Lajmet   Komuna jonë së shpejti anëtare e rrjetit Global të Qyteteve të Forta

Komuna jonë së shpejti anëtare e rrjetit Global të Qyteteve të Forta - 01 dhjetor 2016

Kryetari i Komunës Prof.Dr. Ramadan Muja priti në takim zyrtar, znj.Vera Orloff, drejtoreshë e projektit “Ndërtim i Ekspertizës ne luftën kundër Ekstremizmit te Dhunshëm  për Autoritetet Komunale në Ballkanin Perëndimor”.
Në takim u diskutua mundësia për anëtarësim e komunës së Prizrenit në asociacionin ndërkombëtar për menaxhimin e qyteteve/regjioneve  (ICMA).

Ky asociacion profesional me mbi 10.000 punonjës profesionistë të qeverisjes vendore, ka selinë ne  Washington , po implimenton një projekt të ri në  Ballkanin perëndimor që është “Ndërtim i ekspertizës në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm për Autoritet Komunale në Ballkanin Perëndimor”.

Projekti “Ndërtim i ekspertizës në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm për Autoritet Komunale në Ballkanin Perëndimor”  krijon rrjet, trajnon, dhe mobilizon kryetarët dhe udhëheqësit tjerë  komunal  ne gjithë regjionin e Ballkanit Perëndimor, që të identifikoj dhe adresoj  faktorët e rrezikshmërisë të ndërlidhura me ekstremizmin e dhunshmen  përmes angazhimit në rrjetin Global të Qyteteve të Forta (Strong Cities Network).



RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit