Lajmet   KOMUNA SHPALLË LAUREATËT E VITIT 2017 NË LËMIN E KULTURËS DHE SPORTIT

KOMUNA SHPALLË LAUREATËT E VITIT 2017 NË LËMIN E KULTURËS DHE SPORTIT - 31 dhjetor 2017

Kryetari i komunës z. Mytaher Haskuka , ka përgëzuar laureatët për të arriturat e tyre gjatë vitit 2017-të, duke theksuar se ata me kontributin e tyre po e nderojnë Prizrenin dhe për këtë, ne krenohemi me ju. 
Publikisht premtoj mbështetje edhe gjatë vitit vijues për zhvillimin e mëtejmë të këtyre dy sferave tejet të rëndësishme të jetës publike kulturë e sport.

Komuna jonë organizoi ceremoninë e shpalljes së laureatëve për vitin 2017, në lëmin e kulturës dhe sportit.

Komisioni profesional vlerësues me mirënjohje për të arriturat e në fushën e kulturës për vitin 2017 ka përzgjedhur : 
Kaltrina Krasniqin, Agim Kryeziun, Fetah Paqarizin, Rifat Smanin, Osman Gorancin, Hajdar Elezkurtajn, Jeton Qafleshin, Shpejtim Kabashin , Shemsedin Sajhadin , Teatrin Profesionist të Prizrenit dhe organizmin kulturor “ Podgorski biseri”.

Me mirënjohje post-mortum janë nderuar : 
Rexhep Karaqi, Azir Kuliqi, Ruzhdi Shusha, Nasuf Hoxha dhe Shpend Goranci.

Komisioni vlerësues për lëmin e sportit, sportistët dhe klubet më të dalluara përzgjodhi: 
Edon Shala, Leart Osmanaj, Elona Kolgeci, Qendrim Biraj, Kreshnik Mariqi, Roni Gashi, Luan Haliti, Aulona Muhadri, Fati Karabaxhaku dhe Burim Bytyçi.

Me mirënjohje post-mortum janë nderuar: 
Agim Maloku, Hamit Shishko, Ramadan Hoxha, Abdullah Zymberi dhe Ferit Bajrami.















RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit