Hyrja




Përgjegjësit e komunës
Komunat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive, për sa i përket interesit lokal, duke i respektuar  standardet e përcaktuar në legjislacionin e zbatueshëm, në fushat që vijojnë:   
 
a)  zhvillimin lokal ekonomik; 
b)  planifikimin urban dhe rural; 
c)  shfrytëzimin e tokës dhe zhvillimin; 
d)  zbatimin e rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve për kontrollimin e ndërtimit; 
e)  mbrojtjen e mjedisit lokal;
f) ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve publike dhe shërbimeve komunale, përfshirë furnizimin
me ujë, kanalizimin dhe drenazhin, trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave, rrugëve  lokale, transportit lokal dhe skemave të nxehjes lokale; 
g) përgjigje ndaj rasteve emergjente lokale;
h)  ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe  licencimin e institucioneve edukative, punësimin, pagesën e rrogave dhe trajnimin e instruktorëve  dhe administratorëve të arsimit; 
i)   promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut
j)  ofrimin e përkujdesit publik primar shëndetësor;
k) ofrimin e shërbimeve familjare dhe shërbimeve të tjera të mirëqenies sociale, siç është
përkujdesi për të cenueshmit, strehimin familjar, përkujdesin fëmijëror, përkujdesin për të
moshuarit, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e këtyre qendrave përkujdesëse për punësim,   pagesën e rrogave dhe trajnimin e profesionistëve të mirëqenies sociale; 
l)  banimin publik;
m)  shëndetësinë publike; 
n) licencimin e shërbimeve publike dhe objekteve, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me
argëtimin, aktivitete kulturore dhe të lira, ushqimin, strehimin,  tregjet, shitësit në rrugë,
transportimin lokal publik dhe taksitë; 
o)  emërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike; 
p)  ofrimin dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirës publike; 
q)   turizmit; 
r)   aktivitetet kulturore dhe të lira; 
s)  çdo çështje që nuk është përjashtuar shprehimisht nga kompetenca e tyre, apo që nuk i është  përcaktuar një autoriteti tjetër;
 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit