Lajmet   Komuna harton projektin “Vrapuesja e Prizrenit”

Komuna harton projektin “Vrapuesja e Prizrenit” - 11 maj 2017

Në mbledhjen konsultative të kryetarit të Komunës me drejtorët e drejtorive komunale, në bazë të kërkesave, diskutimeve dhe analizave ligjore u proceduan për miratim në politika tenderuese 16 vendime:
Drejtoria e Shëndetësisë
Mbështetje financiare për mjekim të  19 pacientëve me sëmundje të CA-së, me nga 300 euro, lejimin e mjeteve financiare për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit për Drilon (Ajdin) Gashi, katërvjeçar me sëmundje të CA-së, me 5000 euro dhe mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Asije Berisha, në vlerë prej 807 euro.

Drejtori e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Shpallë tenderin për realizim të projektit që ka të bëj me dërgimin e familjarëve të dëshmorëve të Luftës së UÇK-së dhe të burgosurve politik në pushime verore – rekreacion, ofron mbështetje financiare për Shoqatën e Pensionisteve dhe Invalidëve të Punës -dega në Prizren me 1000 euro dhe bënë mbulimin e shpenzimeve të varrimit për tërë qytetarët e komunës së Prizrenit, retroaktivisht nga një janari i vitit 2017.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shpallë tenderin për ndërtimin (rregullimin) e kulmit të Bibliotekës së qytetit.

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik
Hapë tenderët: Mirëmbajtjen e rrugës nga fshati Jeshkovë deri në Shtëpinë Malore, hartimin e projektit për “Vrapuesja e Prizrenit”.

Drejtoria e Shërbimeve Publike

Shpallë tenderët: hartimi i projektit për ndërtimin e kanalizimit-impiantit në Tupec, mirëmbajtjen e rrugëve lokale të ndërtuara me elemente të betonit dhe ndërtimin e trotuareve”, rehabilitimin e rrugëve lokale me asfalt, rehabilitimin e ujësjellësve, kanalizimit, pusetave dhe rehabilitimi i rrugëve pas intervenimit, intervenim ne infrastrukturë për rastet  me fatkeqësi natyrore dhe eliminimi i deponive ilegale dhe tenderin për furnizim me kontejnerë për menaxhimin e mbeturinave.



RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit