Hyrja




Komitetet

Kuvendi i Komunës, si komitete të përhershme, formon Komitetin e Politikës dhe të Financave, Komitetin e Komuniteteve, Komisionin e Statutit dhe Komisionin Verifikues të mandatit të anëtarëve.

Kuvendi i Komunës, në çdo kohë sipas nevojës mund të themelojë edhe komitete, komisione, këshilla apo trupa tjera punuese të përhershme apo të përkohshme dhe vendos për kompetencat dhe veprimtaritë e tyre.

Kuvendi i Komunës, në çdo kohë, sipas nevojës mund të themelojë edhe komitete këshillëdhënëse nga qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, me qëllim të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes

Gjatë caktimit të anëtarëve të komiteteve të përhershme dhe të komiteteve të tjera, Kuvendi i Komunës siguron përfaqësimin e entiteteve politike.

Komitetet e krijuara sipas këtij neni, përpos KPF-së, mund të kenë në radhët e tyre anëtarë që nuk janë anëtarë të Kuvendit të Komunës, por shumica e anëtarëve të komiteteve, patjetër duhet të jenë anëtarë të Kuvendit të Komunës.

Kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i çdo komiteti zgjidhet nga mesi I anëtarëve dhe prej vetë anëtarëve të komitetit, përveç rasteve kur me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale apo me këtë Statut kërkohet ndryshe.

Kuvendi i Komunës mund t’i shtojë kompetencat dhe aktivitetet ekëtyre komiteteve të obligueshme, nëse ato nuk janë në kundërshtim me ato të parapara me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale.

Kompetencat dhe aktivitetet e komiteteve tjera, do të jenë ato që do të caktohen me vendimin e Kuvendit të Komunës.

Çdo komitet vendos për kohën e mbajtjes së mbledhjeve në pajtim me rregulloren e punës.

Mbledhja e komitetit caktohet (thirret) nëse kryesuesi i komitetit mendon se kjo është e nevojshme ose me kërkesën me shkrim të së paku një të tretës së anëtarëve të tij.

 

 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit