Lajmet   Komunikatë

Komunikatë - 11 janar 2017

Komisioni emergjent komunal më datë 11. 01. 2017, shqyrtoi gjendjen aktuale të rrugëve në komunën e Prizrenit dhe konstaton se në terë territorin e komunës sonë lëvizja e qytetareve me mjete motoristike është e mirë, por sigurisht se duhet kujdes i shtuar gjatë ngasjes nga shoferet.

Informatat e mbledhura nga tereni dhe vizitat e bëra nga komisioni konstatojmë se :

1. Të gjitha rrugët e fshatrave të komunës së Prizrenit janë të 
kalueshme dhe kanë qasje në rrugët magjistrale.
2. Në qytet gjendja e rrugëve është e mirë dhe po punohet në 
vazhdimësi që të lirohen të gjitha segmentet sekondare, që 
kyçen në rrugët kryesore.

Instituti Meteorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar reshje të reja gjatë ditëve në vijim ndaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët për mos hedhjen e borës në rrugë, mos parkimin e automjeteve në trotuare dhe hapësira tjera publike, sepse pengojnë operatorët në kryerjen e punëve të kontraktuara për pastrimin e borës.

Komuna kërkon nga Policia e Kosovës që të mbështesë aktivitetet tona në tejkalimin e situatës emergjente të krijuar nga reshjet e borës.


RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit