Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit

Liburn Aliu është drejtor i Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Liburni ka punuar për vite të tëra si arkitekt në projektim dhe mbikqyrje të realizimit të projekteve të shumta ndërtimore qoftë ato të ndërtimit të lartë e poashtu në objekte të infrastrukturës. Studimet universitare për Arkitekturë i ka përfunduar në Fakulltetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Univerziteti i Prishtinës.
Viteve të fundit është marrë më tepër me trashëgiminë kulturore arkitektonike, si pjesë e projekteve të ndryshme të restaurimit të monumenteve të mbrojtura.
Nga janari i vitit 2011 deri në Dhjetor 2013, Z. Aliu ishte në funksionin e deputetit të zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!
Si nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor si dhe anëtar i atij për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Z. Aliu ka marrë pjesë aktive në trajtimin dhe amendamentimin e ligjeve të shumta që trajtoi Kuvendi gjatë këtij legjislacioni (Ligjin e Ndërtimit, Planifikimit Hapësinor, Trajtimit të ndërtimeve pa leje, Kadastrit etj).
Z. Aliu është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje!


Fushëveprimtaria e Drejtorisë:

•    Planifikon zhvillimin hapësinor dhe urbanistik, përcjell dhe studion zhvillimin hapësinor brenda territorit të komunës (sipas metodologjisë bashkëkohore);
•    Harton programe, planin zhvillimor të komunës, planin zhvillimor urban, dhe planet rregulluese urbane të vendbanimeve dhe tërësive tjera;
•    Ofron sugjerime dhe mendime lidhur me procedurën për miratimin e tyre dhe propozon realizimin e tyre;
•    Mbledh, përpunon dhe plotëson dokumentacionin e zhvillimit hapësinor, në harmoni me Ligjin për planifikimin hapësinor dhe dispozitat tjera të nxjerra në bazë të tij;
•    Bashkëpunon me të gjitha subjektet pjesëmarrëse në planifikimin dhe zhvillimin e qytetit dhe të komunës për hartimin e planeve hapësinore;
•    Merret me planifikimin urban dhe rural të komunës dhe të shfrytëzimit të tokës;
•    Bashkëpunon rreth konceptit të zgjidhjeve dhe përmbajtjeve të planeve rregulluese urbane;
•    Përcjell planifikimin urbanistik dhe projektimin dhe merret me zbatimin e tyre;
•    Përgatit plane të detajuara urbanistike, projektet urbanistiko-arkitektonike për lagje dhe tërësi të caktuara të qytetit dhe komunës;
•     Harton programe, detyra projektuese,  me ndihmën e ekspertëve të përzgjedhur për organizimin e konkurseve urbanistko-arkitektonike në nivel vendor dhe ndërkombëtar;
•    Përgatit dhe ofron informacione bazë dhe dokumente për përgatitjen, miratimin apo ndryshimin e planeve hapësinore, urbanistike, rregulluese dhe planeve të detajuara të qytetit dhe të komunës;
•    Propozon dhe zbaton rregullativën ligjore nga lëmi i planifikimit hapësinor: Planit zhvillimor të komunës, Planit zhvillimor urban, Planit rregullues urban, si dhe rregullativën nga lëmi i ndërtimeve investive;
•    Përcakton kushtet urbanistike dhe arkitektonike për hartimin e dokumentacioneve investivo-teknike, për ndërtimin e objekteve lidhur me realizimin e projekteve kryesore urbanistike dhe zgjedhjet e tyre arkitektonike;
•    Propozon dhe miraton kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme,  pajisjeve dhe elementeve mikro-urbane në territorin e qytetit dhe komunës;
•    Merret me hartimin e legjislacionit, ekspertizave analitike, veprimtarive të tjera në fushat e caktuara të planifikimit hapësinor dhe urban;
•    Propozon dhe zbaton programin për hapësirën e komunës;
•    Jep pëlqime për ndërtimin e objekteve të rëndësisë lokale dhe zhvillimeve të tjera;
•    Organizon dhe kontrollon dokumentacionin teknik;
•    Organizon dhe cakton grupin profesional për mbikëqyrje, pranime teknike të  objekteve ndërtimore dhe shërbime tjera përkatëse;
•    Lëshon vendime dhe vërtetime për gjendjen e objekteve ekzistuese;
•    Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet dhe dokumentacionet urbanistike në fuqi;
•    Jep leje për përdorimin e objekteve të përfunduara;
•    Inicon programe për ndërtimin e infrastrukturës  dhe objekteve kapitale në  territorin e komunës;
•    Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore;
•    Propozon krijimin e zonave të tokës së ndërtimit dhe përpunon lokacionet për   dhënien  e tokës në shfrytëzim ;
•     Zbaton programet e sektorëve të tjerë të Administratës komunale në fushën e ndërtimit të infrastrukturës dhe objekteve kapitale, si dhe vendimet komunale nga përgjegjësia e kësaj Drejtorie;
•    Përgatit propozimet e rregulloreve dhe akteve tjera nga lëmi i ndërtimit, planifikimit, projektimit dhe rregullimit hapësinor;
•     Udhëzon dhe orienton subjektet nga fusha e ndërtimit, bashkëpunon me subjektet udhëheqëse dhe personat juridikë nga fusha e ndërtimit, ofron të dhënat dhe informata të tjera bazike profesionale të nevojshme për punën e udhëheqjes komunale;
•    Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimit;
•    Kryen detyra të tjera të deleguara nga ligji dhe rregulloret tjera në fuqi;
•    Harton projektprogramin për vlerësimin e gjendjes ekzistuese të tokës ndërtimore të komunës;
•     Propozon dhe zbaton programin e veçantë për rregullimin e gjendjes ekzistuese të tokës ndërtimore të komunës;
•     Organizon dhe trajnon grupet profesionale dhe kapacitetet njerëzore për procedurën e legalizimit. Organizon dhe cakton grupin profesional për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave (dokumentacioneve) për legalizim;
•    Organizon dhe cakton grupin profesional për vlerësimin e objekteve ilegale;
•    Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi, dhe veçmas me rregulloren dhe Manualin për legalizim;
•    Kontrollon dokumentacionin teknik në harmoni me ligjet ndërtimore, standardet,  dokumentacionet urbanistike në fuqi, si dhe me rregulloren dhe Manualin për legalizim;
•    Shqyrton programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në tërësitë  hapësinore ilegale;
•    Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës   ndërtimore dhe me të gjitha subjektet tjera përkatëse;
•    Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimeve ilegale;
•    Kryen edhe detyra të tjera në pajtim me dispozitat ligjore dhe Rregulloren  për legalizim.

Mjedisi
•    Angazhohet për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor, si dhe zvogëlimin ose ndalimin e atyre aspekteve ekonomike dhe të aktiviteteve të tjera që përbëjnë rrezik të madh për shëndetin e njeriut dhe mjedisin;
•    Bën mbrojtjen e biodiversitetit, duke tentuar arritjen e balancit ekologjik në territorin e komunës dhe më gjerë;
•    Bën mbikëqyrjen për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të tokës prodhuese, si dhe mbrojtjen e akumulimeve gjenetike të natyrës;
•    Harton programin dhe bën mbikëqyrjen e pamjeve të vlefshme të natyrës, propozon zonat e reja për mbrojtje, mbron dhe bën rehabilitimin e diversitetit dhe vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit;
•    Mbledh të dhëna të nevojshme për caktimin e burimeve dhe të sasisë së ujërave;
•    Propozon masat për monitorimin e cilësisë, mbrojtjen dhe ruajtjen e ujit, ajrit, tokës dhe natyrën e zonës së komunës, dhe siguron zbatimin e tyre;
•    Ndërmerr masa për ruajtjen e ujërave sipërfaqësore dhe të atyre nëntokësore nga ndotësit ;
•    Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje nga efektet e dëmshme të ujërave;
•    Bën mbikëqyrjen dhe inspektimin e administrimit të qëndrueshëm me vlerat natyrore, si: ajri, uji, toka, pyjet, lëndët minerale etj., të mirat natyrore publike, si: hapësirat e gjelbëruara, brigjet e lumenjve dhe të pishinës së Gërmisë, si dhe vlerat e veçanta, si: gjeodiversiteti, biodiversiteti dhe bota e egër bimore dhe shtazore;
•    Bën mbikëqyrjen dhe kontrollimin e kushteve të sigurisë së jetës dhe shëndetit të njerëzve, në vendndërtim dhe rreth tij, gjatë zhvillimit të punimeve;
•    Kontrollon dhe mbikëqyr produktet e ndërtimit, sipas normave teknike të pranuara në nivel ndërkombëtar, posaçërisht normave të BE-së;
•    Bën kontrollimin e gjithë dokumentacionit administrativo-teknik, të caktuar sipas  dispozitave ligjore për ndërtimin e objekteve;
•    Bën eliminimin e shkeljeve, defekteve dhe dëmeve që shkaktohen gjatë ndërtimit;
•    Përgatit aktet normative për funksionimin e shërbimit pranë Drejtorisë;
•    Përgatit programin për uljen e nivelit të ndotjes së mjedisit dhe propozon projekte për mbrojtjen e mjedisit, në bashkëpunim me MMPH-në, institucione të tjera dhe donatorë;
•    Kryen edhe veprimet procedurale administrative nga përgjegjësia e Drejtorisë, sipase vendimeve të Kuvendit të Komunës, si dhe punë të tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës.