Lajmet   Draft Plani për Zhvillimin e Arsimit në Komunën e Prizrenit

Draft Plani për Zhvillimin e Arsimit në Komunën e Prizrenit - 21 korrik 2017

Të nderuar,
Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka zhvilluar draft planin për zhvillimin e arsimit 2017-2021. Hartimi i planit është përkrahur nga projekti KEEN (Rrjeti i Arsimit dhe i Punësimit i Kosovës) i përkrahur nga BE.
Procesi i hartimit të draft planit është zhvilluar me pjesëmarrje të gjerë, gjegjësisht nga i gjithë personeli i DKA-së dhe i komunitetit arsimor të komunës. Grupi i gjerë prej rreth 20 njohësve të arsimit, përmes punëtorive dhe takimeve, ka arritur të identifikojë fushat prioritare, për të cilat janë planifikuar masat që duhen të ndërmerren ashtu që arsimi të jetë cilësor, gjithëpërfshirës, dhe llogaridhënës.
Dokumenti i planit, pas kontributeve nga diskutimi publik, finalizohet dhe pritet që në fazat e mëtutjeshme të aprovohet nga Kuvendi.

Për të qenë dokumenti i planit sa më gjithëpërfshirës, luteni të jepni kontributet tuaja dokumentin e planit, me çka presim që dokumenti të jetë sa më cilësor dhe i zbatueshëm. Kontributet i dërgoni në adresën elektronike zahadin.shemsidini@rks-gov.net.

Dokumentin e planit mund ta shkarkoni këtu:  kliko ne link

Me respekt,
Zahadin Shemsidini
Drejtor Komunal i Arsimit


RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit