Takim me përfaqësues të Shoqatës të të Shurdhërve - 05 janar 2018

Kryetari Shpend Ahmeti takoi sot përfaqësuesit e Shoqatës të të Shurdhërve në Prishtinë, me të cilët diskutoi për problemet e këtij komuniteti.

Çështja e zyrës së kësaj shoqate, dhe organizimi i turnirit tradicional të futsalit në prill të këtij viti, ishin disa nga temat e këtij takimi.
Përfaqësuesit e Shoqatës të të Shurdhërve falënderuan Komunën e Prishtinës për bashkëpunimin dhe ndihmën e deritashme, me vullnetin që ky bashkëpunim të vazhdojë e të thellohet edhe më tutje. 
 

RSS