Aktivitetet e Drejtorisë së Kulturës për shënimin e Ditës së Pranverës - 20 mars 2017

Drejtoria e Kulturës bazuar në politikat e saj programore ka planifikuar që në bashkëpunim me Hortikulturën të shënojë 21 marsin, ditën e Pranverës.

Aktivitetet që planifikohen të realizohen në këtë ditë janë:
 
Parku i qytetit,  ora 11.00
-          Performancë nga ansambli “Bajram Curri” si dhe mbjellja e luleve dhe fidanëve nga të rinjtë e Kryeqytetit, në Parkun e qytetit,
 
Shkolla fillore "Naim Frashëri", ora 11.30
-          Mbjellja e luleve dhe fidanëve nga nxënësit e shkollës,
 
Sheshi Nëna Terezë, ora 12.00
-          Performancë nga ansambli  “Prishtina Brass “,
-          Mbjellja  e luleve dhe fidanëve nga të rinjtë e Kryeqytetit,
-          Pikturim  nga të rinjtë e Qendrës Rinore
-          Performancës  e kitaristëve nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova” dhe
-          SH.K.A “Bajram Curri”

Ju ftojmë t'i ndiqni aktivitetet!

RSS