Hyrja




Udheheqës i zyrës  Eleonora Fetollari

Eleonora.Fetollari@rks-gov.net

Përshëndetje të nderuar,

Plani Komunal i Veprimit për Negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Procesi i Integrimeve Evropiane është caktuar ndër prioritetet kryesore të vendit, ndërsa pjesë e përmbushjes së obligimeve në kuadër të këtij procesi është edhe raportimi periodik për punët dhe aktivitetet e Komunave. Prandaj, edhe kësaj radhe, ju lutem që përmes Zyrtarëve përkatës të bëni të mundshëm plotësimin e pyetësorëve dhe në këtë mënyrë të mund të ofrohen të dhëna në lidhje me aktivitetet e Komunave për sektorët përkatës, ashtu siç janë paraqitur në pyetësorin e bashkangjitur.

Pyetësori përmban pyetjet që janë përfshirë në Planin Komunal të Veprimit për Negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ndërsa raportimi do të bëhet për periudhën janar-mars 2014. Lidhur me këtë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Komunat, do të ndërmarrin veprimet dhe do të angazhohen që të raportojnë për aktivitetet e tyre, në mënyrë sa më përmbajtjesore, që të dhënat e mbledhura në Komuna, të reflektojnë në dokumentet vlerësuese nga BE-së.

Secila drejtori duhet të përgjigjet në rubrikën e fundit ku është e shkruar drejtoria përkatëse.

Ju lutem,  raportet t’i dërgoni në e-mail adresat : eleonora.fetollari@rks-gov.net dhe eleonora.fetollari@hotmail.com
Paraprakisht, Ju faleminderit për bashkëpunimin Tuaj.



 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit