2.JPG


3.jpg

4.jpg

5.jpg

6.jpg

7.JPG

8.JPG

9.JPG

10.jpg

11.jpg

12.jpg

13.jpg

14.jpg

15.JPG


Biblioteka "Hivzi Sylejmani"

BibHS.jpg
Biblioteka e qytetit
“Hivzi Sulejmani”-Prishtinë
Adresa: UÇK nr. 10
038 245 523 / 038 232 980

info@biblioteka-pr.org
www.biblioteka-pr.org





HISTORIKU I SHKURTËR

Nuk janë gjetur të dhëna të sakta për datën e formimit dhe hapjen e kësaj biblioteke, por janë të gjitha gjasat që ka filluar të punojë në shkurt të vitit 1945, me një fond prej 1300 librash në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe një fond fletushkash dhe broshurash të kohës së luftës, por jo në këtë ndërtesë që është tash. Në këtë të tashmen ka kaluar pas dy viteve, më 1947, ku vazhdon të punojë edhe sot. Pas ndalimit të punës së Qendrës bibliotekare të KAKM, më 1953, fondi i koleksionit librar i është bashkëngjitur kësaj biblioteke dhe deri më 1956 ka luajtur rolin e Qendrës bibliotekare për gjithë territorin e Kosovës dhe brenda kësaj periudhe ka zgjeruar rrjetin e bibliotekave jashtë Prishtinës.

THEMELIMI ZYRTAR

Mbështetur në dokumentacionin zyrtar, shihet se themelues i bibliotekës është Kuvendi Komunal i Prishtinës dhe kjo ndodh për herë të parë më 12.IV.1963, duke u quajtur Biblioteka Publike “Milladin Popoviqi”. Kështu quhet për disa vjet, pastaj merr përsëri një emërtim tjetër- Biblioteka Popullore “Milladin Popoviqi”, për të vazhduar kështu deri më 1993. Prej vitit 1993 e deri më 1999 quhet Biblioteka grada-Biblioteka e Qytetit (pa shtesën Milladin Popoviq). Ndryshime të shpeshta në emërtimin e kësaj biblioteke ndodhin edhe më vonë, si p.sh. Biblioteka e Qytetit “Hivzi Sulejmani”, Biblioteka Rajonale “Hivzi Sulejmani”, si dhe Biblioteka Ndërkomunale “Hivzi Sulejmani”.

PERIUDHAT E ZHVILLIMIT

Gjatë punës së vet kjo bibliotekë pati disa herë ngritje dhe rënie të veprimtarisë së saj. Kjo histori e zhvillimit mund të karakterizohet me disa periudha.

Periudha (I) më e gjatë është, pa dyshim, ajo e viteve 1945 – 1968. Kjo periudhë shquhet me një zhvillim shumë të ngadalshëm të kësaj biblioteke, me një kuadër mbizotërues të përhershëm të pakicës serbe, me mbizotërim të plotë të koleksioneve në gjuhën serbe, si dhe me padrejtësi të tjera të kësaj natyre.

Njëfarë përparimi dhe përmirësimi shënon periudha (II) e viteve 1968 -1977, por vetëm në depërtim të librit shqip. Struktura nacionale e punonjësve të bibliotekës ishte e papërfillshme në dobi të shqiptarëve, ndërsa udhëheqësit e bibliotekës për 30 vjet rresht ishin serbë. Kështu në vitin 1977, nga 25 punonjës sa kishte biblioteka, vetëm 4 prej tyre ishin shqiptarë. Edhe gjatë kësaj periudhe politika e furnizimit me literaturë ishte superiore ndaj librit shqip. Pastaj degët e kësaj biblioteke që hapeshin, kjo ndodhte kryesisht në vendbanimet me popullatë serbe, ose kryesisht serbe.    

KTHESA E VONUAR

Periudha (III) e veprimtarisë së bibliotekës gjatë viteve 1977-1992 shënon kthesën e pritur për shumë kohë. Për herë të parë, më 1977, emërohet drejtori shqiptar në krye të kësaj biblioteke. Brenda këtyre viteve arrihen rezultate të shënuara, si në përmirësimin e strukturës nacionale të stafit, në pasurimin e koleksioneve me libër në gjuhën shqipe, në zgjerimin e rrjetit të degëve nëpër lagje të qytetit dhe në fshatra,  gjithashtu edhe në ndryshime të strukturës së administratës së bibliotekës. Më 1992 biblioteka numëronte 27 degë, shumica e të cilave ishin hapur gjatë kësaj periudhe. Ndryshime të rëndësishme bëhen edhe në punë të profesionalizimit të veprimtarisë bibliotekare. Bëhet trajnimi adekuat për përpunimin e koleksioneve të librit etj., duke u shërbyer me standardet më të reja bibliotekare të IFLA/UNESCO-s, në rend të parë për mënyrën e klasifikimit dhe katalogimit të librit.

VITET E RRËNIMIT

Gjatë periudhës (IV) së viteve 1992-1999 biblioteka pësoi një goditje të rëndë, mbase më të rëndën gjatë gjithë historisë së saj. Në mars të vitit 1992, këtu filluan të zbatoheshin masat e dhunshme me në krye drejtorin serb, Dragolub Petroviq, i cili veproi në frymën e politikës shoviniste serbe. Ajo që ishte arritur me shumë mund, nisi të rrënohej shumë shpejt. Kështu, derisa më 1992 biblioteka qendrore kishte 27 degë dhe 48 punonjës (28 shqiptarë, 17 serbë, 1 kroat, 1 turk, 1 rom), si dhe një fond të koleksioneve  prej 130.611 libra, prej tyre 55.866 libra në gjuhën shqipe, më 1999 fondi librar i bibliotekës kishte zbritur në 62.274 libra, prej tyre në gjuhën shqipe 19.726, në gjuhën serbe 38.153, në gjuhën turke 3.274 dhe në gjuhë të huaja 1.121 libra! E kishte pësuar edhe stafi i punonjësve shqiptarë, veçmas në bibliotekat-degë: nga 28 sa kishin qenë më parë, kishin mbetur vetëm 10. Këto degë (në fshatra) ishin shkëputur plotësisht prej Bibliotekës qendrore. Por e keqja më e madhe u kishte ndodhur disa bibliotekave gjatë luftës së fundit, të cilat i kishte djegur okupatori, si në Hade, Viti e Marecit dhe në Koliq. Kurse biblioteka në Spitalin e Sëmundjeve të Kraharorit ishte zhdukur pa gjurmë qysh më herët, në kohën e okupimit, me 3.500 libra dhe me krejt inventarin.

VITET E RILINDJES

Gjysma e dytë e vitit 1999 ishte koha e periudhës (V) kur fillon rilindja e kësaj biblioteke. Me të përfunduar lufta, e rifilluan punën më pak se gjysma e punonjësve (16 vetë nga 45 sa kishte pasur para ndërhyrjes së NATO-s; punonjësit serbë nuk u kthyen asnjëherë). Gatishmëria, entuziazmi dhe përkushtimi i punonjësve, ishte i paparë, si në sanimin e gjendjes që ishte tejet e çrregulluar, gjithashtu edhe në kryerjen e shërbimeve ndaj përdoruesve të respektuar. Si në Bibliotekën qendrore, ashtu edhe në degët e saj. Për përmirësimin e gjendjes kishin kontribuar edhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare, por pati ndonjë edhe të vendit.

Prioritet i ishte dhënë kompletimit të kuadrit dhe trajnimit profesional të tij. Nga 16, sa kishte në fillim (1999), në vitin 2004 kishte 38 punonjës. U arrit të rihapen të gjitha bibliotekat-degë dhe të sigurohet kuadri për to.

Përparësi e radhës ishte pasurimi dhe përtëritja e koleksioneve të bibliotekës me literaturë, ndonëse nuk ishte punë që do të arrihej lehtë dhe shpejt… U desh të kalojë goxha kohë për t’u ndjerë freskimi i koleksioneve. Ndërsa me materialin bibliotekar lypsej gjithçka prej fillimit, për shkak edhe të përshtatjes në gjuhë. Ishte e ngutshme dhe e rëndësishme gjithashtu pajisja e të gjithë sektorëve dhe e shumë degëve të bibliotekës me teknologji elektronike, dhe është arritur shumë në këtë drejtim. Tash biblioteka disponon me dhjetëra kompjuterë dhe aparate të tjerë, me internet për sektorët e bibliotekës dhe për nevojat e përdoruesve, të cilët e shfrytëzojnë falas.

Aktualisht biblioteka ka në përdorim  edhe dy module të Programin kompjuterik Aleph 500, për katalogim dhe pasurim të librit.

Biblioteka është dalluar edhe në fushën e botimeve dhe deri më tash ka botuar nëntë (9) libra dhe tetë (8) numra të revistës letrare “Oaza”. 

PROGRAMI I PUNËS PËR VITIN 2010

Biblioteka “Hivzi Sylejmani” ka planifikuar një varg projektesh qoftë nga veprimtaria bibliotekare qoftë nga dhe aktivitetet kulturore  të cilat synon t”i realizojë në vitin 2010 . Që nga 1 Janari i këtij viti, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga MKRS dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës, kompetencat për administrimin e Bibliotekës i kanë kaluar Komunës së Prishtinës.
Plani vjetor i bibliotekës:
Planifikimi i Veprimtarisë bibliotekare
-    Kompletimi i programit Aleph 500 dhe shtimi i kapacitetit të punëtorëve për katalogim të fondit në retrospektivë në gjuhën shqipe për kompletimin sa më të shpejtë të katalogut elektronik për ta vënë  në dispozicion të lexuesve.
-    Organizimi i një Seminari 3-5 ditor me tema profesionale nga bibliotekaria për bibliotekat e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës si dhe mundësia e furnizimit të tyre me material bibliotekar dhe lektyrë shkollore (sipas  projektit) në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010.
-    Rihapja e bibliotekës në Koliq, degë e bibliotekës sonë në këtë fshat.
-    Java e bibliotekës në Kosovë, organizimi i një tryeze me temë profesionale në  bibliotekën tonë.
-    Shpërndarja  e  fondit rezervë të librit në gjuhën serbe, bibliotekave në lokalitete me këtë popullatë, pasi te ne janë të ruajtura 1-2 ekzemplarë Ky hap të ndërmerret në marrëveshjes me organet kompetente .
-    Trajnime të vazhdueshme në BKUK të punëtorëve për përdorimin e Programit Aleph 500
-    Trajnim i 2-3 bibliotekarëve në Tiranë në klasifikimin lëndor të materialeve. Trajnimi mund të zgjasë 3-5 ditë.

