Kulturë


Letërnjoftim i shkurtër për kulturën e kryeqytetit



AKADEMIA_1_.gifPrishtina si kryeqytet i Kosovës është qendër e zhvillimeve kulturore dhe artistike e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Kosovë. Drejtorati për Kulturë i Komunës së Prishtinës është vetem një segment që kujdeset për ngjarjet e rëndësishme kulturore të cilat sot Prishtinën e radhisin ndër qytetet që ka një traditë të theksuar kulturore e artistike. Biblioteka ”Hivzi Sylejmani” e themeluar para 60 vjetësh ka sot në sirtarët e saj mbi 70 mijë libra, në të gjitha gjuhët e botës.

 
Vetëm në Prishtinë, ajo ka edhe katër degë të tjera të vendosura në lagjet më të mëdha të qytetit, në mënyrë që libri të jetë sa më afër lexuesit. Janë edhe nëntë degë tjera të kësaj biblioteke të shpërndara në pjesët rurale të qytetit dhe atë: në fshatin Bardhosh, Lugar, Keçekollë, Koliç, Hajvali, Graqanicë, Laplesellë, Sushicë e Çagllavicë (këto të fundit të banuara me popullatë të minoritetit serb).Trashëgimia kulturore është kaptinë në vete që pasqyron lashtësinë e Prishtinës si qendër administrative dhe kulturore, që nga Dardania e vjetër para 3500 vjetësh e deri sot.

 
Në Muzeun e Prishtinës gjendet statuja e Mbretëreshës së Dardanisë. Në luftën e fundit, kjo statujë nga policia serbe dhe u dërgua në Beograd, derisa këtë vit Kryeadministratori i Kosovës, Michael Steiner e ktheu atë nga Beogradi në Muzeun e Kosovës në Prishtinë.Në Perishtinë gjendet edhe Hamami i qytetit, Shtëpia e Emin Gjikës, në të cilën është vendosur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Prishtina ka edhe Arkivin e vet, i cili është themeluar në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar dhe ruan me fanatizëm tërë lëndën arkivore të qytetit, rrethinës dhe të regjionit të Prishtinës.

 
Nga (34)tridhjetekatër shoqëritë kulturo-artistike që e gjallojnë jeten muzikore në Prishtinë, do veçuar Shoqërinë “Bajram Curri”, e themeluar në vitin 1963, pastaj Ansamblin e Këngëve dhe Valleve të Universitetit të Prishtinës i themeluar në vitin 1962, Korin “Colegium cantorum” i themeluar në vitin 1963 dhe shoqëri të tjera kulturo-artistike, të cilat e begatojne jetën kulturore në kryeqytetin e Kosovës.Ngjarje që do veçuar është edhe themelimi i Teatrit “Dodona” në vitin 1986 dhe Teatri i Kukullave.Dikur, Prishtina kishte katër salla të kinemasë, ndërsa sot ka vetem një dhe ajo vepron në kuadër të Kompanisë për shfaqjen e filmave “Genci”. Ndër projektet më të rëndësishme të Prishtinës mbetet Pallati i Rinisë me hapsirë prej mbi 20.000 metrash katrorë.

 
Në qendër të Prishtinës është ngritur Monumenti i Skënderbeut, Zahir Pajazitit dhe Nënës Terezë.


 





logo.gif







www.kahmeshku.com


...................................................................................................................................................
bbhs-(1).jpg





www.biblioteka-pr.org/

.............................................................................................................................................