Hyrja




•    Ofron ndihmë (udhëheqje) juridike, shërbime, këshillime dhe bën ekspertizë për drejtori, zyra  dhe sektorë, institucionet e arsimit, të shëndetësisë dhe ndërmarrje komunale;
•    Shqyrton të gjitha projektrregulloret që propozuesit ia dërgojnë për miratim Këshillit të Drejtorëve, komiteteve kompetente dhe Kuvendit, duke garantuar pajtueshmëri me ligjet ekzistuese në fuqi dhe Statutin e Komunës;
•    Shqyrton  propozimet e vendimeve dhe akteve të tjera që i propozohen Kuvendit për miratim;
•    Harton vendime dhe urdhëresat administrative që i lëshon Kryetari i Komunës;
•    Ruan dokumentacionin e Zyrës ligjore dhe bën shtypjen e të gjitha materialeve dhe akteve të tjera nga përgjegjësia e kësaj Zyreje;
•    Bashkëpunon me bashkëpunëtorët profesionalë dhe iu ndihmon atyre në shtypjen e materialeve.
•    Kryen edhe punë të tjera që i caktohen me ligj, Statutin e Komunës së Prizrenit dhe rregullore të tjera;
 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit