Drejtoria e Kadastrit

Selia e Drejtorisë: Prishtinë, Objekti i ri i Komunës, Dragodan
Drejtore e Drejtorisë: Nora Kelmendi, ecc.e diplomuar
Nora-Kelmendi.JPG

Data e lindjes: 03 Tetor 1970
Statusi martesor: Beqare

Eksperienca:
Znj. Kelmendi ka njē karrierē tē bujshme nē fushēn e menagjimit tē pronēs, biznesit dhe ndērmarrjeve shoqērore. Znj. Kelmendi ka pērfunduar shkollimin e lartē universitar pranë Fakultetit Ekonomik. Ndērsa magjistraturën nē menaxhment e ka pērfunduar në Maqedoni në Universitetin e Evropes Juglindore.
Qē nga viti 2011 Znj. Kelmendi ka punuar nē kompaninē private tē  konsulencēs “Management Development Associates” (MDA), si udhëheqëse e Divizionit për zhvillim të bizneseve e më vonë drejtoj edhe Fondacionin MDA. Ajo poashtu ka  punuar pēr 8 vite nē Agjensionin Kosovar të Mirëbesmit – AKM (pasardhēsja  e saj AKP) si zyrtare e privatizimit e mē pas si udhëheqëse e njësisë për relacione me investitor. Në AKP ishte drejtore e departamanetit të shitjes ku udhëheqi dhe menaxhoj proceset e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë.
Nga viti 2000 - 2002 ka punuar si konsulente e biznesit në “Chemonics International” projekt i financuar nga USAID dhe ishte një ndër femrat e para – konsulente të biznesit në Kosovë. Pas kësaj karierën e vazhdoi në institucion financiar “Interim Credit Unit” (ICU), projekt i financuar nga Banka Boterore dhe Unioni Evropian.
Në vitin 1999 para fillimit të luftës në Kosovë filloi të punoj si zyrtare e distribuimit në një organizatë ndërkombëtare “Care International” Australia. Gjatë luftës ajo punoi në po të njëjtën organizatë në kampin e Çegranit në Maqedoni. Pas kthimit në Kosovë me “Care International”, vazhdoj punën si udhëheqëse e distribuimit të ushqimit (ndihmave humanitare) për rajonin e Lipjanit dhe Ferizajit.

E-mail: nora.kelmendi@rks-gov.net
Tel: 038 233 140

Orari i punës: fillon nga 8:00 dhe përfundon në 16:00
Pranimi i palëve: varësisht nga kërkesat e qytetarëve, caktohet takimi.
Shërbimi për regjistrimin e pronës së paluajtshme çdo të martë dhe të enjte takohet me palë në zyret pritëse në katin e dytë nga ora 10:00-12:00.


Drejtoria e Kadastrit

Është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrale, rrjetin referues homogjen, rikonstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale, modelin e sistemit informativ për tokën dhe pronën

 
Ofron shërbime profesionale dhe shërbime të tjera për subjekte të interesuar;
 
Përmirëson  transferimin e tokës, menaxhimin e tokës shtetërore dhe efikasitetin në tatimin e tokave;
 
Planifikon rrjetin me pika të reja kontrolluese dhe themelon pika të reja kontrolluese;
 
Digjitalizon  pikat poligonale dhe trigonometrike, vektorizimin e planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrale); 
 
Azhurnon pjesën grafike, në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe i transformon me parametrat e dhëna për transformim; 
 
Ofron shërbime rreth mirëmbajtjes dhe klasifikimit të kulturave të tokës;
 
Ofron shërbime për ndarjen e ngastrave dhe shënimin e kufijve në rastet  e shpronësimeve;
 
 Kryen  punë profesionale, në fushën e gjeodezisë (ndryshimet e bëra gjatë matjeve-bartjes së tyre në programin e gjeodezisë);
 
Ofron shërbime për shënimet e digjitalizuara (dhënien e koordinatave në terren);
 
Kontrollon rrjetet dhe matjet gjeodezike;
 
Incizon sipërfaqet e ndërtesave dhe pjesëve të tyre, objektet nëntokësore dhe mbitokësore dhe  i përpunon  skicat;;
 
Regjistron  pronën e paluajtshme dhe tokën komunale;
 
Zhvillon  procedurën e regjistrimit, në përputhje me ligjet, sipas detyrës zyrtare dhe kërkesave të palëve;
 
Korrigjon regjistrin (RDPP) sipas procedurave dhe dispozitave ligjore në fuqi;
 
Azhurnon e regjistrin e pronën, në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënimeve të tjera nga dokumentacioni arkivor si dhe regjistrit të ndërrimeve të mjeteve nga terreni;
 
Zbaton procedurat rreth transaksioneve të pronës publike në RDPP;
 
Shqyrton dhe zhvillon procedurat administrative për rikthimin e paluajtshmërisë ish-pronarit, evidenton dhe shlyen masat e përkohshme sipas aktvendimit të gjykatës kompetente;
 
Udhëheq me kadastrën etazhore  të banesave, ndërtesave, si dhe ngastrat kadastrale në të cilat janë të ndërtuara banesat; 
 
Regjistron dhe çregjistron hipotekat;
 
Merr vendime mbi regjistrimin e servituteve, barrën tatimore, ngastrat e tatimit në pronë dhe shënimet lidhur me dorëzanitë;
 
Lëshon  certifikata për patundshmëri, sipas kërkesave;
 
Mirëmban, korrigjon dhe harmonizon  evidencat e vendbanimeve, fshatrave, shesheve, rrugëve dhe numrat e objekteve dhe ndërtesave;
 
Nxjerr vendime për miratim ose refuzim të kërkesave;
 
Nxjerr konkluzione për plotësimin e kërkesave të pakompletuara;
 
Përmirësimi i transferimit të tokës, menaxhimi i tokës shtetërore dhe efikasiteti në tatimin e tokave;
 
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
 
 
 
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Kadastrit, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Kadastrit;
2. Sektori i Gjeodezisë.