Imazhi satelitor i Prishtinës nuk është i Google - 17 janar 2011

Imazhi-satelitor.jpgNë të përditshmen “Lajm” të datës 17 janar 2011, është publikuar artikulli me titull: “Komunën e Prishtinës e shpëton Google”, ku ndër të tjera thuhet se Komuna e Prishtinës është duke i shfrytëzuar imazhet e Google, për imazh satelitor të Prishtinës.
Komuna e Prishtinës dëshiron të sqaroj gjithë opinionin e gjerë se ajo çka thuhet në këtë artikull nuk qëndron,  për arsye se imazhi që është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës është imazhi i porositur nga Komuna e Prishtinës, ndërkohë që shtresa e hartës së Google është vendosur vetëm si referencë.
Një fakt që e bënë të paqëndrueshëm konstatimin e gazetës, së imazhi satelitor i Prishtinës është marrë Google, është se në këtë hartë paraqitet vetëm territori i Prishtinës dhe disa pjesë të komunave fqinjë.
Kjo ka ndodhur për faktin së gjatë fotografimit satelitore, sateliti që ka bërë fotografimin nuk ka pasur mundësi që të kufizohet vetëm në territorin e qytetit të Prishtinës dhe me këtë rast ka përfshi edhe pjesë të territorit të komunave fqinjë.
 
Tek fotografia ajrore e Komunës së Prishtinës ka mbetur që të bëhet vetëm edhe  kalibrimin e ngjyrave të fotove të veçanta.
 
Gjithashtu dëshirojmë t’i informojmë qytetarët se për shkak të madhësisë që ka dokumenti “imazhi satelitor”, shkarkimi i dokumentet mund të marr kohë.
Për të pasur qasje në imazhin satelitor duhet të ndiqen hapat të cilët i kemi ilustruar


Imazhi-satelitor-(1).jpg

RSS

Sign in