Lajmet   Kryetari prof. dr. Ramadan Muja priti në vizitë zv. kryeministrin Republikës së Kosovës Ramiz Kelmen

Kryetari prof. dr. Ramadan Muja priti në vizitë zv. kryeministrin Republikës së Kosovës Ramiz Kelmendi - 24 nëntor 2016

Me njerëz kreativ si Ramiz Kelmendi “qeveria do të ec përpara dhe do të hap shtigje të reja për zhvillim ekonomik, kam shpesë se Republika e Kosovës shpejt do të bëhet Zvicër, sepse i ka të gjitha resurset, vetëm duhet ti ketë në vendin e duhur njerëzit e guximshëm të cilët i tregojnë rrugët e vërteta të zhvillimit të ekonomisë”.
Kryetari I komunës priti në vizitë zv. kryeministrin Republikës së Kosovës Ramiz Kelmendin dhe zv. ministrin e Pushtetit lokal, Bajram Gecajn

Në këtë takim u diskutua për zonën industriale në Prizren, kemi informata nga zv kryeministri se edhe pengesat e fundit do të largohen dhe do të fillojë ndarja e parcelave të kësaj sipërfaqeje dhe do të fillojnë bizneset tona dhe të huaja të investojnë në ngritjen e objekteve industriale” .

Zëvendës kryeministri z. Ramiz Kelmendi, falënderoi kryetarin për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe u shpreh:  “Për mua ishte e rëndësishme që t’i evitojmë pengesat që ka zona ekonomike në Prizren dhe t’i sjellim disa vendime që zgjidhin këtë çështje në mënyrë që ta hapim frontin e investitorëve të brendshme dhe të jashtme”.















RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit