Lajmet   Komuna ndanë 45 lopë qumështore për fermerë

Komuna ndanë 45 lopë qumështore për fermerë - 09 dhjetor 2016

Kryetari i komunës prof.dr. Ramadan Muja dhe ekipi menagjues me politikat publike të komunës, sot ndau në formë donacioni lopë qumështore për fermerët e komunës sonë, më qëllim rritjen e krerëve të lopëve dhe rritjen e produkteve, bio - bujqësore në tryezat e familjes sonë dhe tregut në përgjithësi.
Bazuar në prioritetet e Komunës se Prizrenit për zhvillim të përgjithshëm ekonomik lokal si dhe interesimit të madh të fermerëve për t’u marrë me veprimtari bujqësore prodhuese dhe përpunuese, në buxhetin e këtij viti (2016) është planifikuar “Furnizimi i fermerëve me lopë qumështore”.
Kjo ka të bëjë me rritjen e numrit të kafshëve me prodhimtari të lartë, përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore dhe rritjen e të ardhurave për familjet fermerë të cilat e kanë burim kryesor veprimtarinë blegtorale - mbarështimin e lopëve qumështore.
Komuna e Prizrenit me realizimin e këtij projekti  synon të  përmbushë  nevojat e fermerëve  që merren me mbarështimin e lopëve qumështore përmes rritjen së numrit të krerëve me prodhimtari të lartë të qumështit.
Vlera financiare e projektit është 66.966 € me të cilën është kontraktuar blerja e 45 lopëve qumështore.
Përfitues janë 45 fermerë të cilët i kanë plotësuar kriteret konkurruese  dhe aktivitet kryesor blegtoral  kanë mbarështimin e lopëve qumështore.

   Projekti:  “Furnizimi me lopë qumështore”
  •   Numri i lopëve; 45
  •   Buxheti :66,996.00€
  •   Çmimi për një lopë: 1,488€
  •   Participimi i fermerit: 35%  apo 521€


RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit