Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Selia e Drejtorisë: Prishtinë, Objekti i Ri i Komunës
Drejtor i Drejtorisë:
Arben Vitia
Arben-Vitija.JPG

Data e lindjes: 24 12 1973
Statusi martesor: i martuar


Eksperienca: Z. Vitia është njohës i mirë i kujdesit parësor shëndetësor. Shkollimin fillor e përfundoi në shkollën fillore “Shkëndia” në Hajvali, ndërsa shkollimin e mesëm në gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë. Diplomoi në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme, pranë Universitetit të Tiranës. Ka punuar si Këshilltar profesional në kompaninë “Agani” dhe po në këtë pozicion ka punuar edhe  në kompaninë “Keis”. Që nga viti 2010, ai është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE ku angazhohet në Komitetin për shëndetësi.

E-mail: arben.vitia@rks-gov.net
Tel: 038 200 400 89

Orari i punës: fillon nga 8:00 dhe përfundon në 16:00
Pranimi i palëve: E martë – E enjte prej 10:00 deri 14:00


 
Përgjegjësitë e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale:

Drejtoria e Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi,  si dhe mbështetur në udhëzimet strategjike dhe politike të Kryetarit të Komunës ,në kuadër të fushë veprimtarisë së saj ushtron dhe është përgjegjëse për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve specifike për të arritur objektivat shëndetësore dhe sociale të Komunës së Prishtinës;

Vlerëson nevojat lokale shëndetësore;

Harton  buxhetin, në përputhje me nevojat lokale dhe dispozitat ligjore në fuqi;

Zbaton kujdesin parësor shëndetësor duke i dhënë përparësi zbatimit të masave parandaluese nëpërmjet zbatimit të konceptit të mjekësisë familjare;

Zbaton normat dhe standardet e infrastrukturës dhe burimeve njerëzore sipas akteve ligjore të miratuara nga MSH-së dhe MPMS-ju;

Vendos dhe mbledh bashkëpagesat brenda kornizës së përcaktuar nga ministritë e linjës;

Përcakton prioritetet lokale dhe objektivat në bazë të informatave, në përputhje me strategjinë e  kujdesit parësor shëndetësor;


Ofron  shërbime sociale dhe përkujdesje për rastet sociale të popullatës, brenda territorit të komunës;

Kujdesët për të drejtën për të pasur, zhvilluar dhe përdorur pronën, me qëllim të sigurimit të strehimit social të personave brenda territorit të komunës;

Bashkëpunon me ministritë e linjës përkatëse për vendosjen dhe zbatimin e politikave të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale, për kategoritë e fëmijëve të rrezikuar dhe të gjitha grupet tjera vulnerabile në nivelin lokal, përmes QPS – së;

Ushtron  kompetenca dhe përgjegjësi të tjera që dalin nga ligjet e veçanta, Statuti i Komunës, aktet nënligjore dhe të deleguara  nga pushteti qendror;

Mbikëqyrë  situatën epidemiologjike në nivel të komunës;

Mbledhë dhe analizon informatat në fushën shëndetësore dhe sociale në nivel  lokal;

Koordinon dhe mbikëqyrë  punën e QKMF - së, QMF-së dhe ambulancave shëndetësore;

Organizon fushata sensibilizuese me organizatat qeveritare dhe jo qeveritare dhe harton marrëveshje bashkëpunimi në fushën shëndetësore dhe sociale;

Koordinon dhe mbikëqyrë punën e  Qendrës për Punë Sociale;

Raporton lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale dhe të arriturave komunale në këtë fushë;

Propozon nivelin e qirasë dhe vendosjes së nivelit të lirimit nga pagesa e qirasë për objektet në pronësi;

Harton propozimet për lirimet nga shërbimet ndaj qytetarëve, nëse skemat janë bazuar mbi kriteret e objektivit të hapur ndaj publikut dhe në pajtueshmëri me ligjin në fuqi;


Ndërmarrë  hapa për të identifikuar natyrën dhe përmasat e nevojës për shërbime sociale dhe familjare, brenda territorit të komunës;

Përgatitë  planet vjetore për zhvillimin dhe përparimin e shërbimeve sociale dhe familjare dhe mbajtjen e shënimeve statistikore;

