Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit

Selia e Drejtorisë: Prishtinë, Objekti i ri i Komunës, Dragodan
Drejtor i Drejtorisë: Gent Begolli
Gent-Begolli-(1).JPG

Data e lindjes: 30 Janar 1986
Statusi martesor: i martuar

Eksperienca:
Studimet Universitare i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik, dega Menaxhment dhe Informatikë, gjithashtu kreu Regjinë e Filmit në Fakultetin e Arteve dhe përfundoi studimet Master në Fakultetin e Arteve, dega Regji e Filmit.
Është dëshmuar si njeri me një përvojë të madhe në menaxhim dhe afarizëm. Njihet si pjesëmarrës dhe organizator i aktiviteteve të ndryshme, si pjesëtarë i organizatës "Seeds of Peace", ku dhe u zgjodh ambasador i Paqes në Botë. Aktivitetin e tij politik e zhvilloi brenda strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku u zgjodh kryetar i të rinjve të AAK-së. Është anëtar i Kryesisë së AAK-së.

E-mail: gent.begolli@rks-gov.net
Tel: 038 233 120

Orari i punës: fillon nga 8:00 dhe përfundon në 16:00
Pranimi i palëve: E martë: 13:00-16:00
Ditëve tjera në bazë të nevojave urgjente.

 
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit 


Përcakton dhe mbikëqyrë ofrimin e shërbimeve publike lokale, duke përfshirë furnizimin me ujë, rrjetin e ujësjellësit, të kanalizimit dhe përpunimin e ujërave të zeza;
 
Organizon mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve lokale dhe në vendbanime, pastrimin e rrugëve dhe trotuareve të qytetit;
 
Organizon mirëmbajtjen dhe zhbllokimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe planet për ngrohtoret lokale;
 
Organizon sigurimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, hapësirave gjelbëruese, parqeve publike dhe varrezave;
 
Koordinon aktivitetin dhe jep pëlqimin për veprimtarinë e transportit publik të udhëtarëve dhe mallrave, me kompanitë publike dhe shoqatat e taksistëve individualë dhe operatorëve juridikë, sipas rregulloreve;
 
Cakton linjat dhe rendin e udhëtimit për transportin publik të udhëtarëve;
 
Menaxhon sektorin me “merimangë”, sipas rregullores, dhe organizon procedurat për ankand publik për automjetet e konfiskuara, që kalojnë afatin e paraparë me ligj;
 
Bashkëpunon me policinë për rregullimin e komunikacionit dhe ngritjen e sigurisë në komunikacion, në veçanti afër shkollave dhe institucioneve parashkollore;
 
Kujdeset për sinjalizimin vertikal dhe horizontal të rrugëve ekzistuese dhe rregullon komunikacionin në qytetin e Prishtinës;
 
Vendos për mbylljen e përkohshme të rrugëve për shfrytëzimin e tyre, në raste të veçanta ( festa shtetërore, punë të veçanta në interes të shtetit dhe komunës dhe punë të ngjashme);
 
Bashkëpunon me kompanitë që ofrojnë shërbime rreth caktimit të çmimeve të ujit, të kyçjeve, ndërhyrjeve teknike dhe mbikëqyrjen e orarit të reduktimeve;
 
Kujdeset për furnizimin me ujë të pijshëm me cisterna dhe rezervuarë të veçantë, në rast nevoje;
 
Jep pëlqim - leje për shfrytëzimin e hapësirave publike, kujdeset për mirëmbajtjen e sipërfaqeve gjelbëruese, parkingjet dhe hapësirat tjera publike, në  përputhje me planet komunale;
 
Ofron shërbimin e kujdestarisë për eliminimin e qenve endacakë; 
 
Mbikëqyrë realizimin e punëve për rregullimin e gjelbërimit dhe shqyrton kërkesat e ndryshme;
 
Është përgjegjëse për dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike para lokaleve hoteliere, foltoreve publike, për gjeneratorët statikë, pajisjet lëvizëse për shitjen e pofkave, misrit, gështenjave, pajisjeve për shitjen e akulloreve dhe librave;
 
Përkujdeset për ashensorët (riparimi dhe mirëmbajtja e tyre);
 
Është përgjegjëse për ndriçimin publik, tabelat reklamuese, reklamat ndriçuese të firmave dhe reklamat e ndryshme;
 
Merr pjesë në Komisionin për pranim teknik të punëve të kryera – ndriçimin publik, mirëmbajtjen e rrjetit publik dhe sinjalizimit;
 
Kujdeset për menaxhimin, kontrollimin dhe pastrimin e të gjitha shesheve që i përkasin komunës;
 
Njofton Drejtorinë  përgjegjëse për defekte në rrugë në territorin që i përket;
 
Është kompetente për dhënien e lejeve që i përkasin Komunës, për vendosjen e pengesave rrugore (policë të shtrirë);
 
Vlerëson rrezikshmërinë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi tё tjera brenda territorit të komunës, si dhe harton  planet për mbrojtje;
 
Kujdeset për funksionimin e sistemin të alarmit në rast të rrezikut;
 
Është përgjegjëse për organizmin e qytetarëve në forcat për mbrojtje dhe shpëtim, në rast nevoje si dhe  propozimin për themelimin e Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim;
 
Siguron mjete urgjente për strehim të pёrkohshёm në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera;
 
Në përputhje me ligjet dhe në rast nevoje është përgjegjëse për koordinimin e punëve me institucionet qendrore dhe komunat tjera në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit.
 
Organizon, zhvillon dhe udhëheq mbrojtjen personale dhe reciproke;
 
Në rastet e jashtëzakonshme, i propozon Kryetarit të Komunës shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe masave që duhet të ndërmerren për përballimin e situatës.
 
Mbikëqyrë  objektet e Komunës dhe angazhon personel për sigurimin e objekteve nga brenda, ose në formë të kontraktimit nga jashtë;
 
Në përputhje me ligjet dhe aktet komunale harton Planin për mbrojtje nga zjarri;
 
Përcjellja e realizimit financiar të mjeteve, të parapara për mbrojtjen nga zjarri, si dhe pajisjen e BZP-sё me mjete adekuate bashkëkohore për intervenim;
 
Kujdeset për mirëmbajtjen dhe funksionalizimin e strehimoreve publike;
 
Organizon dhe mbikëqyrë  punën e Sektorit të oxhaktarëve.
 
Organizon dhe koordinon  punët me kompanitë që ofrojnë shërbime për qytetarët;
 
Angazhohet për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit dhe te dëmit mjedisor, si dhe zvogëlimin ose ndalimin e atyre aspekteve ekonomike dhe të aktiviteteve të tjera që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin; 
 
Bën mbrojtjen e biodiversitetit duke u përpjekur për arritjen e baraspeshës ekologjike në territorin e komunës dhe më gjerë; 
 
Mbikëqyrë dhe kujdeset për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të tokës prodhuese, si dhe mbrojtjen e akumulimeve gjenetike të natyrës; 
 
Harton programin dhe bën mbikëqyrjen e relievit, propozon zonat e reja për mbrojtje, mbron dhe bën rehabilitimin e diversitetit dhe të vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit; 
 
Mbledh të dhëna të nevojshme për caktimin e burimeve dhe të sasisë së ujërave;
 
Propozon masat për monitorimin e cilësisë, mbrojtjen dhe ruajtjen e ujit, ajrit, tokës dhe natyrën e zonës së komunës, dhe siguron zbatimin e tyre;
 
Mban shënime, tё cilat përfshijnë tё dhënat për tё gjitha aktivitetet, aplikimet për leje mjedisore komunale, dhe pëlqime mjedisore komunale;
 
Informon publikun për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit;
 
Ndërmerr masa për ruajtjen e ujërave sipërfaqësore dhe të atyre nëntokësore nga ndotësit; 
 
Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje nga efektet e dëmshme të ujërave;
 
Mbikëqyrë administrimin e vlerave natyrore, si: ajri, uji, toka, pyjet, lëndët minerale dhe të mirat natyrore publike, si: hapësirat e gjelbëruara, brigjet e lumenjve dhe të pishinës së Gërmisë, si dhe vlerat e veçanta, si: gjeodiversiteti, biodiversiteti dhe bota e egër bimore dhe shtazore; 
 
Harton masat  për  kontrollin e nivelit të zhurmës në territorin e komunës
 
Mbikëqyrë kushtet e sigurisë së jetës dhe shëndetit të njerëzve në vend ndërtim dhe rreth tij, gjatë zhvillimit të punimeve; 
 
Eliminon shkeljet, defektet dhe dëmet që shkaktohen gjatë ndërtimit;
 
Në përputhje me ligjet dhe aktet komunale përgatit programin për uljen e nivelit të ndotjes së mjedisit dhe propozon projekte për mbrojtjen e mjedisit, në bashkëpunim me institucione qendrore e lokale dhe donatorë; 
 
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë
 
 
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, është e organizuar në këta sektorë:
 
1. Sektori për Shërbime Publike;
2. Sektori për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit;
3. Sektori për Siguri dhe Emergjenca;
4. Sektori i Transportit dhe Trafikut;