Rregullohet ndriçimi në oborret e shkollave - 06 gusht 2017

Vazhdojnë investimet e Komunës së Prishtinës për ambient sa më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët. Së fundmi, ka përfunduar rregullimi i ndriçimit në oborret e shkollave  “Faik Konica”, “Emin Duraku”, “Naim Frashëri”, “Dardania”, “Nexhmi Mustafa”, si dhe në çerdhen “Shtëpia Magjike” në Besi.
 
Komuna e Prishtinës është e përkushtuar në orientimin e investimeve në secilin sektor, duke i renditur prioritet sipas kërkesave të qytetarëve dhe nevojave të tyre.

 


RSS