Hyrja




•    Harton dhe publikon konkurset për plotësimin e vendeve të lira të punës;
•    Cakton Komisionin intervistues për pranim të kandidatëve, të cilët konkurrojnë në bazë të konkursit të shpallur;
•    Bën emërimin e shërbyesve civilë në organet e punësimit;
•    Përpilon formën e kontratës për punë dhe bën nënshkrimin e tyre;
•    Inicon procedurën disiplinore ndaj shkelëseve të kodit të mirësjelljes;
•    Kujdeset për të drejtat e të punësuarëve në Shërbimin civil, në pajtim me dispozitat që janë në fuqi, e që e rregullojnë marrëdhënien e punës;
•    Mban dhe kujdeset për evidencën e të punësuarve në drejtoritë  e Administratës, në përputhje me  rregullat mbi evidencën e të punësuarve dhe shënimet tjera statistikore për nevoja  interne dhe zyrtare;
•    Përpilon vendime për mungesën e punëtorve nga puna me pagesë, vendime për pushimin e lehonisë (shtatzënisë) dhe vendime për orar të shkurtuar të punës të punonjëseve, në periudhën pas lindjes, dhe vendime të tjera lidhur me marrëdhënien e punës;
•    Lëshon vërtetime për punëtorët e organeve të Administratës komunale, në përputhje me dispozitat që rregullojnë procedurën administrative për realizimin e të drejtave të punëtorëve nga marrëdhënia e punës;
•    Përpilon evidenca – regjistra të ndryshëm, me të dhëna të ndryshme për shërbyesit civilë, sipas kërkesave të drejtorive;
•    Kryen edhe detyra të tjera, të cilat i caktohen nga autoriteti i Kryetarit të Komunës.
 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit