Hyrja




STATUTI I KOMUNËS
Prizren, tetor 2008

Në bazë të nenit 12, al. 2, pika a dhe al. 3 të Ligjit të Vetëqeverisjes
Lokale, Kuvendi i komunës së Prizrenit, në mbledhjen e vet të mbajtur më
15 tetor 2008, miratoi këtë

S T A T U T

Seksioni I
Dispozitat e përgjithshme

Neni 1
Me këtë Statut, rregullohen përgjegjësitë, funksionet, organet dhe
organizimi i brendshëm i Komunës.
Ky Statut përcakton׃
1. Përgjegjësitë, kompetencat dhe funksionet e Kuvendit të Komunës;
2. Organet e Kuvendit të Komunës dhe Shërbimit Civil;
3. Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të Kuvendit të Komunës;
4. Administrimin financiar;
5. Konfliktin e interesave;
6. Pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve, aktivitetin dhe mënyrën
rreth vendosjes së punëve në kuadër të kompetencave të Komunës dhe
7. Dispozitat e veçanta.

Neni 2

Përkufizimet
Në këtë Statut, me nocionet si:
a) “Ligji”, nënkuptohet Ligji i Vetëqeverisjes Lokale (LVL);
b) “Vetëqeverisje Lokale”, nënkuptohen të drejtat dhe aftësitë e
autoriteteve lokale të themeluara sipas ligjit në kuadër të kufizimeve që
rregullojnë dhe drejtojnë një pjesë thelbësore të çështjeve publike nën
përgjegjësinë e tyre dhe në interes të popullatës vendore;
c) “Komuna”, nënkuptojmë komunën e Prizrenit si njësi themelore e
vetëqeverisjes lokale në Kosovë;
d) “Kuvendi i Komunës”, është organi më i lartë përfaqësues i Komunës që
përbëhet prej anëtarëve të tij të zgjedhur apo të emëruar si zëvendësime;
e) “Kryetari”, është organi më i lartë ekzekutiv i Komunës i cili zgjidhet
përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta;
f) “Statuti i Komunës”, është akti themelor që miratohet nga Kuvendi i
Komunës, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin e Vetëqeverisjes
Lokale dhe ligjet tjera në fuqi që i rregullojnë kompetencat e Komunës;
g) “Rregullorja e punës”, është akt i cili miratohet nga shumica e anëtarëve
të Kuvendit të Komunës që rregullon mënyrën e punës dhe të mbajtjes së
mbledhjeve të Kuvendit dhe të komiteteve, komisioneve dhe trupave të tjera
punuese që formohen nga Kuvendi i Komunës;
h) “Rregulloret Komunale”, janë akte normative që në mënyrë të
përgjithësuar rregullojnë një apo disa çështje nga kompetencat e Komunës
para miratimit të së cilës konsultimi i publikut është i detyrueshëm;
i) “Vendimet”, janë akte normative që i rregullojnë rastet konkrete dhe
individuale për të cilat nuk është i detyrueshëm konsultimi i komiteteve dhe
i publikut;
j) “Vulat komunale”, janë vula e rrumbullakët dhe vula e protokollit që i ka
apo do t’i ketë në përdorim Komuna;
k) “Struktura komunale”, organet ligjvënëse dhe ekzekutive;
l) “Komitet”, nënkuptohen komitetet e përhershme dhe komitetet tjera;
m) “Komisionet-Këshillat”, nënkuptohen trupat punuese të përhershme apo
të përkohshme që formohen nga Kuvendi;
n) “Institucionet qendrore”, janë institucionet shtetërore të Republikës së
Kosovës;
o) “Qeveria”, nënkuptohet Qeveria e Republikës së Kosovës dhe
p) “Ligjet”, nënkuptohen ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së
Kosovës.

Neni 3

Komuna e Prizrenit (në tekstin e mëtejmë Komuna), është njësi
territoriale e vetëqeverisjes lokale në përbërje të Republikës së Kosovës e
përbërë nga qytetarët me vendbanim të përhershëm të cilët e gëzojnë
shtetësinë e Republikës së Kosovës në territorin e përcaktuar me ligj si
territor i Komunës së Prizrenit, e cila ushtron tërë pushtetin e vet që nuk
është i rezervuar shprehimisht për institucionet qendrore.
 
Neni 4

Komuna gëzon statusin e personit juridik dhe si e tillë ka të drejtë:
- të qeverisë me pasurinë e saj në pajtim me ligjet që janë në fuqi;
- të padisë dhe të paditet në organet kompetente të judikaturës;
- të ketë në pronësi apo bashkëpronësi ndërmarrje që janë në interes
të përgjithshëm për qytetarët dhe
- të punësojë dhe të largojë shërbyesit civilë dhe punëtorët në pajtim
me ligjet në fuqi.

Komunën, si person juridik e përfaqëson kryetari i Komunës, ndërsa
në mungesë të tij dhe me autorizimin e kryetarit të Komunës e përfaqëson
nënkryetari i Komunës ose personi i autorizuar nga ai, ndërkaq para
organeve të judikaturës, Komunën e përfaqëson Avokati Publik Komunal
ose i autorizuari i tij.

Neni 5

Selia e Komunës është në Prizren, në rrugën “Remzi Ademaj” dhe në
rrugën “Adem Jashari”.

Neni 6

Komunën e përbëjnë: qyteti, fshatrat dhe lagjet urbane.
Në kuadër të territorit të komunës së Prizrenit janë këto fshatravendbanime
(Në kllapa figurojnë emërtimet që janë në qarkullim), si
Billusha (Kushtrimi)
Breg-Drini (Breg-Drini)
Caparci (Capari)
Dedaj (Dedaj)
Dobrushta (Mirëz)
Dojnica (Dojnica)
Drajçiqi (Drajçiqi)
Gërnçari (Gërnçari)
Gornjasella (Gornjasella)
Gorozhupi (Gurishta)
Grazhdaniku (Grazhdaniku)
Gjonaj (Gjonaj)
Atmaxha (Shkaba)
Hoça e Qytetit (Hoça)
Jabllanica (Jabllanica)
Jeshkova (Gjeqi)
Kabashi (Kabashi)
Kabashi i Hasit (Kabashi i Hasit)
Karashëngjergji (Shëngjergji)
Kobaj (Kobaj)
Kojusha (Kajusha)
Korisha (Korisha)
Krajku (Krajku)
Krusha e Vogël (Dardhëza)
Kushtendili (Kushnini)
Kushnini (Kushnini i Hasit)
Landovica (Landovica)
Leskoveci (Arbëria)
Lezi (Lezi)
Llokvica (Llokvica)
Lubinja e Epërme (Lubinja e Epërme)
Lubinja e Poshtme (Lubinja e Poshtme)
Lybeqeva (Malësia e Vërrinit)
Lubizhda (Lugishta e Qytetit)
Lubizhda e Hasit (Lugishta)
Lukinaj (Lukinaj)
Lutogllava (Legjenda)
Malësia e Re (Pusi i Atit)
Manastirica (Manastiri)
Mazrreku (Mazrreku)
Medveci (Ilirida)
Milaj (Milaj)
Muradema (Murademi)
Mushnikova (Mushnikova)
Nasheci (Syziu)
Nëpërgoshti (Nebregoshte)
Novaka (Novaku)
Novosella (Novosella)
Petrovasella (Theranda)
Pirana (Pirana)
Planeja (Planeja)
Pllanjani (Pllanjani)
Poslishti (Gurra)
Pouska (Pouska)
Randobrava (Qëndresa)
Reçana (Reçani)
Romaja (Ramaja)
Sërbica e Epërme (Arbneshi)
Sërbica e Poshtme (Arbanasi)
Skorobishti (Shkorreti)
Smaçi (Ardiana)
Srecka (Srecka)
Struzha (Sharri)
Shkoza (Shkoza)
Shpinadia (Shpenadia)
Trepetnica (Mirdita)
Tupeci (Tupeci)
Velezha (Velezha)
Vërmica (Drinasi)
Vlashnja (Vlashi)
Zojzi (Zogaj)
Zymi (Zymi)
Zhivinjani (Zhivinjani)
Zhuri (Zhuri)
Ndryshimi i kufijve të komunës, mund të bëhet me kërkesën e
Komunës, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Kufijtë Administrativë, pas
konsultimit paraprak me qytetarët e komunës ose të komunave për të cilat
kërkohet ndryshimi i kufijve.

Neni 7

Komuna ka emblemën, flamurin dhe simbolet e veta.
Emblema e Komunës është “Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit”, ndërsa në
rreth do të jetë teksti “1878-Prizren”.
Përdorimi i simboleve të Komunës do të përcaktohet me vendim të
posaçëm të Kuvendit.

Neni 8

Komuna ka vulën e rrumbullakët dhe vulën katrore të protokollit.
a) Vula e rrumbullakët ka këtë tekst:
Rrethi i parë: Republika e Kosovës;
Rrethi i dytë: Komuna e Prizrenit;
Rrethi i tretë: Emërtimi i Drejtorisë - Drejtoria e _____________
Në mes të vulës është Emblema.
b) Vula e protokollit të Komunës ka formën e katërkëndëshit kënddrejtë me
tekstin:
Emblema;
Republika e Kosovës;
Komuna e Prizrenit;
Drejtoria e….
____. nr. _________, më ________.
Teksti i vulave të Komunës dhe organeve të saj, janë në gjuhët:
shqipe, serbe, boshnjake dhe turke.

Neni 9

Mënyra e mbajtjes dhe e përdorimit të vulave të Komunës
përcaktohet me vendim të posaçëm të kryetarit të Komunës. Vulat përdoren
vetëm për punë zyrtare të Komunës.

Neni 10

Kuvendi i Komunës ndan shpërblime, dekorata dhe mirënjohje.
Llojet e shpërblimeve, dekoratave dhe mirënjohjeve, kushtet dhe
mënyrën e ndarjes së tyre, i cakton me vendim të posaçëm Kuvendi i
Komunës.

Neni 11

Në kufij dhe në territorin e komunës, pjesëtarëve të komuniteteve dhe
bashkësive nacionale u garantohet e drejta e deklarimit të lirë lidhur me
identitetin etnik, kulturor dhe fetar. Në territorin e komunës, gjuhë zyrtare
janë: gjuha shqipe, gjuha serbe, gjuha boshnjake dhe gjuha turke. Pjesëtarët
e komuniteteve kanë të drejtë të komunikojnë në gjuhën e tyre me organet
dhe shërbimet civile në komunë, në pajtim me ligjet dhe me konventat
ndërkombëtare në fuqi.

9

Neni 12
Pjesëtarët e komuniteteve pakicë kanë të drejtë të komunikojnë në
gjuhën e tyre me të gjitha organet e Komunës në pajtim me Ligjin e
Përdorimit të Gjuhëve në Republikën e Kosovës.
Mbledhjet e Kuvendit të Komunës, të komiteteve të tij dhe të gjitha
tubimet publike mbahen në gjuhët: shqipe, serbe, boshnjake dhe turke.
Të gjitha dokumentet zyrtare të Komunës, shtypen në gjuhët: shqipe,
serbe, boshnjake dhe turke; të gjitha dokumentet zyrtare të lëshuara nga
Komuna me kërkesën e palës, do të jenë në pajtim me dispozitat e Ligjit për
Përdorimin e Gjuhëve në Republikën e Kosovës. Gjuha e palës është ajo
sipas së cilës pala me kërkesë u është drejtuar organeve të Komunës.
Shenjat zyrtare që tregojnë emrat e fshatrave, rrugëve dhe vendeve të
tjera publike, janë në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake dhe turke.
Neni 13
Në organet dhe në shërbimet publike të qeverisjes lokale, sigurohet
përfaqësimi proporcional i pjesëtarëve të komuniteteve kombëtare dhe
bashkësive nacionale dhe gjinore, duke i respektuar dispozitat e Ligjit për
Shërbimin Civil.
Neni 14
Komuna ka si festë publike 10 Qershorin – Ditën e mbajtjes së
Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit dhe 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të
Prizrenit.
Bashkëpunimi
Neni 15
Kuvendi i Komunës mund të bëjë marrëveshje bashkëpunimi me
kuvendet e komunave të tjera të Kosovës në pajtim me dispozitat ligjore dhe
me këtë Statut.
10
Neni 16
Komuna, sipas nevojës, dhe në pajtim me dispozitat e këtij Statuti, me
qëllim të realizimit të punëve, në shërbim dhe në interes të përbashkët, mund
të bëjë marrëveshje me komunat tjera për themelimin dhe mbikëqyrjen e
përbashkët të ndërmarrjeve komunale që ofrojnë shërbime komunale për më
shumë se një komunë.
Komiteti i Politikës dhe i Financave, Kuvendit të Komunës ia paraqet
rekomandimet përkitazi me marrëveshjet që mund t’u nevojiten komunave
për kryerjen e përgjegjësive dhe kompetencave në bashkëpunim me komunat
tjera.
Kuvendi i Komunës, me vendim të veçantë, do t’i caktojë anëtarët e
këshillit në ndërmarrjet regjionale komunale, në pajtim me ligjin dhe me
këtë Statut.
Neni 17
Komuna bashkëpunon dhe krijon partneritet me komunat tjera të
Republikës së Kosovës brenda fushës së kompetencave të veta dhe të
përcaktuara me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale.
Të gjitha marrëveshjet, sipas paragrafit të mësipërm financohen në
bazë të buxhetit komunal dhe në bazë të Ligjit për Financat e Pushtetit
Komunal.
Neni 18
Komuna mund të jetë anëtare e Asociacionit të Komunave të
Kosovës.
Neni 19
Komuna, në kuadrin e të drejtave dhe detyrave të veta dhe politikës së
jashtme të caktuar të Republikës së Kosovës, në pajtim me dispozitat e ligjit
dhe me pëlqimin paraprak të Ministrisë së Punëve të Jashtme, mund të lidhë
marrëveshje bashkëpunimi apo të binjakëzohet me organet e pushtetit lokal
të shteteve të tjera dhe të jetë anëtare e asociacioneve ndërkombëtare të
pushteteve lokale.
11
Seksioni II
Përgjegjësitë, funksionet dhe kompetencat e
Komunës
Neni 20
Komuna, në territorin e saj është përgjegjëse për veprimtaritë, si vijon׃
1. Ofrimi i kushteve themelore për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik;
2. Planifikimi urban i qytetit dhe i fshatit;
3. Shfrytëzimi i tokës dhe zhvillimi;
4. Lëshimi i lejeve për ndërtim dhe zhvillime të tjera;
5. Mbrojtja e mjedisit;
6. Zbatimi i rregullave ndërtimore dhe standardeve për kontrollimin e
ndërtimeve;
7. Mirëmbajtja e objekteve publike, ofrimi i shërbimeve publike e
komunale, duke përfshirë furnizimin me ujë, ujësjellësin dhe
kanalizimin, përpunimin e ujërave të zeza, rrugët lokale, transportin
lokal dhe planet për ngrohjet lokale;
8. Veprimet emergjente, duke përfshirë shërbimet e zjarrfikësve dhe të
emergjencës;
9. Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut;
10. Administrimi i pronës komunale;
11. Shkollimi parashkollor, fillor dhe i mesëm, duke përfshirë regjistrimin
dhe licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e
rrogave dhe trajnimin e instruktorëve dhe administratorëve arsimorë;
12. Kujdesi parësor shëndetësor publik;
13. Shërbimet sociale dhe strehimi;
14. Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndeti publik;
15. Licencimi i ofruesve të shërbimeve publike, lëshimi i lejeve për
shërbime dhe pajisje, duke përfshirë argëtimin, ushqimin, tregjet,
shitjet në rrugë, transportin lokal publik dhe shërbimin e taksistëve,
restorantet dhe hotelet;
16. Panairet dhe tregjet;
17. Emërtimi dhe riemërtimi i udhëve, rrugëve dhe vendeve të tjera
publike;
12
18. Sigurimi dhe mirëmbajtja e parqeve publike, hapësirave të hapura dhe
varrezave;
19. Turizmi;
20. Veprimtaritë kulturore, sportet dhe veprimtaritë tjera, veprimtaritë e
rinisë, avancimi i ekonomisë dhe avancimi i vlerave qytetare,
veprimtaritë tjera të ngjashme dhe të rëndësishme për qytetarët e
Komunës dhe për administrimin adekuat të territorit të komunës që
nuk janë të përcaktuar me ligj.
Komuna, gjithashtu është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve dhe
urdhëresave administrative që janë në fuqi, duke përfshirë; regjistrat
kadastralë, regjistrimin civil, regjistrin e votuesve, regjistrimin dhe
licencimin e bizneseve, shpërndarjen e pagesave të ndihmës sociale dhe
mbrojtjen e pyjeve në territorin e komunës, duke përfshirë edhe dhënien e
lejeve për prerjen e drunjve në bazë të autorizimeve që delegohen dhe në
pajtim me rregullat e miratuara nga qeveria.
Burimet përkatëse financiare për realizimin e qëllimeve të caktuara
rreth përgjegjësive dhe kompetencave të bartura në pajtim me standardet dhe
kërkesat e përcaktuara, do të sigurohen nga qeveria e Republikës së
Kosovës.
Neni 21
Kuvendi i Komunës, me Vendim të posaçëm rregullon numrin dhe
organizimin e ofiqarive si degë të deleguara të administratës nëpër fshatra,
në pajtim me nevojat dhe mundësitë e veta.
Kuvendi i Komunës, me vendim të veçantë do të rregullojë mënyrën e
konstituimit, kompetencat, organizimin, financimin dhe mënyrën e caktimit
të udhëheqësve të fshatrave, lagjeve, apo njësive tjera organizative të
pushtetit në to. Ndër parimet për emërimin e udhëheqësve të fshatrave,
lagjeve, apo njësive tjera organizative të pushtetit në to, do të jenë rezultatet
nga zgjedhjet për pushtetin lokal.
13
Seksioni III
Organet e Komunës dhe të Shërbimit Civil
Neni 22
Komuna ka organet e veta, të cilat kryejnë funksionet e përcaktuara
me ligje dhe me Statut.
Organet e Komunës janë, si Kuvendi i Komunës dhe Kryetari i
Komunës.
Komuna bashkërendon punët dhe detyrat që i delegohen nga
autoritetet qendrore të Kosovës.
Neni 23
Komuna ka edhe Avokaturën Publike, e cila punon në pajtim me
Ligjin e Avokaturës Publike.
Emërimin e avokatit publik dhe zëvendësavokatit publik e bën
Kuvendi i Komunës në pajtim me Ligjin e Avokaturës Publike.
Kapitulli I
Kuvendi i Komunës
Neni 24
Kuvendi i Komunës është organi më i lartë përfaqësues i Komunës, i
cili ushtron funksionin e pushtetit lokal të përcaktuar me kushtetutë, me ligj,
me këtë Statut dhe me Rregulloren e punës.
14
Kuvendi zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë në pajtim me dispozitat e
Ligjit për Zgjedhjet Komunale. Mandati i anëtarëve të Kuvendit, para
nënshkrimit të betimit solemn, verifikohet nga ana e komisionit verifikues që
themelohet nga Kuvendi i Komunës në seancën konstituive dhe është
katërvjeçar, me përjashtim të mandatit aktual që është dyvjeçar.
Të drejtat e anëtarëve të Kuvendit, sipas këtij Statuti dhe sipas
Rregullores së punës së Kuvendit, janë të barabarta për të gjithë.
Pushteti dhe përgjegjësitë e parapara me këtë Statut të Kuvendit të
Komunës janë pa kufizime.
Kapitulli II
Kompetencat e Kuvendit të Komunës
Neni 25
Kuvendi i Komunës nuk mund të delegojë kompetencën e vet për
marrjen e vendimeve lidhur me:
a) miratimin e Statutit dhe Rregulloren e punës, rregulloret komunale
dhe miratimin, ndryshmin dhe shfuqizimin e tyre;
b) miratimin e buxhetit dhe planeve investuese;
c) miratimin e çështjeve të tjera financiare, të cilat janë të rezervuara
për Kuvendin sipas Statutit apo Rregullores së punës;
d) planin vjetor të punës dhe raportin vjetor;
e) themelimin e komiteteve dhe komisioneve të kërkuara sipas këtij
ligji;
f) zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit.
g) emërimin e nënkryetarit të Komunës për komunitete;
h) nivelin e tarifave dhe i ngarkesave;
i) krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të
nderit të Komunës, në pajtim me ligjin në fuqi;
j) emërimin dhe riemërimin e rrugëve dhe vendeve të tjera publike;
k) arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale;
15
l) marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese
të komunave të Republikës së Kosovës;
ll) planifikimin urban dhe rural;
m) bërjen e planeve dhe marrëveshjeve;
n) përcakton llojet e shpërblimeve, dekoratave dhe mirënjohjeve,
kushtet dhe mënyrën e ndarjes së tyre dhe bën ndarjen e të njëjtave
dhe
o) përgjegjësitë tjera që kërkohen me ligj.
Me përjashtim të kompetencave të sipërpërmendura, për marrjen e
vendimeve, Kuvendi i Komunës mund t’ia delegojë ndonjë kompetencë
(autorizim) ndonjërit prej komiteteve të Kuvendit të Komunës, kryetarit të
Komunës ose personit tjetër nga Kuvendi i Komunës, në pajtim me ligjin
dhe me këtë Statut.
Kuvendi i Komunës, në çdo kohë mund të tërheqë autorizimin e dhënë
me vendim.
Si shtesë e listës së kompetencave të padeleguara janë edhe miratimet
e vendimeve si:
a) që kanë të bëjnë me dhënien me qira të pronës së Komunës;
b) plani i përgjithshëm strategjik – plani rregullues urban dhe
hapësinor dhe ndryshimi i tyre;
c) Themelimi i ndërmarrjeve publike komunale.
Neni 26
Lidhur me ushtrimin e shërbimeve, Kuvendi i Komunës mund të
delegojë përgjegjësi dhe autorizime për ushtrimin e kompetencave të
Komunës nëpër fshatra, vendbanime dhe lagje.
Për çdo vit fiskal, të gjitha marrëveshjet me fshatra, vendbanime dhe
lagje, për mbikëqyrje të përbashkët të aktiviteteve të tilla të ndërmarra, duhet
të miratohen nga Kuvendi i Komunës.
Të gjitha këto marrëveshje duhet të jenë me shkrim dhe nuk mund të
jenë me kohëzgjatje më tepër se mandati i Kuvendit të Komunës.
Marrëveshjet duhet të mbulojnë, pos tjerash: 1. Fondin; 2. Të ardhurat; 3.
Shërbimet dhe 4. Administratën.
16
Menaxhimi i përbashkët për marrëveshjet e arritura, në pajtim me këto
dispozita, zbatohen, pos tjerash, me një këshill të përbashkët mbikëqyrës,
ndërsa Kuvendi i Komunës, emëron anëtarët e këtyre këshillave për t’i
prezantuar dhe për t’i mbrojtur interesat e tij, duke shfrytëzuar mundësitë për
realizim sa më të mirë.
Neni 27
Kuvendi i Komunës, me qëllim të funksionimit sa më efikas, nga
kompetencat e veta, nxjerr Statutin, Rregulloren e punës, rregulloret
komunale, vendime, konkluzione, rekomandime dhe akte të tjera juridike
nënligjore që janë në pajtim me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës
së Kosovës.
Kuvendi i Komunës miraton Statutin. Kuvendi i Komunës në çdo
kohë mund ta ndryshojë Statutin, nëse konsideron se një ndryshim i tillë
është i nevojshëm.
Çdo vendim për miratim apo për ndryshimin e Statutit duhet të
miratohet me votat e më së paku dy të tretave të anëtarëve të Kuvendit.
Kuvendi i Komunës i miraton rregullat e procedurave dhe mund t’i
ndryshojë ato nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Rregullat
e procedurës duhet të sigurojnë udhëheqjen dhe kontrollin, duke përfshirë
kontrollin efikas financiar të administratës së Komunës.
Vendimi për miratimin apo për ndryshimin dhe plotësimin e
rregullave të procedurave dhe rregulloreve tjera, miratohet me shumicën e
votave të anëtarëve të Kuvendit.
Neni 28
Procedura për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës duhet
të jetë në pajtim me dispozitat e këtij Statuti.
Propozime për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës mund
të bëjnë:
17
Kryetari i Komunës, 1/3 anëtarëve të Kuvendit ose njëri prej
komiteteve të obligueshme, ose me iniciativën e qytetarëve në pajtim me
dispozitat e këtij Statuti.
Propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit duhet të jenë me
shkrim dhe duhet t’i drejtohen kryesuesit. Propozimet për ndryshim duhet të
përmbajnë qartë hollësitë e ndryshimeve që propozohen. Kryesuesi,
propozimet e bëra pas shqyrtimit, nëse janë të arsyeshme dhe në pajtim me
ligjin, do t’ia propozojë për shqyrtim dhe miratim Komitetit të Politikës dhe
të Financave.
Pavarësisht nga ajo që u tha, procedurat në vijim duhet të përcillen.
Propozimi për ndryshim duhet të miratohet nga ana e Komitetit të
Politikës dhe të Financave, kështu që, propozimin për shqyrtim, Komiteti i
Politikës dhe i Financave, do t’ia propozojë Kuvendit. Pas shqyrtimit,
Kuvendi do të marrë vendim për miratimin apo refuzimin e propozimit.
Propozimi për ndryshimin apo për plotësimin, më pas do t’i dërgohet
Kuvendit të Komunës për shqyrtim paraprak. Nëse Kuvendi e miraton
propozimin, përkatësisht propozimet, do të marrë vendim për fillimin e
ndryshimit dhe plotësimit të Statutit me të cilin do ta obligojë komisionin e
Statutit të hartojë projektpropozimin për ndryshimet dhe plotësimet e
propozuara në pajtim me vendimin e miratuar të Kuvendit, që do të
shqyrtohen dhe do të miratohen në pajtim me procedurat e parapara.
Vendimin përfundimtar për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve
të Statutit, Kuvendi e miraton pas përfundimit të konsultimit publik.
Kuvendi i Komunës, pasi t’i vlerësojë të gjitha propozimet që ka pranuar, do
të vendosë me votim se a do t’i miratojë ndryshimet.
Rregullat e procedurës mund të rregullojnë më tej procedurat për
ndryshimin dhe plotësimin e Statutit.
Kuvendi i Komunës, vendimin për miratimin e Statutit apo
ndryshimin dhe plotësimin e të njëjtit e merr me më së paku votimin e dy të
tretës së anëtarëve të Kuvendit të Komunës.
18
Kapitulli III
Mbledhja e parë dhe Betimi Solemn
Neni 29
Kuvendi i Komunës mban mbledhjen e parë inauguruese brenda
pesëmbëdhjetë ditëve nga data e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
Anëtari më i vjetër i Kuvendit i kryeson mbledhjet derisa kryetari ta ketë
dhënë Betimin Solemn.
Mbledhja inauguruese e Kuvendit thirret nga kryetari, nëse është
zgjedhur.
Nëse nuk është zgjedhur, apo për ndonjë shkak tjetër nuk e thërret
mbledhjen, atëherë mbledhja inauguruese do të thirret nga anëtari më i vjetër
i zgjedhur i Kuvendit, brenda 15 ditësh nga data kur kryetari është dashur të
thërrasë mbledhje inauguruese.
Nëse edhe anëtari më i vjetër i Kuvendit nuk e thërret mbledhjen në
mënyrën e paraparë me alinenë paraprake të këtij neni, atëherë mbledhja
inauguruese e Kuvendit të Komunës mund të caktohet me nismën e
shumicës së anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit të Komunës.
Anëtarët e Kuvendit të Komunës nënshkruajnë Betimin Solemn.
Forma e Betimit ose e deklaratës solemne është, si vijon:
“Betohem se do t’i kryej me nder, me besnikëri, pa anime e me
ndërgjegje dhe sipas ligjit detyrat dhe do t’i ushtroj autorizimet e mia si
anëtar i Kuvendit të komunës së Prizrenit, në mënyrë që të sigurohen kushte
për jetë të qetë për të gjithë”.
19
Kapitulli IV
Mbledhjet dhe kryesimi i mbledhjeve
Neni 30
Kryesuesi i Kuvendit thërret dhe i kryeson mbledhjet e Kuvendit të
Komunës.
Kryesuesi, me kërkesën e një të tretës së numrit të përgjithshëm të
anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit, ose me kërkesën e kryetarit të Komunës,
mund të thërrasë në çdo kohë mbledhjet e jashtëzakonshme të Kuvendit të
Komunës. Rendi i ditës i propozuar në kërkesë për mbledhjet e thirrura në
bazë të këtij neni, nuk mund të ndryshohet nga Kryesuesi dhe as nga
pjesëmarrësit tjerë të Kuvendit.
Rregullat e procedurës rregullojnë gjithashtu çështjen e thirrjes dhe të
udhëheqjes së mbledhjeve, nëse vendi i kryesuesit është i lirë, ose nëse për
çfarëdo arsye nuk është në gjendje të marrë pjesë në mbledhje.
Kapitulli V
Kuorumi dhe mbledhjet
Neni 31
Kuorumi, për të gjitha mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe të
komiteteve të tij, përbëhet nga më tepër se gjysma e anëtarëve të Kuvendit.
Në të gjitha mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe të komiteteve, të gjithë
anëtarët, duke përfshirë edhe kryesuesin e mbledhjes, kanë vetëm një votë,
por kryesuesi e ka një votë shtesë në rast të numrit të njëjtë të votave për ose
kundër ndonjë propozimi.
20
Kuvendi i Komunës dhe komitetet, marrin vendime me votim të
hapur, përveç nëse kërkohet ndryshe me këtë Statut apo me rregullat e
procedurës. Vendimet e Kuvendit të Komunës dhe të komiteteve të tij
merren me votën e shumicës së thjeshtë të anëtarëve të pranishëm dhe të
cilët votojnë, përveç nëse kërkohet ndryshe me këtë Statut.
Neni 32
Kuvendi i Komunës duhet të mblidhet sa herë që është e paraparë me
rregullat e procedurës, por duhet, së paku të mbajë dhjetë mbledhje brenda
vitit fiskal prej të cilave pesë duhet të mbahen në gjashtë muajt e parë të vitit
fiskal kalendarik vijues.
Mbledhjet e Kuvendit të Komunës, gjithashtu mund të thirren me
kërkesën e një të tretës së të gjithë anëtarëve të zgjedhur, ose me kërkesën e
kryetarit të Komunës. Mbledhjet e kërkuara, nga anëtarët e Kuvendit duhet
të caktohen në pajtim me rregullat e procedurës.
Kryetari i Komunës mund të thërrasë në çdo kohë brenda vitit fiskal
mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar për çështje urgjente.
Mbledhjet e tilla të jashtëzakonshme, duhet të thirren në pajtim me rregullat
e procedurës.
Më së paku shtatë ditë pune para çfarëdo mbledhjeje të Kuvendit të
Komunës, ose në raste urgjente, duke përfshirë mbledhjet e
jashtëzakonshme, tri ditë më herët, anëtarët e Kuvendit duhet të njoftohen
për kohën, datën, vendin e mbajtjes së mbledhjes dhe me rendin e ditës.
Njoftimet publike, me propozimin e rendit të ditës, duke përfshirë
datën, orën dhe vendin e mbajtjes, duhet të shpallen në afatin e caktuar me
alinenë e mëparshme të këtij neni. Nëse mbledhja është me dyer të mbyllura
në pajtim me dispozitat e Rregullores dhe me Statut, njoftimi publik duhet të
tregojë se mbledhja është e mbyllur për publikun.
Mënyra e punës dhe marrja e vendimeve nga ana e Kuvendit të
Komunës, duhet të përcaktohen me rregullat e procedurës.
21
Neni 33
Mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe mbledhjet e komiteteve, siç
është paraparë në nenin 45 të Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale, janë të hapura
për publikun.
Kuvendi i Komunës, apo Komiteti, me votën e shumicës mund të
vendosë për përjashtimin e opinionit nga tërë takimi, apo nga një pjesë e tij,
në rastet:
- kur mendohet se mbajtja e një takimi të hapur mund të shpjerë deri
te një çrregullim publik ose dhunë;
- kur takimi i hapur kërcënon të zbulojë informacione dhe dokumente,
të cilat janë të klasifikuara si të besueshme sipas ligjit për qasjen në
dokumentet zyrtare;
- kur kërcënon të zbulojë informacione të ndjeshme personale apo
komerciale, ose
- kur ka informacione lidhur me procedurat gjyqësore të tanishme apo
të ardhshme.
Në rastet e tilla, për vendimin e marrë njofton Kuvendi i Komunës.
Kur Kuvendi ose komitetet e tij mbajnë mbledhje me dyer të
mbyllura, duhet të paraqesë shënime të hapura për publikun, të cilat tregojnë
se është mbajtur mbledhja me dyer të mbyllura, datën dhe njoftimin që
tregon se mbledhja është mbajtur në pajtim me dispozitat e nenit 45, al. 3 të
Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale.
Neni 34
Nëse Kuvendi i Komunës dështon lidhur me kryerjen e funksionit të
detyrueshëm sipas standardeve të përcaktuara me ligj, apo nëse bëhet
jofunksional dhe kështu rrezikon ushtrimin e të drejtave themelore të
qytetarëve, ministria përgjegjëse për qeverisje lokale njofton Komunën për
dështimin dhe kërkon të ndërmerren masa të duhura në mënyrë që të
sigurohet kryerje e qetë e funksionit komunal.
Kuvendi i Komunës konsiderohet jofunksional:
- nëse nuk e zgjedh kryesuesin tridhjetë ditë pas konstituimit;
- nëse nuk e miraton Statutin në afatin e paraparë sipas Ligjit të
Vetëqeverisjes Lokale;
22
- nëse nuk e miraton buxhetin sipas afatit të paraparë me ligjin
përkatës, ose
- nëse nuk mban mbledhje për një periudhë më të gjatë se gjashtë
muaj.
Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale e njofton qeverinë e
Republikës së Kosovës për mosfunksionimin e Komunës. Qeveria mund ta
shpërndajë Kuvendin e Komunës jofunksional.
Zgjedhjet e reja për Kuvendin e Komunës mbahen në pajtim me
Ligjin për Zgjedhjet Komunale.
Kapitulli VI
Kryesuesi i Kuvendit si dhe Zëvendëskryesuesi
nga radhët e komuniteteve pakicë
Neni 35
Kuvendi ka kryesuesin, ndërsa nga radhët e komuniteteve pakicë, ka
edhe zëvendëskryesuesin.
Kryesuesi thërret dhe i kryeson mbledhjet e Kuvendit dhe të Komitetit
të Politikës dhe të Financave, dhe në marrëveshje me kryetarin e Komunës
cakton rendin e ditës për takimin e Kuvendit.
Neni 36
Kuvendi i Komunës, nga radhët e anëtarëve të vet, me vota të fshehta
e zgjedh kryesuesin e Kuvendit.
Kandidaturat për kryesues, mund t’i dorëzohen Kuvendit me shkrim,
pas propozimit të rendit të ditës për mbledhjen ku do të mbahen zgjedhjet,
ose të prezantohen gojarisht në mbledhje.
23
Kryesuesi i Kuvendit zgjidhet me mandat të njëjtë sikurse anëtarët e
Kuvendit.
Për t’u zgjedhur në rrethin e parë, kandidati duhet të marrë më tepër se
gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kuvendit.
Nëse asnjeri prej kandidatëve të propozuar nuk fiton më tepër se
gjysmën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të zgjedhur, atëherë
dy kandidatët me numrin më të madh të votave shkojnë në rrethin e dytë të
votimeve dhe për kryesues të Kuvendit do të zgjidhet kandidati i cili fiton
më tepër se gjysmën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të
Kuvendit.
Kapitulli VII
Zëvendëskryesuesi nga radhët e komuniteteve
pakicë
Neni 37
Kuvendi i Komunës ka edhe zëvendëskryesuesin për komunitete, të
cilin post e mban kandidati përfaqësues i popullatës pakicë, që ka marrë më
shumë vota në listën e hapur të kandidatëve për zgjedhje në Kuvendin e
Komunës.
Neni 38
Zëvendëskryesuesi i komuniteteve i Kuvendit të Komunës promovon
dialog ndërkomunitar dhe shërben si pikë qendrore zyrtare për adresimin e
brengave dhe interesave të komuniteteve pakicë në mbledhjet e Kuvendit.
Zëvendëskryesuesi i komuniteteve i Kuvendit të Komunës është
përgjegjës për shqyrtimin e ankesave të komuniteteve apo pjesëtarëve të
tyre, në mënyrë që aktet ose vendimet e Kuvendit të Komunës të mos i
shkelin të drejtat e tyre të garantuara kushtetuese.
Zëvendëskryesuesi i komuniteteve i Kuvendit të Komunës, për
rishqyrtim, aktet apo vendimet e tilla ia paraqet Kuvendit të Komunës.
24
Në rast se Kuvendi i Komunës nuk e shqyrton aktin apo vendimin, ose
zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Komunës konsideron se rezultati, pas
rishqyrtimit, ende paraqet shkelje të të drejtave të garantuara kushtetuese,
çështjen që duhet shqyrtuar mund ta parashtrojë në Gjykatën Kushtetuese.
Neni 39
Mandati i kryesuesit dhe i zëvendëskryesuesit nga radhët e
minoriteteve është i njëjtë sikurse edhe i anëtarëve të Kuvendit.
Neni 40
Mandati i kryesuesit, do të pushojë me pushimin e mandatit të anëtarit
në Kuvend, me dorëheqje ose me shkarkim nga ana e Kuvendit.
Procedura e shkarkimit do të jetë e njëjtë me procedurën e emërimit.
Mandati i zëvendëskryesuesit nga radhët e minoriteteve, do të pushojë
sapo të pushojë mandati i anëtarit në Kuvend ose me dorëheqje.
Neni 41
Kuvendi ka Shërbimin Profesional, i cili do t’i kryejë punët
profesionale administrative dhe punët tjera të Kuvendit dhe të komiteteve të
obliguara.
Kapitulli VIII
Të drejtat dhe detyrat e anëtarit të Kuvendit
Neni 42
Në kuadër të të drejtave dhe detyrave të Kuvendit, secili anëtar ka të
drejtë të marrë nismën dhe t’i bëjë propozime kryetarit të Komunës,
nënkryetarit, nënkryetarit të komuniteteve, komiteteve, drejtorëve të
drejtorive; t’u bëjë pyetje dhe të kërkojë informacione dhe sqarime, që nga
organet e qeverisjes lokale dhe shërbimet profesionale, të kërkojë ndihmë
profesionale dhe sqarime të duhura për ushtrimin e funksionit të anëtarit të
Kuvendit.
25
Neni 43
Asnjë anëtar i Kuvendit të Komunës nuk duhet të thirret në
përgjegjësi penale e as të arrestohet, të paraburgoset ose të dënohet për
mendimin e shprehur apo për votën e tij në Kuvend.
Neni 44
Mënyra e parashtrimit të pyetjeve dhe kërkesave nga ana e anëtarit të
Kuvendit, do të rregullohet me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Përgjigjet
jepen aty për aty, në mbledhjen e ardhshme, ose më së largu në afatin prej
tridhjetë ditësh nga kryetari, kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i
komuniteteve, udhëheqësi i Personelit ose drejtori kompetent, apo zyrtarët
tjerë kompetentë për çështje përkatëse.
Informatat që i takojnë kategorive të përmendura në nenin 45, al. 3 të
Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale, do të jepen vetëm në kushte sipas të cilave
ndalohet përhapja e tyre e mëtejme. Arsyet për masat e këtilla, do t’i bëhen
me dije anëtarit dhe do të shënohen në dosje.
Pavarësisht nga ajo që u tha, pyetjet dhe kërkesat për informata të bëra
në pajtim me këto dispozita, të cilat, nën një, prishin raportet, dhe nën dy,
nuk janë në interes të përgjithshëm shoqëror, duhet të refuzohen.
Neni 45
Anëtarëve të Kuvendit u jepet libreza (karta) e identifikimit të
këshilltarit. Përmbajtja, forma dhe mënyra e mbajtjes së evidencës së
librezës së anëtarëve duhet të përcaktohet nga Kuvendi, ndërsa për
procedurën e lëshimit, kujdeset Shërbimi Profesional për punët e Kuvendit.
Karta e identifikimit, në rast të pushimit të mandatit të anëtarit për
çfarëdo arsye, mbetet pasuri e Komunës.
26
Neni 46
Anëtari i Kuvendit të Komunës pushon të jetë anëtar:
a) Nëse nuk e nënshkruan betimin ose deklaratën brenda një muaji pas
zgjedhjes;
b) Me rastin e përfundimit të mandatit të tij;
c) Nëse ai ndërron vendbanimin ku është zgjedhur;
d) Nëse anëtari ia paraqet kryetarit të Komunës dorëheqjen me shkrim
nga posti i tij;
e) Nëse anëtari është dënuar për ndonjë vepër penale me aktgjykim të
plotfuqishëm me burgim për gjashtë ose më shumë muaj;
f) Nëse anëtari nuk merr pjesë tre muaj rresht pa arsye në mbledhjet e
Kuvendit të Komunës ose të komitetit ku është i emëruar;
g) Nëse ligji në fuqi, apo ndonjë ligj tjetër i zbatueshëm skualifikon
apo e konsideron të papërzgjedhshëm dhe
h) Nëse me aktgjykim të plotfuqishëm humb aftësinë e veprimit.
Anëtari i Kuvendit të Komunës, në të njëjtën kohë nuk mund të jetë
deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Neni 47
Anëtarët e Kuvendit, për pjesëmarrje në seancat e Kuvendit dhe në
mbledhjet e komiteteve, duhet të lirohen nga ndërmarrja ose institucioni dhe
nga vendi tjetër i punës ku ata janë në marrëdhënie të rregullt pune.
Anëtari i Kuvendit, anëtarët e komiteteve (komisioneve) të emëruara
nga Kuvendi, duke përfshirë edhe kryetarin e Komunës, nënkryetarët,
kryesuesin e Kuvendit dhe zëvendëskryesuesi, kanë të drejtë për kompensim
për punën dhe aktivitetin e tyre.
Kompensimi për anëtarët e Kuvendit caktohet me vendim të posaçëm
nga Kuvendi dhe ndahet nga buxheti i Komunës.
Çfarëdo kompensimi i tillë, duhet të jetë në pajtim me dispozitat e
këtij Statuti dhe udhëzimet e dhëna nga Autoriteti Qendror.
27
Seksioni IV
Kapitulli I
Kryetari dhe Nënkryetari
Neni 48
Kryetari i Komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët që kanë të
drejtë vote në Komunë në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet Komunale që
është në fuqi.
Kryetari i Komunës zgjidhet me mandat të njëjtë sikurse anëtarët e
Kuvendit. Asnjë person nuk do të shërbejë më tepër se dy mandate si kryetar
i Komunës.
Dhënia e Betimit
Neni 49
Me rastin e zgjedhjes, kryetari i Komunës e bën Betimin Solemn
përpara anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Forma e Betimit është, si vijon:
“Unë (emri dhe mbiemri) betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i
ushtroj kompetencat e mia si kryetar i komunës së Prizrenit, me nder,
besnikëri, paanshmëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që
të sigurohen kushte për një jetë të qetë për të gjithë”.
28
Përgjegjësitë
Neni 50
Kryetari i Komunës, në pajtim me dispozitat e Ligjit të Vetëqeverisjes
Lokale dhe Statutit të Komunës, është përgjegjës:
a) Përfaqëson Komunën dhe vepron në emër të saj;
b) Udhëheq ekzekutivin e Komunës dhe administratën e saj dhe
mbikëqyr administrimin financiar të Komunës;
c) Ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite
Kuvendit të Komunës apo komiteteve të tij;
d) Është përgjegjës për zbatimin e rregulloreve dhe vendimeve të
miratuara nga Kuvendi i Komunës, administrimin financiar të Komunës dhe
ekzekuton aktet e Kuvendit të Komunës;
e) Emëron dhe shkarkon nënkryetarin e Komunës;
f) Rekruton dhe largon udhëheqësin e Personelit në pajtim me ligjin e
zbatueshëm për shërbimin civil;
h) Në çdo kohë mund t’i propozojë drejtoritë që duhet t’i ketë Komuna;
i) Emëron drejtorët e drejtorive të Komunës për të ndihmuar rreth
kryerjes së detyrave të tij;
j) Bën caktimin apo ndarjen dhe bashkërendimin e përkohshëm të punëve
dhe përgjegjësive ndërmjet drejtorive sipas nevojës duke pasur për bazë
lëmin apo projektin e caktuar;
k) Emëron dhe shkarkon këshilltarët e tij të cilët i ndihmojnë atij për
kryerjen e detyrave;
l) Propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvendin e
Komunës;
m) Propozon planin zhvillimor komunal, planet rregulluese dhe
investuese, i propozon buxhetin vjetor për miratim Kuvendit të Komunës
dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar;
n) Raporton para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomikefinanciare
të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës,
së paku një herë në gjashtë muaj apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi i
Komunës;
o) Mund të kërkojë që Kuvendi i Komunës ta shqyrtojë ndonjë akt
komunal që është miratuar nga Kuvendi para hyrjes së tij në fuqi kur
konsideron se akti cenon interesin e komuniteteve apo ligjvënien që është në
zbatim;
29
p) Kujdeset për zbatimin e dispozitave të Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale
dhe dispozitat tjera ligjore që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e komunave;
r) Konsulton nënkryetarin e komuniteteve për çështjet që kanë të bëjnë
me komunitetin pakicë;
rr) Aktivitetet tjera që i caktohen me Statut;
s) Bashkëpunon me kryesuesin e Kuvendit për caktimin e rendit të ditës
për mbledhje të Kuvendit dhe
sh) Kryen edhe të gjitha funksionet tjera të përcaktuara me ligje të
veçanta dhe përgjegjësi tjera që caktohen nga Kuvendi i Komunës për
kryetarin në pajtim me këtë Statut.
Neni 51
Kryetari i Komunës, nga kompetencat e veta bie vendime, konkluzione,
rekomandime dhe akte të tjera juridike nënligjore që janë në pajtim me
sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.
Kapitulli II
Nënkryetarët
Neni 52
Kuvendi i Komunës ka nënkryetarin dhe nënkryetarin e Komunës për
komunitete.
Neni 53
Nënkryetari emërohet nga kryetari për të njëjtin mandat dhe
shkarkohet nga kryetari.
Me kërkesë të kryetarit, nënkryetari i ndihmon kryetarit për ushtrimin
e funksioneve ekzekutive të përditshme dhe në mungesë të tij vepron në
emër të kryetarit.
Kur posti i nënkryetarit mbetet i lirë, kryetari emëron nënkryetarin e
ri, jo më vonë se tridhjetë ditë pas paraqitjes së postit të lirë.
30
Neni 54
Me propozimin e kryetarit të Komunës, nënkryetari i komuniteteve
do të emërohet për mandat të njëjtë si të kryetarit.
Emërimi dhe shkarkimi i nënkryetarit të komuniteteve propozohet nga
kryetari i Komunës dhe duhet të miratohet me votim nga shumica e
anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm si dhe nga votimi i
shumicës së të pranishmëve të anëtarëve të cilët i përkasin komuniteteve
pakicë të Kuvendit të Komunës.
Nënkryetari i komuniteteve do t’i ndihmojë kryetarit dhe do të ofrojë
këshilla dhe udhëzime për kryetarin lidhur me çështjen që kanë të bëjnë me
komunitetin pakicë.
Kur posti i nënkryetarit të komuniteteve mbetet i lirë, kryetari
propozon nënkryetarin e ri, jo më vonë se tridhjetë ditë pas paraqitjes së
postit të lirë, emërimi i të cilit do të bëhet sipas procedurave të paragrafit 3 të
këtij neni.
Neni 55
Kuvendi i Komunës siguron mjete në buxhetin e Komunës për
kompensimin e kryetarit, të nënkryetarit, për nënkryetarin e Komunës së
komuniteteve pakicë, për kryesuesin, dhe për zëvendëskryesuesin nga radhët
e komuniteteve pakicë në pajtim me ligjin në fuqi.
Kapitulli III
Përfundimi i mandatit, shkarkimi dhe largimi i
kryetarit të Komunës
Neni 56
Mandati i kryetarit të Komunës nuk mund të ndryshohet ose të
ndërpritet para skadimit të mandatit të Kuvendit të Komunës, me përjashtim
të arsyeve, si në vijim:
31
a) Fitimit të statusit që e bën atë të papërshtatshëm për të qenë kandidat;
b) Dënimit të tij në tri vjetët e shkuara për vepër penale për të cilin ai
është dënuar me burgim prej gjashtë muajsh apo më shumë;
c) Mungesës së paarsyeshme të kryetarit nga puna për më shumë se
gjashtëdhjetë ditë;
d) Vdekjes, paaftësisë mendore ose fizike të kryetarit ose
e) Dorëheqjes së kryetarit.
Kryetari i Komunës mund të suspendohet me vendim të Qeverisë
së Republikës së Kosovës brenda afatit prej 30 ditësh, nëse kryetari ka
cenuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Nëse konsideron se janë plotësuar kushtet për suspendimin nga
detyra e kryetarit të Komunës, ministria përgjegjëse për pushtet lokal do
t’i rekomandojë Qeverisë së Republikës së Kosovës suspendimin e atij
kryetari. Qeveria e Republikës së Kosovës, brenda 30 ditësh mund të
suspendojë me vendim kryetarin e Komunës dhe t’ia dorëzojë lëndën
gjykatës kushtetuese.
Nëse gjykata kushtetuese e përkrah vendimin, Qeveria mund të
shkarkojë nga detyra kryetarin.
Qytetarët e Komunës mund të ndërmarrin nismën për largimin e
kryetarit të Komunës.
Kërkesa e tillë duhet të nënshkruhet nga njëzet për qind e votuesve
të regjistruar dhe i dorëzohet kryesuesit të Kuvendit të Komunës, i cili e
paraqet çështjen në institucionin përkatës për administrimin e votimit.
Nëse shumica e votuesve të regjistruar votojnë për largimin e
kryetarit, zgjedhjet e reja për kryetar duhet të bëhen në pajtim me Ligjin
për Zgjedhjet.
32
Neni 57
Mandati i nënkryetarit të Komunës për komunitete mund të
përfundojë për arsyet e njëjta të parapara për kryetarin e Komunës.
Kryetari i Komunës mund të nisë procedurën e shkarkimit të
nënkryetarit të Komunës për komunitete në rast të ekzistimit të arsyeve të
bazuara për një gjë të tillë, e cila procedurë do të jetë e njëjtë si ajo e
emërimit.
Seksioni V
K o m i t e t e t
Neni 58
Kuvendi i Komunës, si komitete të përhershme, formon Komitetin e
Politikës dhe të Financave, Komitetin e Komuniteteve, Komisionin e Statutit
dhe Komisionin Verifikues të mandatit të anëtarëve.
Kuvendi i Komunës, në çdo kohë sipas nevojës mund të themelojë
edhe komitete, komisione, këshilla apo trupa tjera punuese të përhershme
apo të përkohshme dhe vendos për kompetencat dhe veprimtaritë e tyre.
Kuvendi i Komunës, në çdo kohë, sipas nevojës mund të themelojë
edhe komitete këshillëdhënëse nga qytetarët dhe përfaqësuesit e
organizatave joqeveritare, me qëllim të pjesëmarrjes së qytetarëve në
procesin e vendimmarrjes
Gjatë caktimit të anëtarëve të komiteteve të përhershme dhe të
komiteteve të tjera, Kuvendi i Komunës siguron përfaqësimin e entiteteve
politike.
Komitetet e krijuara sipas këtij neni, përpos KPF-së, mund të kenë në
radhët e tyre anëtarë që nuk janë anëtarë të Kuvendit të Komunës, por
shumica e anëtarëve të komiteteve, patjetër duhet të jenë anëtarë të Kuvendit
të Komunës.
33
Kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i çdo komiteti zgjidhet nga mesi i
anëtarëve dhe prej vetë anëtarëve të komitetit, përveç rasteve kur me Ligjin e
Vetëqeverisjes Lokale apo me këtë Statut kërkohet ndryshe.
Kuvendi i Komunës mund t’i shtojë kompetencat dhe aktivitetet e
këtyre komiteteve të obligueshme, nëse ato nuk janë në kundërshtim me ato
të parapara me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale.
Kompetencat dhe aktivitetet e komiteteve tjera, do të jenë ato që do të
caktohen me vendimin e Kuvendit të Komunës.
Çdo komitet vendos për kohën e mbajtjes së mbledhjeve në pajtim me
rregulloren e punës.
Mbledhja e komitetit caktohet (thirret) nëse kryesuesi i komitetit
mendon se kjo është e nevojshme ose me kërkesën me shkrim të së paku një
të tretës së anëtarëve të tij.
Komiteti i Politikës dhe i Financave
Neni 59
Mbledhja e Komitetit të Politikës dhe të Financave thirret dhe
kryesohet nga kryesuesi i Kuvendi të Komunës.
Përbërja e tij duhet të reflektojë përfaqësimin e përafërt të subjekteve
politike dhe komuniteteve etnike dhe gjinore që përfaqësohen në Kuvendin e
Komunës.
Për anëtarë të këtij Komitetit mund të zgjidhen (emërohen) vetëm
anëtarët e Kuvendit.
Neni 60
Komitetit i Politikës dhe i Financave, në pajtim me Ligjin e
Vetëqeverisjes Lokale dhe me këtë Statut, është përgjegjës:
34
- për shqyrtimin e të gjitha politikave komunale nga kompetencat në
pajtim me këtë ligj;
- shqyrton politikat fiskale dhe financiare;
- shqyrton planet dhe nismat qytetare;
- shqyrton planet zhvillimore strategjike të Komunës;
- shqyrton kornizën buxhetore vjetore dhe afatmesme;
- shqyrton planin vjetor të prokurimit publik;
- shqyrton rregulloret për tatimet, tarifat dhe ngarkesat e ndryshme
komunale;
- shqyrton planin vjetor dhe raportin e punës së auditorit të
brendshëm;
- propozon në rast nevoje rishikimin e buxhetit gjatë vitit fiskal;
- shqyrton raportin e kryetarit në pajtim me këtë Statut dhe
- ushtron edhe kompetenca të tjera të cilat i delegohen nga Kuvendi i
Komunës.
Neni 61
Komiteti i Politikës dhe i Financave nuk është organ vendimmarrës,
me përjashtim në rastet kur për një gjë të tillë autorizohet nga Kuvendi,
ndërsa funksionin e vet e ushtron në formë të rekomandimeve, vërejtjeve,
sugjerimeve dhe propozimeve të caktuara.
Komiteti i Komuniteteve
Neni 62
Komiteti i Komuniteteve është përgjegjës për shqyrtimin e
përputhshmërisë së autoriteteve komunale me ligjin në zbatim dhe për
shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe aktiviteteve për
t’u siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht.
Komiteti, gjithashtu i rekomandon Kuvendit të Komunës masat që duhet të
ndërmerren për të siguruar jetësimin e dispozitave që kanë të bëjnë me
nevojën e komuniteteve për t’u avancuar, shprehur, mbrojtur dhe zhvilluar
identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor, si dhe për të siguruar
mbrojtje adekuate të të drejtave të komuniteteve brenda Komunës.
35
Komiteti i Komuniteteve përfshin në radhët e veta shumicën e thjeshtë
nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, ndërsa anëtarët tjerë janë përfaqësuesit
e komuniteteve. Çdo komunitet që jeton në komunë, përfaqësohet nga, së
paku një përfaqësues në Komitetin e Komuniteteve. Përfaqësuesit e
komuniteteve pakicë në Komunë, përbëjnë shumicën e anëtarëve të
Komitetit të Komuniteteve.
Seksioni VI
Administrata komunale
Neni 63
Administrata e Komunës organizohet përmes drejtorive.
Çdo drejtori e Komunës menaxhohet nga drejtori i cili emërohet dhe
shkarkohet nga kryetari.
