Lajmet   ASFALTOHET RRUGA E LAGJES “ MORINA” NË KUSHNIN TË HASIT

ASFALTOHET RRUGA E LAGJES “ MORINA” NË KUSHNIN TË HASIT - 11 maj 2017

Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja,përuroj rrugën e asfaltuar të lagjes “ Morina” në fshatin Kushnin i Hasit.
Kryetari Muja, përmendi shumë projekte që janë realizuar në zonën e Hasit në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme jetësore dhe të tjera gjatë qeverisjes nga viti 2008.

Ardian Morina, falënderoi komunën për investimin në shumë prej 200 mijë eurove në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm jo vetëm për banorët e kësaj lagje, dhe kërkoi që në këtë fshat të investohet edhe në projekte të ndryshme për një mirëqenie sa më të mirë të banorëve, dhe ndalimin e migrimit të popullatës.



RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit