Konkurs për mësim joformal për vitin 2017-2018 - 03 tetor 2017

Në bazë të nenit 28, paragrafi 2 të Ligji nr. 04/l-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe në bazë të,  nenit 12, paragrafi 1 të Ligjit nr. 04/l-143 për Arsimin dhe Aftësimin për të rritur në Republikën e Kosovës: Drejtoria e Arsimit shpall konkurs për regjistrimin e vijuesve të rritur në arsimin e mesëm të lartë të arsimit profesional klasa X.
 
Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë të interesuarit, të cilët kanë kaluar moshën për të qenë nxënës të rregullt.
Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
1. Dëftesat e klasave të kryera paraprake
2. Certifikata e lindjes
3. Pagesa
Shkollimi në nivelin e arsimit të mesëm të lartë është me pagesë. Participimi bëhet në bazë të UA 01/2017, dt. 02.02.2017 Për planifikimin dhe shpenzimin e të hyrave vetanake të realizuara nga institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit për të rritur,  Rregullores për të hyra vetanake të institucioneve arsimore të Komunës së Prishtinës: 01. nr. 110 - 157460, dt. 01.07.2014. 
 
Pagesa e regjistrimit për vijuesit e arsimit për të rritur: 
a) për regjistrim të vitit (për një klasë 100 €) .......................................................100 €; 
b) për praktikë profesionale ....................................................................................50 €; 
c) provim diferencial ............................................................................................... 10 €; 
d) provimi përfundimtar, certifikatën-diploma .................................................. 50 €; 
 
 Pagesat bëhen në institucionet përkatëse edukativo-arsimore sipas kodeve të shkollave. Vijuesit, të cilët ndërrojnë profilin, do t’u nënshtrohen provimeve diferenciale, bazuar në UA 16/2011, dt. 30.12.2011 të MASHT-it.
Kandidatët, të cilët ndërrojnë drejtimin, janë të obliguar që paraprakisht t’u nënshtrohen provimeve plotësuese dhe diferenciale.
Dhënia e provimeve plotësuese dhe diferenciale bëhet në afat të veçantë nga vijimi i klasës, për të cilën kandidati është paraqitur për regjistrim.
Dëftesat dhe diplomat që merren në programin “Arsimi dhe aftësimi për të rritur” janë të barasvlershme me diplomat e arsimit formal.
 
Konkursi është i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik.

 Konkurs për mësim joformal për vitin 2017-2018
 

RSS