Sot fillojnë takimet informuese me qytetarë për procesin e legalizimit të objekteve pa leje - 11 tetor 2010

logoo.jpg
Në mbështetje të nenit 6.2 të Rregullores për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje nr. 01-35-15-1449 dt. 23.07.2009, Komuna e Prishtinës, ka filluar së zbatuari procesin e aplikimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje ne qytetin e Prishtinës dhe rrethinë, proces i cili do te vazhdojë deri më datën 31 tetor 2010.


Me qëllim të informimit te qytetareve rreth këtij procesi, Komuna e Prishtinës dhe ATRC , mbështetur nga ISC përmes fondeve te USAID organizojnë takime informuese për qytetarët e Prishtinës, sipas këtij orari: 

Lagjet: “Kodra e Trimave” dhe “Besiana” dhe fshatrat që shtrihen në  pjesën veriore të qytetit.
Data :  11 tetor 2010 (e hëne)
Ora:  17:30
Vendi: SHF “Asim Vokshi”(rruga: “Vëllezërit Fazliu”)

Lagjet: “Gallapi”, “Çamëria”, “Medresesë”, “Gjinaj”, “Vneshta”, dhe fshatarët që shtrihen në pjesën veri-lindore të qytetit.
Data : 13 tetor 2010 (e mërkure)
Ora:  17:30
Vendi: SHF “Nazim Gafurri” rruga “Bajram Bahtiri”.

Lagjet: “Dodona”,  “Vellusha”, “Velani”, “Ilirida”, “Taslixhe”, “Tauk Bashçe”, “Sefali”dhe “e Normales”
Data :  14 tetor 2010 (e enjte)
Ora:  17:30
Vendi: SHF “Gjergj Fishta” (rruga: “Ismail Dumoshi”)

Lagjet : “Kodra e Diellit”, “Muhaxhirët”, “Lagja e Spitalit”.
Data :  18 tetor 2010 (e hëne)
Ora:  17:30
Vendi: SHF “Ismail Qemaili” lagja “Kodra e Diellit”

Lagjet: “Mat”, “Mati 1”, Zllatar, “Kodra e Diellit 2”, banorët e rrugës “Isa Kastrati” me rrugët lidhëse.
Data: 20 tetor 2010 (e mërkure)
Ora: 17:30
Vendi: Shkolla fillore në fshatin Mat

Lagjet : “Qendër”, “Tophane”,  “Arbëri”
Data :  21 tetor 2010 (e enjte)
Ora:  17:30
Vendi: SHF “Meto Bajraktari” rruga “Josip Rela” (te Qafa)

Lagjet: “Ulpianë”, “Dardani”, Lakërishte”, “Qyteza Pejton” dhe “Kalabri”
Datë: 25 tetor 2010 (e hëne)
Ora: 17:30
Vendi: SHF “Xhemail Mustafa” lagja “Dardani”.

Lagjet: “Prishtina e re” Zona Qendër dhe Zona Perëndimore”
Datë: 26 tetor 2010 (e marte)
Ora: 17:30
 Vendi: Hotel “Madridi” Hajvali

 
Lagjet: “Prishtina e re” Zona Lindore” fsh. Hajvali, lagjet në magjistralen                      
Prishtinë- Gjilan

Datë: 28 tetor 2010 (e enjte)
Ora: 17:30
Vendi: SHF në fshatin Hajvali

 


RSS