Asambleistët: Raporti i kryetarit pasqyron gjendjen reale të qytetit - 12 korrik 2012

Këshilltarët e asamblesë komunale të Komunës së Prishtinës të enjten në mbledhjen e rregullt kanë analizuar raportin e kryetarit të komunës për situatën ekonomike – financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese për periudhën janar -qershor 2012, raport të cilin ata e vlerësuan si një raport i përgatitur në mënyrë profesionale, që pasqyron gjendjen reale faktike, dhe i cili reflekton transparencën e komunës në fushën e menaxhimit të financave dhe realizimit të projekteve kapitale komunale.
Raporti i kryetarit të Komunës së Prishtinës është përgatitur bazuar në nenin 58, pika j, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenin 52, pika j, të Statutit të Komunës. Raporti ka për qellim të prezantoj para Kuvendit Komunal situatën ekonomike-financiare të komunës, ecurinë e zhvillimit ekonomik dhe social në komunë dhe gjendjen në realizimin e projekteve kapitale për gjashtë muajt e parë të vitit 2012.
 
Anëtarët e asamblesë komunale të enjten në mënyrë unanime votuan pro vendimit  për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevojat e banimit social dhe të objektit për banonim e familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe për nevoja të shpronësimeve. Pikë tjetër të rendit të ditës të cilën asambleistët votuan me unanimitet  është edhe propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Sallës universale kulturore ne Prishtinë, sallë kjo e cila parashihet t’i këtë rreth 700 ulëse.
 
Asambleja komunale  shqyrtoj dhe aprovoi edhe propozimvendimin për fillimin e hartimit të Planit rregullues urban të lagjes “Mati 2 “, propozimvendimin për fillimin e ndryshimit dhe plotësimit të Planit rregullues urban të lagjes “Lakërishta“, propozimvendimin për fillimin e ndryshimit dhe plotësimit të Planit rregullues urban të lagjes “Sofalia”dhe propozimvendimi për fillimin e ndryshimit dhe plotësimit të Planit rregullues urban të lagjes “Arbëria 3”.
 
Në fjalën e tij, në lidhje me raportin 6 mujor, kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa tha se ekzekutivi komunal ka punuar me anëtarët e KPF-së dhe ka bërë analizën e ekzekutimit të buxhetit të vitit 2012. 
“Kemi marrë masat e nevojshme që ekzekutimi i buxhetit të behet në mënyrën e duhur. Kryetari Mustafa tha se për tu realizuar kjo ai ka ndaluar pushimin e drejtorëve përderisa mos të tenderohet çdo investim publik që është i planifikuar për këtë vit. Unë mund të ju them se ka lëvizje të mira sa i përket përmbylljes investimeve kapitale për këtë vit. Kemi pasur disa ngecje në fushën e arsimit që kanë pasur të bëjnë më shumë më gjetjen e hapësirave per ndërtimin e shkollave”, tha kryetari Mustafa.
 
Në sferën kulturës dhe sporti, kryetari Mustafa tha se është duke u punuar në hartimin e projektit për ndërtimin e një pishine olimpike në parkun e Gërmisë, ndërkohë që sot para juve e kemi propozim vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e sallës universale. Kryetari Mustafa tha se tash për tash jemi pjesëmarrës edhe në realizimin  e dy projekteve mjaft të mëdha siç është përmirësimi i furnizimit me ujë dhe ngrohje. “Në këto dy projekte ne si komunë do t’i përmbushim obligimet tona në mënyrë që realizimin e këtyre dy projekteve të realizohet”, tha kryetari Mustafa. 
Sa i përket raportit të auditorit, kryetari Mustafa tha se ky raporti ka dhëne vlerësimin si i pakualifikuar me theksim të ceshtjes, që do të thotë se pasqyrat financiare të komunës janë plotësisht në pajtim me ligjin.

RSS

Sign in