Sektori i Legalizimit

Sektori i Legalizimit vepron në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit dhe kryen detyra që kanë të bëjnë me trajtimin e ndërtimeve pa leje sipas Ligjit për Trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe akteve të tjera nënligjore që rregullojnë këtë fushë.

Ndër të tjera Sektori i Legalizimit kryen edhe këto aktivitete:
  • Organizon dhe trajnon grupet profesionale dhe kapacitetet njerëzore për procedurën e legalizimit
  • Organizon dhe cakton grupet profesionale për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave (dokumentacioneve) për legalizim
  • Organizon dhe cakton grupet profesionale për vlerësimin e objekteve pa leje
  • Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi, dhe veçmas me rregulloren dhe Manualin për legalizim
  • Kontrollon dokumentacionin teknik në harmoni me ligjet ndërtimore, standardet,  dokumentacionet urbanistike në fuqi, si dhe me rregulloren dhe Manualin për legalizim
  • Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimeve pa leje
  • Informon dhe orienton  palët dhe qytetarët për procedurat e legalizimit të ndërtimeve pa leje dhe
  • Kryen edhe detyra të tjera në pajtim me dispozitat ligjore dhe Rregulloren  për legalizim.

Kontakti:
Tel: 038 223 687
E-mail: legalizimi.pr@rks-gov.net



Vegëzat:

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor - Legalizo ndërtimin


Regjistri i ndërtimeve pa leje (RNPL)




           Poster.jpg