Ekipet emrgjente të Komunës së Prishtinës ndërhyjnë në disa lagje - 04 dhjetor 2010

imagesCACYI81P-(1).jpgEkipet emergjente të Komunës së Prishtinës gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërhyrë në disa lagje të qytetit për t'u dalur në ndihmë qytetarëve, dhe për të debllokuar portat hyrëse të ujrave atmosferike. Ekipet e komunës, Brigada e Zjarrfikësve, kompanitë: "Pastrimi", "Zahiri", "Toifor" dhe "Dardania", kompani të kontraktuara nga Komuna e Prishtinës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatës sezonit dimror janë angazhuar në lagjet: "Gallapi", "Kodra e Trimave", "Kalbaria" dhe në lagjen e Spitalit, lagje te cilat janë prekur nga shirat gjatë orëve të fundit.

Komuna e Prishtinës dhe ekipet emergjente janë duke e bërë të pamunduren që banoret e këtyre lagjeve të mos pësojnë nga shirat.
Këto kompani janë përkujdesur edhe për debllokimin e pusetave dhe kanalizimeve atmosferike në të gjitha rrugët e qytetit.
Lagjet të cilat janë prekur nga rreshjet atmosferike i ka vizituar nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe Agim Gashi , drejtor i
Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Ekipet emregjente do të jenë të angazhuara deri në normalizimin e plotë të gjendjes nga të reshurat.
Ndërkaq, nesër do të intervenohet edhe në disa fshatra të Komunës së Prishtinës, në rregullimin e rrugëve të dëmtuara pas reshjeve të medha të shiut, dhe në menjanimin e dëmeve tjera.

RSS

Sign in