Shpend Ahmeti, priti në takim disa studentë të Iniciativës Rinore për të Drejta të Njeriut, YIHR nga Beogradi - 15 mars 2017

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim disa studentë të Iniciativës Rinore për të Drejta të Njeriut, YIHR nga Beogradi.
 

Studentët u interesuan për qeverisjen në Komunën e Prishtinës, rolin e Komunës në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të minoriteteve, etj

Nga ana e tij Kryetari Ahmeti u foli studentëve mbi qeverisjen në Prishtinë, sfidat dhe arritjet, duke përmendur transparencën radikale, ndalimin e korrupsionit, nepotizmit, vënjen e rregullit në ndërtime, transportin publik e të tjera. Sa i përket të drejtave të njeriut ai iu tregoi studentëve se të gjitha minoritetet kanë përfaqësim politik në Kuvendin Komunal, si dhe në kuadër të kabinetit të kryetarit funksionon zyra për kthim dhe komunitete, e cila mirret me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave sidomos të komuniteteve pakicë.


RSS