Drejtorët menaxhojnë dhe udhëheqin drejtorinë e tyre në përputhje me
udhëzimet strategjike dhe politike të kryetarit dhe në pajtim me ligjet dhe
rregulloret e Komunës në fuqi.
Drejtorët, për çështjet që u përkasin atyre, i raportojnë rregullisht
kryetarit dhe i ofrojnë atij të gjitha informatat dhe raportet e nevojshme për
procesin e vendimmarrjes.
Neni 64
Drejtorët mund të largohen nga posti me dorëheqje ose mund të
shkarkohen nga ana e kryetarit të Komunës, apo kur pushon nevoja për atë
post.
36
Shërbimi Civil i Komunës
Neni 65
Organizimi i brendshëm i drejtorive dhe sistemimi i shërbyesve civilë,
në vende të punës bëhet me akt të veçantë sipas Rregullores për organizimin
dhe sistematizimin e vendeve të punës në drejtoritë e komunës së Prizrenit.
Gjatë marrjes së ndonjë vendimi sipas këtij kapitulli, Kuvendi i
Komunës do të udhëhiqet nga parimet e efikasitetit dhe ekonomizimit dhe do
të sigurojë të bëhet një sigurim adekuat buxhetor për vendime të
qëndrueshme.
Neni 66
Konfliktet rreth kompetencave ndërmjet zyrtarëve të lartë të Komunës
të cilët janë emëruar nga kryetari, i zgjedh kryetari.
Zyrtarët e lartë të zgjedhur ose të emëruar në bazë të konkursit, mund
të shkarkohen në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil.
Neni 67
Personeli i administratës, përbën Shërbimin Civil të Komunës, që i
përfshin të gjithë personat e punësuar nga autoriteti komunal, rroga e të
cilëve paguhet nga buxheti i Republikës së Kosovës, përveç:
- kryetarit, nënkryetarëve dhe drejtorëve të Komunës dhe
- kryesuesit dhe të zëvendëskryesuesit dhe të gjithë anëtarëve të
Kuvendit të Komunës.
Kushtet për punësim në Shërbimin Civil të Komunës do të jenë të
atilla që lejojnë përzgjedhjen e personelit me kualifikim adekuat dhe me
përvojë. Ky objektiv duhet të arrihet, përveç masave tjera, duke u dhënë
përparësi kandidatëve të kualifikuar dhe me përvojë të duhur, njëherësh,
duke u ofruar mundësi trajnimi pas punësimit dhe perspektivë për karrierë.
Punësimi në Shërbimin Civil të Komunës, do të mbikëqyret dhe
rregullohet nga kryetari i Komunës përmes udhëheqësit të Personelit për të
37
siguruar që shërbimi të reflektojë proporcion të drejtë të përfaqësuesve të
kualifikuar të komuniteteve në të gjitha nivelet.
Secila drejtori siguron përfaqësimin gjinore dhe të komuniteteve në
të gjitha fushat dhe nivelet e Shërbimit Civil të Komunës.
Shërbimi Civil i Komunës, kryen detyrat dhe obligimet në mënyrë
korrekte dhe të paanshme, duke respektuar palën dhe duke vepruar në pajtim
me ligjin.
Personeli i Shërbimit Civil të Komunës, rekrutohet në punë përmes
konkursit publik.
Të gjithë nëpunësit e Shërbimit Civil të Komunës, i përfillin dhe i
zbatojnë urdhrat e eprorëve të tyre, përveç në ato raste kur urdhrat e tyre janë
në kundërshtim me ligjin ose me të drejtat dhe liritë e njeriut.
Nga të gjithë nëpunësit civilë të Komunës, kërkohet t’i paraqesin me
shkrim të gjitha konfliktet e interesit në një regjistër të cilin e ruan
udhëheqësi i Personelit.
Neni 68
Drejtorët e Komunës, drejtorët e institucioneve dhe të ndërmarrjeve
nën autoritetin e Komunës dhe nëpunësit civilë të administratës së Komunës,
nuk mund të jenë anëtarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës apo të
Kuvendit të Komunës ku ata punojnë.
Seksioni VII
Administrimi financiar
Neni 69
Buxheti i Komunës, duhet të jetë i balancuar, i përgatitur në mënyrë
transparente dhe i bazuar në parime objektive.
38
Buxheti i Komunës duhet të përmbajë planin për veprimtaritë
ekonomike brenda vitit fiskal dhe duhet të përfshijë të gjitha parashikimet e
të hyrave, shpenzimet kapitale dhe ato të përditshme të Komunës. Komuna
në buxhetin e vet, gjithashtu duhet t’i ndajë fondet ekzistuese për nevojat e
shpenzimeve të Komunës.
Statuti dhe Rregullorja e Punës i përcaktojnë procedurat buxhetore,
standardet financiare dhe rregullat e prokurimit që i plotësojnë parimet e
parapara me ligjet në fuqi.
Neni 70
Për buxhetin e Komunës, të hyrat sigurohen nga׃
1) Autoriteti Qendror;
2) Të hyrat vetjake të Komunës (në këtë kontekst të hyrat vetjake të
Komunës duhet t’i përjashtojnë fondet e siguruara, nën 1 si më lart;
3) Mjetet shtesë nga autoritetet qendrore për kompetencat e shtuara dhe
të deleguara;
4) Grantet e jashtëzakonshme;
5) Donatorët ndërkombëtarë;
6) Nga kontributi i vetë qytetarëve si dhe
7) Burimet legjitime që janë të lejuara me ligjet në fuqi.
Të hyrat nga Autoriteti Qendror Fiskal
Neni 71
Qeveria, përmes Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë bën
transferime financiare për Komunën, duke u bazuar në parime objektive,
përfshirë edhe vlerësimin e nevojave dhe burimeve financiare për çdo
komunë dhe prioritetet e shpenzimeve të përcaktuara sipas ligjit në fuqi.
39
Të hyrat vetjake të Komunës
Neni 72
Komuna krijon të hyra vetjake në përputhje me ligjet dhe udhëzimet e
Pushtetit Qendror, duke përfshirë mënyrat në vazhdim׃
1) Licencat dhe pagesat që i cakton Komuna;
2) Të ardhurat nga pasuria e Komunës;
3) Gjobat dhe përqindja e gjobave;
4) Të ardhurat nga shfrytëzimi i infrastrukturës së Komunës;
5) Interesi në depozitat komunale;
6) Të hyrat nga tatimi në pronë dhe taksat tjera që lejohen me ligje të
caktuara nga Komuna dhe
7) Shitja e pronës komunale.
Neni 73
Në pajtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Ligjin
për Financat Lokale, Komuna ka të drejtë, të marrë hua (kredi) bankare për
investime kapitale për nevojat e Komunës.
Të hyrat nga donatorët
Neni 74
Për ta ndihmuar zhvillimin e Komunës, donatorët ndërkombëtarë
mund të derdhin mjetet në buxhetin e Komunës.
Nëse donatorët derdhin mjete në buxhetin e Komunës me përkushtim
të caktuar, ato mjete nuk mund të përdoren për qëllime të tjera.
Donatorët kanë të drejtë të informohen për mënyrën e harxhimit të
mjeteve që i kanë derdhur në buxhetin e Komunës.
40
Të hyrat nga vetëkontributi
Neni 75
Për t’i përmbushur më mirë apo për t’i përmirësuar nevojat e
qytetarëve, Komuna mund të sigurojë mjete edhe përmes vetëkontributit dhe
deklarimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve në pajtim me ligjet e zbatueshme.
Mjetet e siguruara në këtë mënyrë, mund të shfrytëzohen vetëm për atë
qëllim që janë deklaruar qytetarët. Mënyra e deklarimit dhe çështjet tjera që
kanë të bëjnë me vetëkontributin, më afër definohen me ligj dhe me vendim
për zbatimin e kontributit.
Neni 76
Komuna zotëron në mënyrë të pavarur të hyrat që i takojnë.
Për mënyrën e përdorimit të mjeteve, Kuvendi i Komunës duhet të
vendosë në pajtim me ligjet e zbatueshme, me rregullat dhe me rregulloret
sipas propozimit të kryetarit, pas shqyrtimit nga ana Komitetit të Politikës e
të Financave.
Neni 77
Buxheti i Komunës miratohet për një vit fiskal. Viti fiskal fillon më 1
janar.
Kryetari i Komunës, pas njoftimit për lartësinë e fondit të ndarë nga
pushteti qendror për vitin vijues, ia paraqet Komitetit të Politikës e të
Financave propozimbuxhetin për shqyrtim, duke propozuar që i njëjti, pas
shqyrtimit nga Komiteti i Politikës e i Financave, sa më shpejt që është e
mundur t’i rekomandohet Kuvendit për shqyrtim dhe për miratim.
41
Neni 78
Komuna e publikon raportin vjetor pas përfundimit të çdo viti fiskal të
Komunës. Raporti i prezantohet Kuvendit të Komunës për miratim, jo më
vonë se deri më 30 maj të vitit vijues. Raporti duhet të përmbledhë
objektivat e Komunës në lidhje me veprimtaritë e saj për të cilat është
përgjegjëse dhe duhet të vlerësojë nivelin e realizimit të objektivave për atë
vit fiskal. Raporti duhet të sqarojë mënyrën e financimit të secilës nga
veprimtaritë dhe duhet të tregojë gjendjen financiare të Komunës në fund të
atij viti fiskal. Ai duhet të përfshijë edhe deklaratat për kontrollet financiare.
Këto kërkesa duhet të përfshijnë edhe veprimtaritë e ndërmarrjeve të
Komunës, përkrahjen e dhënë organizatave jofitimprurëse si dhe
marrëveshjet e bëra (të lidhura) me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane.
Raporti vjetor për buxhetin, në pajtim me dispozitat e ligjit duhet të
publikohet në fund të çdo viti fiskal.
Komiteti i Politikës dhe i Financave është përgjegjës të sigurojë
raportin vjetor, dhe atë, për shqyrtim dhe miratim t’ia paraqesë Kuvendit të
Komunës, në pajtim me dispozitat e zbatueshme të ligjit.
Për të përmbushur këtë përgjegjësi, Komiteti i Politikës dhe i
Financave, merr këto masa׃
1) Në çdo buxhet të përgatitur në përputhje me ligjin dhe urdhëresat
administrative për zbatimin e ligjit, fut synimet e Komunës në lidhje me
secilën veprimtari për të cilën është përgjegjëse Komuna;
2) Rishikon synimet në mënyrë të vazhdueshme;
3) Krijon procesin për monitorimin e punës në lidhje me synimet;
4) Identifikon nevojat aktuale dhe të parashikuara si dhe mënyrat me
të cilat ato përmbushen;
5) Deklaron se përmbajtja është në pajtim me dispozitat ligjore.
Raportin vjetor e miraton Kuvendi i Komunës në bazë të propozimit
të kryetarit të Komunës pas shqyrtimit nga ana e Komitetit të Politikës dhe të
Financave, më së largu deri më 30 maj të vitit vijues.
42
Raporti duhet të përmbajë׃
a) Të hyrat dhe shpenzimet e planifikuara;
b) Realizimet, synimet e planifikuara me buxhet dhe shkallët e
realizimit të tyre;
c) Mënyrën dhe lartësinë e financimit të veprimtarisë së
caktuar;
d) Gjendjen financiare në ndërmarrjet e Komunës, buxhetin e
të cilave e miraton dhe e kontrollon Kuvendi i Komunës dhe
e) Të dhënat tjera të parapara me ligj dhe akte të tjera nga lëmi
i financave.
Neni 79
Varësisht nga dispozitat ligjore që i rregullojnë shërbimet publike,
duke përfshirë udhëzimet administrative që lëshohen nga Drejtoria e
Shërbimeve Publike, Komuna do të miratojë buxhetin e ndërmarrjeve
komunale që kryejnë shërbime komunale. Buxheti i propozuar nga
ndërmarrjet komunale, duhet të përfshijë lartësinë e tarifës së propozuar për
shërbimet që i kryen ndërmarrja dhe të dhënat tjera të parapara me ligj.
Propozimi i buxhetit duhet t’i dorëzohet Kuvendit për miratim më së
largu deri me 1 dhjetor, para vitit të ardhshëm fiskal.
Neni 80
Komuna e kontrollon dhe e mbikëqyr afarizmin financiar të
ndërmarrjeve publike komunale dhe të gjitha organizatat jofitimprurëse, të
cilat marrin ndihmë financiare nga Komuna.
43
Neni 81
Autoriteti Qendror, siç parashihet me ligjet që janë në fuqi, cakton
revizorë të pavarur financiarë me qëllim të kontrollimit të veprimtarive
financiare në Komunë.
Çdo revizor i caktuar ka të drejtë t’i shikojë të gjitha deklaratat
financiare, librat, shkresat dhe dokumentet tjera, dhe mund të kërkojë ndonjë
informatë, të cilat atij ose asaj i duhen për kryerjen e kontrollit.
Varësisht nga dispozitat që rregullojnë shërbimet publike, duke
përfshirë udhëzimet administrative që lëshohen nga Departamenti i
Shërbimeve Komunale ose Departamenti i Shërbimeve Publike, revizori
kontrollon gjithë afarizmin – veprimtarinë financiare të ndërmarrjeve
komunale, në bashkëveprim me kontrolluesit komunalë.
Revizori inspekton tërë veprimtarinë financiare të të gjitha
organizatave jofitimprurëse, të cilat marrin ndihmë financiare nga Komuna
së bashku me kontrolluesit komunalë.
Çdokush mund të paraqesë deklarime te mbikëqyrësi lidhur me
veprimtarinë financiare dhe çështjet tjera financiare të Komunës.
Revizori mund të vendosë lidhur me hetimin e deklarimeve.
Revizori i dorëzon Kuvendit raport me shkrim për çdo kontroll
financiar, për të cilin Kuvendi i Komunës merr vendim për veprimet që
duhet të ndërmerren lidhur me secilin rekomandim që përmban raporti.
Kuvendi nuk mund ta refuzojë asnjë prej rekomandimeve pa arsye të
mjaftueshme dhe arsyet duhet të shënohen në procesverbalin e mbledhjes
përkatëse.
Neni 82
Komuna ka Zyrën e Auditorit të Brendshëm që funksionon në pajtim
me ligjin në fuqi.
44
Seksioni VIII
Konflikti i interesave
Neni 83
Konfliktet e interesit të anëtarëve të Kuvendit
Anëtari i Kuvendit të Komunës apo anëtari i Komitetit nuk mund të
jetë pjesëmarrës në marrjen e vendimeve dhe në procedurat administrative
që kanë të bëjnë me cilëndo çështje në të cilën ai apo ndonjë anëtar i afërt i
familjes së tij ka interes personal apo material.
Çdo anëtar duhet t’i paraqesë të gjitha konfliktet e interesit që lindin
në çdonjërën prej mbledhjeve në të cilën është prezent. Çdo anëtar mund të
ofrojë informacione për interesat e anëtarit tjetër.
Para mbledhjes së parë të Kuvendit të Komunës, anëtarët e Kuvendit
duhet t’i regjistrojnë deklaratat e plota dhe të hapura rreth interesave të tyre
financiare në një regjistër publik të cilin e mban Shërbimi Profesional për
Punë të Kuvendit. Anëtarët duhet të shënojnë çdo ndërrim të gjendjes së tyre
financiare sapo ato të ndodhin.
Neni 84
Konfliktet e interesit të kryetarit të Komunës
Menjëherë pas zgjedhjes së tij, kryetari i Komunës ndërpret çdo
kontratë apo marrëveshje që ka, e cila mund ta vërë në pikëpyetje aftësinë e
tij për kryerjen e përgjegjësisë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.
Kryetari i Komunës përjashtohet nga procedurat vendimmarrëse dhe
administrative që kanë të bëjnë me ndonjë çështje, në të cilën ai, apo ndonjë
anëtar i afërm i familjes së tij, ka interes personal apo financiar.
Nga kryetari i Komunës kërkohet t’i paraqesë konfliktet e interesit
sapo të paraqiten ato.
45
Kryetari i Komunës mundet vullnetarisht ta përjashtojë veten nga
vendimmarrja dhe procedurat administrative, nëse konsideron që mund të
ketë konflikt të interesit. Kryetari i Komunës shënon çdo ndryshim në
gjendjen financiare menjëherë pasi që ai të paraqitet.
Nëse Kryetari merr ndonjë vendim nga kompetencat e veta ku ka ose
ka pasur konflikt interesi, vendimi i tillë do të jetë i pavlefshëm.
Këto dispozita të Statutit lidhur me çështjet e konfliktit të interesave,
do të zbatohen edhe për nënkryetarët.
Neni 85
Konfliktet e interesit të drejtorëve të drejtorive të Komunës
Drejtorët përjashtohen nga marrja e vendimeve dhe nga procedurat
administrative që kanë të bëjnë me çfarëdo çështje për të cilën ai apo ndonjë
anëtar i ngushtë i familjes së tij ka ndonjë interes personal ose financiar.
Nga drejtorët kërkohet që të paraqesin me shkrim çdo konflikt
interesash menjëherë pasi të shfaqen.
Nëse drejtori merr ndonjë vendim nga kompetencat e veta ku ka ose
ka pasur konflikt interesi, vendimi i tillë do të jetë i pavlefshëm
Neni 86
Nëpunësi i administratës komunale përjashtohet nga vendimmarrja
dhe procedurat administrative lidhur me ndonjë çështje në të cilën ai ose
ndonjë anëtar i afërm i familjes së tij ka interes personal ose financiar.
Neni 87
Me rastin e pranimit të funksionit, dhe për çdo ndryshim eventual që
ndodh gjatë mandatit, çdo anëtar i Kuvendit dhe funksionar i lartë i
Komunës, obligohet të bëjë deklaratë paraprake, me shënime të plota në
regjistër për interesat e tyre financiare. Për regjistrat në fjalë, për anëtarët e
Kuvendit do të kujdeset Shërbimi Profesional i punëve të Kuvendit; për
zyrtarët e lartë do të kujdeset kryetari i Komunës, ndërsa për Personelin do
të kujdeset shefi i Personelit.
46
Pa e kufizuar atë që u tha në përgjithësi, kur një drejtor ka konflikt
interesi, kryetari do të kryejë rolin e tij që ka të bëjë lidhur me çështjen e
caktuar që ky rol të ushtrohet nga vetë ai, ose të ushtrohet nga ana e ndonjë
drejtori tjetër që vepron nën mbikëqyrjen e tij.
Neni 88
Përjashtimi nga procedurat e marrjes së vendimeve të zyrtarëve të
përmendur, mund të bëhet me tërheqjen e tyre vullnetare ose me vendim të
shumicës së atij kuorumi ose me kërkesë të palës së tretë, nëse personat e
përmendur janë drejtpërdrejt të përfshirë në atë çështje e cila mund të
shpjerë deri te konflikti i interesave.
Për të gjitha rastet që nuk janë rregulluara me këtë nen, do të zbatohen
dispozitat e Ligjit për Procedurën Administrative.
Seksioni IX
Kapitulli I
Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në
mbledhje, veprimtaria dhe mënyra e
vendosjes në punët publike
Neni 89
Në pajtim me rregullat e procedurës, qytetarët në Komunë mund t’i
propozojnë për shqyrtim çështjet me interes publik përmes konsultimeve dhe
mund të marrin pjesë drejtpërdrejt në tubime, varësisht nga dispozitat e këtij
Statuti.
47
Neni 90
Me qëllim të përmbushjes së kërkesave të qytetarëve, Komuna mund
të përdorë mekanizmat e realizimit, si:
1. Fushatën informative dhe ato të publicitetit për promovimin e
programeve dhe veprimtarive komunale;
2. Kontakte me qarqe të zgjedhura për ta vënë në sprovë dhe për të
diskutuar politikën;
3. Anketa lidhur me zbatimin e politikës, ku do të përfshiheshin përveç
tjerash, informues të veçantë, klientë dhe qytetarë të prekur nga kjo;
4. Shpallje publike të propozimeve lidhur me politikën apo
projektrregulloren, duke ftuar pjesëmarrjen me prezantime;
5. Kontakte me rëndësi me grupe përkatëse të interesit;
6. Takime publike;
7. Seanca publike;
8. Hulumtime të opinionit publik;
9. Komitete këshillëdhënëse;
10. Referendumet në pajtim me nenet 98-101 të këtij Statuti.
Në çdo rast do të jepet një arsyetim i bazuar për zgjedhjen e
mekanizmave të konsultimit, apo pjesëmarrjes publike dhe do të lejohet një
afat kohor i mjaftueshëm për paraqitjen e propozimeve.
Rezultatet do të merren parasysh dhe do të publikohen para se të
merret vendimi përfundimtar.
Neni 91
Kuvendi i Komunës, komitetet dhe komisionet e tij, para miratimit të
rregulloreve komunale, mbajnë konsultime publike, duke i ofruar publikut
informata të nevojshme për propozime. Shpallja publike e propozimeve dhe
diskutimi për to, zhvillohet së paku katërmbëdhjetë ditë.
Neni 92
Komuna, së paku dy herë në vit duhet të organizojë tubime publike
me qytetarët.
48
Në tubimet publike, përfaqësuesit komunalë informojnë pjesëmarrësit
për çështjet që i përkasin interesit të përbashkët për zhvillimin e jetës dhe
politikës komunale.
Tubimet janë të karakterit të hapur dhe mund të marrin pjesë të gjithë
të interesuarit, varësisht nga dispozitat e këtij Statuti.
Pjesëmarrësit në këto tubime mund të marrin nisma, të japin
propozime, sugjerime dhe të shprehin mendime për zgjidhjen e çështjeve të
caktuara në pajtim me dispozitat e Statutit.
Njëra prej këtyre mbledhjeve do të mbahet gjatë gjashtëmujorit të parë
të vitit, ndërsa tjetra do të mbahet gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit fiskal.
Nëse mbledhjet publike mbahen gjatë vitit fiskal, atëherë duhet të ketë
një ndërkohë prej së paku dy muaj ndërmjet mbledhjeve. Tubimet e tilla
mund të organizohen nëpër fshatra, lagje dhe vendbanime të caktuara.
Tubime të tilla nuk mund të caktohen pas datës së shpalljes së
zgjedhjeve.
Koha, dita dhe vendi ku mbahet tubimi publik shpallet përmes
mjeteve të informimit publik, dhe atë dy javë para mbajtjes së tubimit.
Shpalljen publike e bën Komuna.
Tubimet publike janë të hapura për përfaqësuesit e mjeteve të
informimit publik.
Neni 93
Tubimet publike i udhëheq dhe i kryeson kryetari i Komunës ose
personi i autorizuar nga ai.
Kryetari i Komunës ka të drejtën të caktojë rendin e ditës dhe
procedurën për udhëheqje të diskutimeve. Në rast nevoje, ka të drejtë të
ndërpresë diskutimet për çështjet që nuk kanë të bëjnë me përgjegjësitë dhe
pushtetin e Komunës. Ai mund të refuzojë, të thërrasë ose të dëgjojë folësit
të cilët prezantojnë ose përsërisin pikëpamjet dhe mund të imponojë
kufizimin e përgjithshëm të kohës së lejuar për fjalime.
49
Nëse shtrohet ndonjë pyetje gjatë tubimit publik, pyetje për të cilën
aty për aty nuk mund të jepet përgjigje, parashtruesi ka të drejtë të kërkojë
përgjigjen me shkrim brenda 30 ditësh nga dita e mbajtjes së tubimit.
Neni 94
Për çdo tubim publik mbahet procesverbali i cili përmban të gjitha
informatat e dhëna nga përfaqësuesit komunalë, propozimet e parashtruara
nga publiku dhe reagimi ndaj tyre, si dhe të gjitha pyetjet dhe përgjigjet e
dhëna.
Procesverbalin me të gjitha çështjet e diskutuara dhe propozimet e
dhëna i shqyrton Komiteti i Politikës dhe i Financave në afat prej 60 ditësh
nga dita e mbajtjes së tubimit. Komiteti analizon çdo propozim të
parashtruar në tubim dhe bën rekomandimet e nevojshme të cilat ia
propozon Kuvendit të Komunës për tubimin e ardhshëm.
Neni 95
Çdo qytetar dhe person juridik që ka interes në Komunë, ka të drejtë
me vetiniciativë, përmes formës së peticionit t’i propozojë Kuvendit të
Komunës nxjerrjen e rregulloreve dhe akteve tjera me të cilat zgjidhen
çështje të rëndësishme për qytetin, fshatin, lagjen, vendbanimin, në pajtim
me ligjet dhe me Statutin në fuqi.
Subjektet e përmendura, mund t’i drejtojnë peticion Kuvendit të
Komunës për çështjet që janë në kompetencën e tij në mënyrë të pakufizuar
e që kanë të bëjnë me:
1. Rregullimin e qytetit, të fshatit dhe të lagjes;
2. Mirëmbajtjen e infrastrukturës në territorin e Komunës ose të një
pjese;
3. Urbanizimin e qytetit dhe të fshatrave;
4. Mbrojtjen e mjedisit jetësor;
5. Organizimin e referendumit dhe
6. Çështje të tjera të rëndësishme për jetën e popullatës vendore.
50
Një nismë e tillë e subjekteve, fillon me nënshkrimin e tyre në formë
të peticionit, me propozim të veçantë të çështjes së caktuar dhe i drejtohet
Kuvendit të Komunës përmes kryesuesit të Kuvendit.
Çdo peticion duhet të përmbajë emrin dhe adresën e parashtruesit,
emrat dhe adresat e nënshkruesve, si dhe lëndën e peticionit.
Një peticion i cili nuk përmban elementet e duhura të përmendura më
lart, nuk do të konsiderohet i vlefshëm.
Neni 96
Kryesuesi i Kuvendit, çdo peticion të vlefshëm ia prezanton Kuvendit
të Komunës në afat prej 45 ditësh nga dita që ai e pranon. Kuvendi i
Komunës, peticionin dhe rekomandimet lidhur me të mund t’ia referojë për
shqyrtim paraprak një komiteti të caktuar.
Në mbledhje të komitetit, me rastin e shqyrtimit, parashtruesi i
peticionit ka të drejtë të marrë pjesë në pajtim me rregullat e procedurës.
Vendimin përfundimtar për çështjen e peticionit e merr Kuvendi i
Komunës në afatin prej 45 ditësh nga dita e prezantimit të peticionit në
Kuvend.
Vendimi do të arsyetohet me shkrim dhe do t’u kumtohet
parashtruesve të peticionit.
Neni 97
Qytetarët mund të marrin nismë për të propozuar rregullore brenda
kompetencave të Komunës për miratim nga Kuvendi apo me votën e
qytetarëve, në pajtim me ligjin në fuqi.
Propozuesit, Draftin e rregullores së propozuar ia dorëzojnë kryesuesit
të Kuvendit të Komunës.
Draftrregullorja e propozuar duhet të nënshkruhet nga 15% e votuesve
të regjistruar për t’u shqyrtuar nga Kuvendi i Komunës.
Kuvendi i Komunës është i obliguar ta shqyrtojë rregulloren e
propozuar brenda 60 ditësh pas pranimit.
51
Kapitulli II
R e f e r e n d u m i
Neni 98
Qytetarët mund të kërkojnë që përmes referendumit, drejtpërdrejt të
vendosin në bazë të deklarimit për aktet me karakter të përgjithshëm të
miratuara nga ana e Kuvendit të Komunës ose për miratimin e ndonjë akti
për çështjet e caktuara që janë në interes të përgjithshëm për qytetarët e tërë
territorit apo për një pjesë të territorit të Komunës.
Përderisa çështjet me interes të përgjithshëm që kanë të bëjnë me
kompetencat e Komunës, për të cilat Kuvendi i Komunës për arsye të
ndryshme ka marrë vendim përfundimtar, atëherë qytetarët e pakënaqur me
të, mund të kërkojnë vlerësimin për hedhjen e atij vendimi në referendum.
Referendumi, në nivel të Komunës mund të organizohet me nismë të
Kuvendit të Komunës dhe me vetë nismën e 10 përqindëshit të qytetarëve
me të drejtë vote të regjistruar në listat e votimit në zgjedhjet e fundit.
Kërkesa për shqyrtimin e aktit të përgjithshëm të miratuar nga ana e
Kuvendit të Komunës, për të cilën kërkohet shqyrtimi (deklarimi) në
referendum, i dorëzohet kryesuesit të Kuvendit të Komunës në afat prej 30
ditësh nga dita e miratimit të aktit për të cilin kërkohet mbajtja e
referendumit.
Vendimin për shpalljen e referendumit e miraton Kuvendi i Komunës
me shumicë votash të anëtarëve pjesëmarrës.
Neni 99
Çdo propozim për organizimin dhe zhvillimin e referendumit,
përcillet me një arsyetim të bazuar, së bashku me:
- pyetjen e parashtruar për vendimin që kërkohet përgjigjja e cila
mund të jetë, po ose jo;
52
- vlerësimin për shpenzimet dhe burimet e mjeteve;
- nënshkrimet, emrat e plotë dhe adresat e parashtruesve që bëjnë
kërkesën për organizimin e referendumit kur Kuvendi i Komunës nuk
vepron me vetiniciativë;
- Kuvendi i Komunës, me vendimin e vet, cakton datën se kur do të
mbahet referendumi;
- zhvillimin e referendumit e mbikëqyr një komision profesional i
pavarur që emërohet nga Kuvendi i Komunës.
Neni 100
Referendumi mund të organizohet dhe të shpallet për tërë territorin e
Komunës ose për disa fshatra apo lagje.
Referendumi nuk mund të përsëritet për një çështje të caktuar pa
kaluar një vit nga mbajtja e referendumit paraprak, në rastet kur ka të bëjë
me nenin 75 të këtij Statuti dhe periudhës kohore prej gjashtë muajsh para
skadimit të mandatit të anëtarëve të Kuvendit, apo pasi të shpallet data për
mbajtjen e zgjedhjeve komunale.
Neni 101
Referendumin e udhëheq komisioni për zbatimin e referendumit që
emërohet prej Kuvendit të Komunës. Komisioni i emëruar për zbatimin e
referendumit do të emërojë këshillat votues.
Rezultatet e referendumit publikohen në afat prej 15 ditësh nga dita e
mbajtjes së tij.
Referendumi do të konsiderohet i suksesshëm në qoftë se për
propozim votojnë më tepër se gjysma e numrit të përgjithshëm e qytetarëve
që votojnë në mjedisin ku organizohet referendumi.
53
Seksioni X
Akti formal, dokumentet zyrtare dhe informatat
Neni 102
“Akti formal”, domethënë vendim i vetëm i marrë nga Komuna dhe
ka pasoja ligjore për një ose më shumë persona fizikë apo juridikë.
Përveç në raste urgjente, arsyetimi për të gjitha aktet formale, duhet t’i
komunikohet me shkrim palës në kohën kur është kryer veprimi formal. Në
raste urgjente, arsyet do të jepen gojarisht kur është e praktikueshme dhe të
komunikohen me shkrim sa më shpejt që është e mundur. Parimet e
përpjesëtimit dhe të mirëbesimit duhet të qeverisin në ndërmarrjen e të gjitha
akteve formale.
Pala duhet të informohet me shkrim për çdo të drejtë për ankesë dhe
për procedurën e shqyrtimit që ekziston në lidhje me veprimet formale. Kjo
informatë do të jepet kur akti formal është kryer ose në rast urgjent, sa më
shpejt që është e mundur.
Ankesat e qytetarëve kundër një akti administrativ të organeve të
Komunës, do të shqyrtohen sipas Ligjit të Procedurës Administrative.
Të gjitha kontratat, marrëveshjet dhe dokumentet tjera zyrtare të
Komunës, duhet të nënshkruhen nga kryetari ose nga personat e autorizuar
që të veprojnë në emër të tij.
Kryetari do ta vërë në dispozicion të publikut tërë materialin publik ku
përshkruhen detyrat dhe kompetencat e Komunës, organizimin e brendshëm
dhe mënyrën se si publiku mund të shfrytëzojë shërbimet që ofrohen.
Të gjitha dokumentet mund të shikohen nga palët e interesuara gjatë
orarit të punës në pajtim me dispozitat e ligjit për qasje në dokumente
zyrtare, me përjashtim të atyre rasteve kur me ligj kërkohet ndryshe.
Të gjitha shkresat dhe kumtesat zyrtare që i lëshon Komuna, do të
kenë emrin, titullin, adresën dhe numrin e telefonit të punës të personit që i
ka lëshuar dhe që mund të ofrojë informata më të hollësishme lidhur me
çështjen në fjalë.
54
Personi që dëshiron ta kontrollojë një dokument, duhet të tregojë të
dhëna të mjaftueshme në mënyrë që të mundësohet identifikimi i
dokumentit, dhe varësisht nga kërkesa, atij do t’i tregohet vendi ku mund ta
gjejë dokumentin.
Personi që shikon dokumentin, do të ketë mundësi ta bëjë një kopje të
dokumentit për shfrytëzimin e vet. Komuna mund ta lëshojë një kopje dhe të
kërkojë një tarifë që nuk tejkalon çmimin e kopjes.
Nëse një person dëshmon se, dokumenti të cilin e mban Komuna
përmban shënime të gabueshme, ai do të ketë të drejtë të kërkojë që ato
informata të përmirësohen falas.
Rastet të cilat nuk janë të përfshira në këtë nen, i nënshtrohen
dispozitave të ligjit për qasjen në dokumente zyrtare.
Seksioni XI
Dispozitat e veçanta
Neni 103
Ky Statut do të hyjë në fuqi pas tetë ditësh, pas nënshkrimit nga ana e
kryesuesit të Kuvendit të Komunës.
Që nga dita e miratimit të këtij Statuti, në afat jo më shumë se 120
ditë, do të bëhet harmonizimi i rregulloreve dhe i të gjitha akteve tjera të
Komunës me këtë Statut.
104
Ky Statut mund të plotësohet dhe të ndryshohet në pajtim me
dispozitat e Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale dhe të këtij Statuti.
Asnjë nga dispozitat e Statutit nuk duhet të veprojë në drejtim të
ndryshimit, plotësimit, modifikimit të ndonjë dispozite të Ligjit të
Vetëqeverisjes Lokale. Në rast kolizioni, atëherë vlejnë dispozitat e Ligjit.
55
Neni 105
Nga dita e hyrjes në fuqi e këtij Statuti, pushojnë së vepruari të gjitha
dispozitat dhe aktet komunale të mëparshme në ato pjesë ku janë në
kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale dhe me këtë Statut.
Neni 106
Me asnjë dispozitë të akteve që do të miratohen në pajtim me
dispozitat e këtij Statuti, nuk mund të parashihet veprimi retroaktiv i të
njëjtave, nëse do të jenë në dëm të palëve.
Neni 107
Interpretimi i këtij Statuti, duhet të udhëhiqet nga fryma dhe synimi i
Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale.
Në rast konflikti gjatë interpretimit të këtij Statuti, meritor do të jetë
teksti i këtij Statuti në gjuhën shqipe.
Që nga dita e hyrjes në fuqi e këtij Statuti, do të pushojë së vepruari
Statuti nr. 01/011-76 i datës 9 gusht 2001.
KOMUNA E PRIZRENIT
Kuvendi i Komunës
Nr. 01/011-5643
Më 15 tetor 2008
Kryesuesi i Kuvendit
Nijazi Kryeziu

 


Statuti i komunës kliko ne link


 


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit