Nesër mbahet Mbledhja e pestë e Kuvendit Komunal të Prishtinës - 28 shtator 2017

Nesër, më 29 shtator, në ora 10:00, mbahet Mbledhja e pestë e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
 
Me këtë rend dite:
 
1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së katërt të Kuvendit të Komunës së Prishtinës; 
2. Propozimvendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2018 dhe shqyrtimi i Kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2018-2020;
3. Propozimrregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tatimin në pronën e paluajtshme; 
4. Propozimrregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa  dhe gjoba komunale;
5. Shqyrtimi i raportit financiar tremujor për periudhën janar – qershor 2017;
6. Propozimi për miratimin e Planit zhvillimor të arsimit në komunën e Prishtinës 2018-2022;
7. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë ndërmarrjes publike komunale “Hortikultura”;
8. Propozimvendimi për caktimin e lokacionit të memorialit përkujtimor për ushtarët britanikë të KFOR-it; 
9. Propozimvendimi për miratimin e Planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re – Zona Lindje”; 
10. Propozimvendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të  personave fizikë;
11. Diskutim për Raportin vjetor të aludimit të pasqyrave financiare vjetore për vitin 2016;
12. Pyetje dhe përgjigje;
13. Të ndryshme.
 
 
 
Ju ftojmë t'a ndiqni!
 

RSS