Përkujdesjet për sigurimin e strehimit për të pastrehët;

Ndërmarrë veprime për të siguruar fonde të mjaftueshme  për ngritjen e vazhdueshme profesionale të profesionistëve shëndetësorë dhe socialë, nëpërmjet trajnimeve specifike, në harmoni me aktet ligjore në fuqi.;

Zbaton  kujdesit parësor shëndetësor në sektorin publik, nëpërmjet shërbimeve të mjekësisë familjare, dhe përcjellja e gjendjes shëndetësore të qytetarëve në territorin e komunës;

Harton strategjisë për kujdesin parësor shëndetësor, bazuar në nevojat e identifikuara në nivel lokal duke u dhënë prioritet masave parandaluese, dhe në respektim të gjendjes shëndetësore, moshës, gjinisë dhe pozitës ekonomiko - sociale të qytetarëve dhe kushteve dhe mundësive në ofrimin e kujdesit shëndetësor; kushteve teknologjike - mjekësore, distancës dhe konfiguracionit gjeografik, si dhe strukturës dhe përbërjes së institucioneve të kujdesit parësor shëndetësor;

Ndërmerr masa parandaluese për zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm, mjekimin, shërimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve, çrregullimeve dhe lëndimeve, përfshirë edhe ndërhyrjet e vogla kirurgjike;

Organizon dhe zbaton procesin e  imunizimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi, si një nga masat themelore të kujdesit ndaj shëndetit publik;

Kujdeset për përparimin e shëndetit të fëmijëve, të rinjve dhe grupeve tjera vulnerabile;

Kujdeset për përparimin e shëndetit riprodhues;

Promovon  shëndetin oral dhe kujdesin themelor stomatologjik si dhe shëndetin mendor, në pajtim me metodat e avancuara;

Kujdeset për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit publik të qytetarëve të komunës, nëpërmjet aktiviteteve parandaluese (por duke mos u kufizuar vetëm në këto), si: promovimit të mënyrës së shëndoshë të jetesës, edukimit shëndetësor, ndërmarrjes së masave  të përgjithshme kundër epidemike dhe preventive, si: dezinsektimi hapësinor, deratizimi dhe dezinfektimi, kontrollimi i mjedisit, kontrollimi i shkaktarëve, si dhe parandalimi i sëmundjeve, çrregullimeve, lëndimeve dhe gjendjeve me rëndësi sociale mjekësore;

Zhvillon programe për aftësimin profesional të punëtorëve shëndetësorë nëpërmjet “Zhvillimit të vazhdueshëm profesional” (ZHVP), me qëllim të ngritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor;

Bashkëpunon me kujdesin dytësor dhe tretësor shëndetësor, në pajtim  me legjislacionin në fuqi;

Siguron ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, sipas standardeve të përcaktuara nga ministritë e linjës;

Vlerëson nevojat socio – familjare, në nivel komunal, dhe monitoron situatën sociale në territorin e komunës;

Kujdeset për ofrimin e shërbimeve të asistencës dhe përkujdesjes sociale për familjet në asistencë sociale, përmes QPS-së, në pajtim me legjislacionin në fuqi;

Siguron shërbime cilësore socio - familjare për kategoritë e rrezikuara të popullatës dhe të mbrojtura me ligj;

Ofron shërbime sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, përmes aktiviteteve  të  Qendrës  për  Punë  Sociale (QPS),  ose  duke  siguruar  financim  apo ndonjë ndihmë tjetër materiale për organizatat joqeveritare që merren me këtë veprimtari;

Bashkëpunon me partnerët lokal dhe ndërkombëtarë për forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve socio - familjare;

Bashkëpunon me ministritë e linjës në sigurimin, distribuimin dhe ruajtjen e statistikave, informatave dhe konfidencialitetit të familjeve që marrin shërbime socio - familjare, sipas legjislacionit në fuqi;]

Siguron fonde optimale për trajnimin e vazhdueshëm të profesionistëve socialë, me qëllim të ngritjes së shërbimeve socio - familjare.

Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.


Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale, është e organizuar në këta sektorë:
1.    Sektori i Shëndetësisë;
2.    Sektori për Mirëqenies sociale.