Drejtoria e Kulturës

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Besart Vllahinja, drejtor.
Selia e Drejtorisë: Prishtinë, objekti i vjetër i Komunës, Rr. “UÇK” 61.


 
Data e lindjes:  2 janar 1987
Statusi martesor: I pamartuar

Eksperienca: Në vitin 2010, fillimisht i inkuadruar në Sistemin Gjyqësor të Kosovës, si kuadër profesional, duke vazhduar si pjesë e tij deri në fund të vitit 2013. Gjatë kësaj periudhe, ka qenë pjesë e projekteve për digjitalizimin dhe modernizimin e sistemit gjyqësor të vendit.
Në tetor të vitit 2012, është angazhuar si asistent akademik për lëndët e Informatikës në Kolegjin "AAB", për të dhënë kontributin akademik dhe profesional si pjesë e këtij institucioni akademik.
Në janar të vitit 2014, bëhet pjesë e Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës, si udhëheqës i teknologjisë informative.
Në këtë cilësi, përveç zhvillimit të sektorit të TI-së, ka kontribuar edhe në riformulimin dhe afirmimin e kërkesave dhe nevojave bashkëkohore për Institucionin nga fusha e specializimit.

E-mail: besart.vllahinja@rks-gov.net
Tel:      038-231-323

Orari i punës:             08:00 - 16:00
Puna me palë:            E mërkurë  14:00-16:00
                                    E enjte       14:00-16:00 


Drejtoria e Kulturës

Drejtoria e Kulturës ,në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve është përgjegjëse dhe ushtron aktivitet të planifikuara ,duke udhëhequr me resurset( burimet ) lokale ,kulturore të Komunës së Prishtinës; 
 
Planifikon dhe propozon parallogaritë buxhetore të drejtorisë ,në kuadrin e organizatës buxhetore ,të administratës Komunale;
 
Organizon dhe përkujdesjet për shënimin e datave me rëndësi dhe vlera të dëshmuara historike. 
 
Organizon, debate, tryeza me shoqërinë civile dhe organet shtetërore me qëllim të avancimit, zhvillimit dhe promovimit, të fushës së kulturës;. 
 
Në përputhje me përgjegjësitë ligjore, Udhëheq me arkivin Komunal teatrin “Dodona”, bibliotekën komunale “Hivzi Sulejmani”, Stadiumin e Qytetit etj;
 
Përpilon, rishikon dhe ndryshon punët dhe veprimet juridike të raporteve juridiko-civile kontraktuale ,në lidhje me objektet e kulturës në Komunën e Prishtinës;
 
Bashkëpunon me ministrinë e linjës për realizmin e  projekteve në fushën e kulturës;. 
 
Kujdeset për trashëgimin kulturore dhe historike materiale të Komunës ( xhamit,kishat,shkollat,shtëpitë e banimit ( të vjetra) dhe strukturat tjera që dëshmojnë histori- si burime materiale historike dhe së bashku me MKRS dhe donatorë, kujdeset për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tyre në përputhje me identifikimet e  pasurive kulturore të Komunës së Prishtinës;
 
Ushtron ,promovon dhe nxit bashkëpunimin ,me qytete tjera ,të Republikës së Kosovës dhe me shtete tjera në përputhje me politikat jashtme të shtetit të Kosovës ,për të mundësuar integrim të mirëfilltë kulturash dhe këmbim përvojash ,në interes të zhvillimit të kulturës;
 
Hulumton dhe ofron përkrahje për asociacione, klube dhe shoqata si dhe individë me aftësi të posaçme kreative, në fushat e kulturës dhe mbështetja e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi;
 
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
 
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Kulturës, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Kulturës;
2. Sektori për Turizëm