Planifikim i aktiviteteve kulturore

-    Shënimi i 7 Marsit, Ditës së Mësuesit dhe 8 Marsit Ditës së Gruas në Bibliotekën Përkujtimore me program kulturo-zbavitës dhe ndarja e shpërblimeve modeste krijuesve më të dalluar, në bazë të projektit;
-    Organizimi i takimeve me shkrimtarë ose krijues tjerë në mesin e fëmijëve në degë e bibliotekës “Përrallat” dhe  “Përkujtimore”
-    Shënimi i 2 Prillit-Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe të rinj dhe ftesa e ndonjë shkrimtari  për fëmijë nga Shqipëria, Presheva,apo Maqedonia  dhe promovimi i veprave të tij (në bazë të projektit).
-    Shpallja e konkursit letrar për nxënësit e shkollave fillore për tregimin më të mirë me temën:Libri. Do të ndahen tri çmime(shpërblime) për tri tregimet më të mira.
-    Pjesëmarrja e një grupi bibliotekarësh në Panairin e Librit në Tiranë (me projekt)
-    Organizimi i aktivitetit për Nënë Terezën.
-    Aktivitet në muajin e librit për të rritur me 22 prill. Promovim i ndonjë libri apo ndonjë aktivitet tjetër.
-    Ekspozita e titujve të rinj të blerë në vitin 2010 dhe  ekspozita me krijime të lexuesve të degëve “Përrallat” dhe “Bibliotekës Përkujtimore”  në ambientet e bibliotekës;
-    Manifestimi i shpalljes së lexuesve më të dalluar, librave më të lexuara dhe mirënjohjeve për ata që kanë ndihmuar bibliotekën.

Botimet dhe promovimet e bibliotekës
-    Botimi i ndonjë libri me vlera letrare (sipas projektit)
-    Botimi i raporteve vjetore të punës
-    Botimi i fletëpalosjeve për informimin e lexuesve për orarin, shërbimet dhe aktivitetet e bibliotekës

Promovimet
-    Promovimi i librit të Sylejman Pirevës me  titull ” Biblioteka publike drejt reformave”
-    Promovimi i Web-faqes zyrtare të bibliotekës


 Bashkëpunimi ndër-bibliotekar dhe ndërkombëtar
-    do të bashkëpunohet më ngushtë me bibliotekat komunale që janë nën mbikëqyrjen tonë, duke u ofruar ndihmë konkrete, profesionale dhe materiale etj.;
-    do të bashkëpunohet me BKUK dhe  me të gjitha bibliotekat e qyteteve tjera  në shkëmbim të përvojave dhe të ndihmës së ndërsjellë;
-    do të bashkëpunohet me bibliotekën e qytetit të Zarës (ftesë në promovimin e Web-faqes), dhe me bibliotekën e Durrësit.

Renovime dhe pajisje me inventar

-    Projekt për IFLA (Federata Ndërkombëtare e Shoqatave Bibliotekare) për kompletimin e të gjitha moduleve të Programit Aleph dhe zgjerimi i rrjetit në qendër dhe në degët e bibliotekës në Prishtinë .
-    Projekt për rregullimin e sallave, oborrit dhe shkallëve për karroca në bibliotekën Përkujtimore.
-    Instalimin e internetit dhe blerjen e kompjuterëve në degën e Pallatit të rinisë dhe në Përkujtimore për lexues.
-    Kompjuterë shtesë për punëtor
-    Gëlqerosja e zyrave të objektit në Qendër


PARAQITJA  GRAFIKE   E  LIBRAVE TË LEXUARA
GJATË  VITEVE 2002 – 2009


 
PARAQITJA  GRAFIKE   E  NUMRIT  TË  LEXUESVE 
GJATË  VITEVE 2001 – 2009

 
Pgraf2-(2).jpg


ORARI I PUNËS:

Në bibliotekën në qendër:
E hënë - e premte prej 8-19.00
E shtunë: prej 8-13.00

Në bibliotekën në Pallatin e Rinisë:
E hënë - e premte prej 8-19.00
E shtunë: prej 8-13.00

Në bibliotekën “Përkujtimore”:
E hënë - e premte prej 8-18.00
E shtunë prej 8-13.00

Në  bibliotekën “Përrallat”:
E hënë - e premte
Prej 8-17.00

Në bibliotekën “Lektura”:
E hënë - e premte prej 8-16.00

Në bibliotekat në fshatra :
E hënë - e premte prej 8-16.00