Lajmet   Komuna dhe MKRS-ë, nënshkruan 2 marrëveshje mirëkuptimi

Komuna dhe MKRS-ë, nënshkruan 2 marrëveshje mirëkuptimi - 23 qershor 2017

Kryetari i Komunës, prof.dr. Ramadan Muja dhe sekretari i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit z. Veton Firzi, nënshkruan dy marrëveshje mirëkuptimi, për investime në dy objekte: poligonin sportiv në lagjen Kurrilla dhe adaptimin e objektit të Bashkësisë hebraike.
Nga këto marrëveshje  përfitojnë qytetarët e Prizrenit, “Poligoni sportiv për banorët e lagjes Kurrillë, do të jetë një objekt funksional, i cili do të shfrytëzohet nga pjesëtarët e rinisë së kësaj lagjeje. Në marrëveshje parashihet që MKRS-ë,  të investojë 60 mijë euro ndërsa komuna participon me 5 mijë euro”.
Marrëveshja e dytë e nënshkruar është investimi i MKRS-së për adaptimin e objektit, të cilin komuna jonë ia ka dhënë Bashkësisë hebraike.
“Objekti ka nevojë që brenda të adaptohet, rregullohet dhe të funksionalizohet për zhvillimin e aktiviteteve të pjesëtarëve të Bashkësisë hebraike.
Sekretari i MKRS-së z. Veton Firzi, konfirmoi se përveç këtyre dy marrëveshjeve MKRS-ja e ka hapur procedurën e fazës së dytë për ndërtimin e stadiumit ndihmës në Boka Boka, i cili do të jetë me standarte që përcaktohen  nga UEFA.















RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit