Lajmet

Kryetari Muja me bashkëpunëtorë në vizitë punimeve të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në “Ndërtimin e Infrastrukturës rrugore, ujësjellësit, kanalizimit dhe instalimeve elektrike në zonën e Parkut të Biznesit”. | 2012-12-12

Drejtoria e Turizmit dhe e Zhvillimit Ekonomik është në realizimin e fazës së parë të projektit “Ndërtimi i Infrastrukturës rrugore, ujësjellësit, kanalizimit dhe instalimeve elektrike në zonën e Parkut të Biznesit” investitor i të cilës është Komuna e Prizrenit ndërsa punë kryes OE “I-Seferi” nga Suhareka.
 

Filloi ndërtimi i rrugës, ujësjellësit, kanalizimit dhe instalimeve elektrike në zonën “Parkut i Biznesit”. | 2012-12-07

Drejtoria e Turizmit dhe e Zhvillimit Ekonomik është në realizimin e fazës së parë të projektit “Ndërtimi i Infrastrukturës rrugore, ujësjellësit, kanalizimit dhe instalimeve elektrike në zonën e Parkut të Biznesit” investitor i të cilës është Komuna.
Kryetari i Komunës Prof. Dr. Ramadan Muja, Drejtori i DTZHE, Samir Hoxha dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ishin në vizitë në këtë vendpunim ku nga afër inspektuan punimet dhe u njoftuan më hollësisht rreth realizimit të këtij projekti shumë me rëndësi për zhvillimin ekonomik të komunës sonë.
 

Akademi solemne – Gëzuar Pavarësia e Shqipërisë ! | 2012-11-23

Për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, po vejmë gurthemelin e dy shkollave të reja, shkollës së kompetencës dhe shkollës në Gjonaj.
Në vijim paraqesim fjalën e kryetarit të komunës, mbajtur në këtë akademi:
 

Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor! | 2012-11-21

Raporti i vlerësimit aktual strategjik të mjedisit (VSM),  është përgatitur si dokument përfundimtar i procesit të VSM për planin zhvillimor komunal të Komunës së Prizrenit (PZHK/PZHKP2025). PZHK është dokument i parashikuar me statut i përgatitur në emër të autoriteteve lokale të Prizrenit me mbështetjen e ofruar nga UN-Habitat në Kosovë.
 

Kryetari i komunës prof dr. Ramadan Muja u takua me përfaqesuës të Parlamentit të Egjiptit. | 2012-11-19

Pas vizitës së zëvendës presidentës së Egjiptit, Prizrenin e vizitoi një delgacion i lartë i Parlamentit të Egjiptit, të cilin e kryesonte kryetari i Parlamentit Ahmat Fahmi Ahmet.
Kryetari i komunës z. Ramadan Muja, delegacionin nga Egjipti e njoftoi për historinë e qytetit dhe zhvillimet e fundit, ndërsa temë e pashmangshme e takimit ishte edhe njohja e shtetit të Kosovës nga Egjipti.
 

Ambasadori i Norvegjisë, z. Jan Braathu dhe drejtori i institutit të Kosovës për qeverisje lokale z. Besnik Tahiri, u pritën në vizitë zyrtare nga kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja. | 2012-11-12

Zhvillimi ekonomik, ngritja e bashkëpunimit në mes të shtetit të Norvegjisë dhe komunës së Prizrenit dhe hulumtimi I mundësive për realizim projektesh me interes për qytetaret ishin disa nga çështjet e biseduara.
Kryetari i komunës prof dr. Ramadan Muja, fillimisht e njoftoi ambasadorin për resurset ekonomike, kulturore, politike, diversitetin etnik, religjioz të komunës sonë dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të komunës me ambasadën dhe shtetin e Norvegjisë në të ardhmen.
 

Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja priti në vizitë zyrtare ndihmës Presidenten e Republikës Arabe të Egjiptit, Znj.Pakinam El Sharkaëy dhe këshilltarin e presidentit, prof.Saif El Diena Ismail. | 2012-11-08

Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në shumë sfera, të jetës me interes për qytetarët e të dyja vendeve. Zonja El Sharkaëy tha se me kënaqësi të veçantë ka ardhur në Prizren, për të cilin ka dëgjuar se është një qytet i bukur dhe  me shumë monumente kulturo-historike. “ Me kryetarin Muja dhe stafin e tij zhvilluam biseda të dobishme, ku janë shqyrtuar edhe mundësitë për zhvillim dhe bashkëpunim në të ardhmen, pasi që vendi im dhe Kosova kanë shumë pika të përbashkëta bashkëpunimi, përfshirë sektorët  ekonomik, kulturor, sportiv etj”.
 

