Ftesë për Propozime për përzgjedhjen e Ndërtesave të banimit në bashkëpronësi - 12 janar 2018

“Krijimi i Shoqatave të Pronarëve të Ndërtesave të banimit në bashkëpronësi” është projekt i financuar nga Banka Botërore që mbështet Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të hartuar një plan zbatimi për kërkesën e Ligjit N.04/L-134 për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi (NBB)-krijimin e Shoqatave të Pronarëve (SHP-ve) dhe për të promovuar formimin e tyre nëpërmjet një pilot-programi.


RSS