Memorandum Mirëkuptimi me USAID - 17 maj 2017

Komuna e Prishtinës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me USAID, lidhur me projektin për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (Transparent, Effective, And Accountable Municipalities – TEAM).
 
Për shkak të rezultateve të treguara dhe vullnetit politik për mirëqeverisje dhe llogaridhënie, Komuna e Prishtinës është përzgjedhur brenda këtij projekti, dhe do të vazhdojë punën me kontraktorin e USAID-it, DAI, ashtu që të vazhdohet me transparencë, efektivitet dhe llogaridhënie në prokurim, auditim të brendshëm, menaxhim financiar, dhe menaxhim të burimeve njerëzore. 

 

 Memorandum Mirëkuptimi

 


RSS