Fushatë për Ngritjen e Vetëdijshmërisë për Tatimin në Pronë! | 2012-11-02

Tatimi në pronë, ose vlera e pronës bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, përbëjnë pjesën më të madhe të të hyrave të komunës (30%) Është identifikuar si prioritet nga komunat.

 

Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja priti në vizitë Presidenten e Kosovës znj. Atifete Jahjaga dhe zv.kryeministrin Sllobodan Petrovic | 2012-10-31

Integrimi i komuniteteve dhe i shoqërisë civile në komunën e Prizrenit është në nivele të kënaqshme dhe duhet të jetë shembull edhe për komunat tjera të Kosovës.
Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, theksoi së komuna jonë është duke u angazhuar shumë në ngritjen e bashkëpunimit më të gjitha komunitetet dhe OJQ-të, me të vetmin qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës në komunën tonë.
 

Kryetari i Komunës prof.dr.Ramadan Muja, përuroi asfaltimin e rrugës në fshatin Lubizhdë. | 2012-10-30

Në fjalen e tij kryetari i komunës, theksoi se me këtë përurim po realizohet edhe premtimi i dhënë para banorëve për investime në infrastrukturë të fshatit Lubizhdë.
Drejtori i Shërbimeve Publike Hasan Hasani,ndërkaq premtoi se fshati Lubizhdë do të jetë prioritetet i Komunës së Prizrenit edhe gjatë vitit 2013.
 

URIME KURBAN BAJRAMI ! | 2012-10-25

Kryetari i komunës së Prizrenit, prof.dr. Ramadan Muja, uron kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, myftiun Lutfi Balleku dhe të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Festa e Kurbanit të Bajramit, le të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për fëmijët, familjen si  dhe të gjithë qytetarët e komunës sonë.
 

Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja, priti në vizitë gjeneralin e KFOR-it z. Halbauer. | 2012-10-24

Jam i ipresionuar me arritjet në komunën e Prizrenit dhe me cilësinë e bashkëjetesës në mes të qytetarëve këtu, theksoi gjenerali pas kthimit të tij në Prizren nga viti 2001. Kryetari Muja, fillimisht falenderoi gjeneralin dhe KFORI-in në përgjithësi për angazhimet e tyre në ruajtjen e teresisë territorial të Kosovës dhe përshendeti angazhimet e tyre ne realizim të projekteve me interes të përbashket në komunën tonë.
 

Kryetari i komunes prof.dr. Ramadan Muja i shoqeruar nga Minir Krasniqi, Hasan Hasani, Ymer Berisha dhe Kujtim Gashi takuan kryetaren e Kuvendit te Shqiperise znj. Jozefina Topalli. | 2012-10-22

Në kremtimet e 100 Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Kryetarja Jozefina Topalli nderoi komunen e Prizrenit, Çairit – Shkup, Ulqinit dhe të Bashkin Vlorë. Keto komuna dhe qytetaret e tyre jane te njohura në historinë tonë kombëtare, si vatrat më të flakta  të atdhetarizmit, këto qytete ndezën kryengritjet më të  lavdishme dhe shpalosën trimërinë e patriotëve...
 

Kuvendi i komunës së Prizrenit mbanë mbledhjen e radhës ! | 2012-10-15

Në bazë të nenit 43, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, thërras mbledhjen e njëzetepestë (XXV) të rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 18 tetor 2012 (e enjte),  në sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, përkatësisht në ndërtesën e re të Kuvendit, duke filluar në orën 10,oo prandaj ftoheni që në cilësinë e anëtarit të Kuvendit të Komunës të merrni pjesë në punën e kësaj mbledhjeje, duke iu përmbajtur orës, datës dhe vendit të caktuar.
 

DTZhE ka përmbyllur aktivitetin lidhur me projektin “Grumbullimi i të dhënave për turizmin në Komunën e Prizrenit" | 2012-10-12

Sot në ambientet e restorantit “Marashi”, Drejtoria e Turizmit dhe e Zhvillimit Ekonomik ka përmbyllur aktivitetin  lidhur me projektin “Grumbullimi i të dhënave për turizmin në Komunën e Prizrenit” të cilën e ka implementuar Shoqata Konsulente CSA nga Prizreni.  
Drejtori i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, z. Samir Hoxha fillimisht ka prezantuar për rëndësinë e  Grumbullimit të këtyre të dhënave për turizmin dhe se përmes tyre, sipas z. Hoxha,  kjo drejtori do të mund të planifikojë dhe të përmirësojë ato mangësi të cilat dalin nga ky studim.
 
Duke paraqitur rezultatet 256-270 (of 501)
 |<  <  14 - 15 - 16 - 17 - 18 - 19 - 20 - 21 - 22 - 23  >  >| 

RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit