 992
 
Orari i punës: fillon nga 8:00 dhe përfundon në 16:00
Pranimi i palëve: E martë – E premte prej 13:00 deri 15:00


 

Drejtoria e Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave

 
 Harton programin zhvillimor afatgjatë dhe afatmesëm të infrastrukturës në nivel të  komunës, në përputhje dhe në bashkëpunim me bashkësitë lokale dhe në harmoni me zhvillimin urbanistik të vendbanimeve dhe viseve rurale;
 
Përcjell dhe studion rrjedhat e zhvillimit të infrastrukturës së komunës dhe cakton kriteret e ndërtimit të infrastrukturës rrugore;
 
Përgatit detyrat projektuese dhe bën kategorizimin e objekteve të infrastrukturës lokale dhe rurale;
 
Harton projektet e vogla të infrastrukturës, sipas kërkesave të bashkësive lokale;
 
Lëshon leje për ndërtim (të infrastrukturës rrugore) dhe leje për gropim dhe hapje të kanaleve, të cilat i bëjnë ndërmarrjet publike si dhe leje për kyçje individuale të qytetarëve në rrjetin e infrastrukturës;
 
Cakton organin mbikëqyrës për mbikëqyrjen dhe komisionin për kontrollim teknik të objekteve të ndërtuara, në bashkëpunim me Departamentin  e prokurimit;
 
Është përgjegjëse për menaxhimin (mbikëqyrjen)  e ndërtimit, rindërtimit dhe sanimit të infrastrukturës rrugore (kanalizimet fekale, atmosferike, kabllore, ujësjellësin, asfaltimin, ndriçimin publik, sinjalizimin horizontal dhe vertikal) në qytet dhe vise rurale;
 
Kontrollon dhe mbikëqyrë cilësinë dhe ngjeshmërinë e materialit ndërtimor, nëpërmjet laboratorit të licencuar për përputhshmërinë me norma teknike të pranuara në nivel ndërkombëtar dhe të BE - së;
 
Bashkëpunon me organin e prokurimit, me qëllim të jetësimit të kontratave të nënshkruara për kryerjen e punimeve të infrastrukturës lokale;
 
Kryen punë nga lëmi i gjeodezisë për nevoja të Drejtorisë;
 
Ruan dokumentacionin e eksproprijimit të pronave gjatë viteve të mëhershme që janë në interes të Komunës;
 
Arkivon dokumentacionin teknik të infrastrukturës lokale.
 
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
 
 
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori për Investime Kapitale
2. Sektori për Menaxhimin e Kontratave të Ndërtimeve të Larta
3. Sektori për Menaxhimin të Kontratave të Ndërtimeve të Ulëta