Lajmet   Kuvendi i komunës kërkon lirimin e z. Ramush Haradinajt.

Kuvendi i komunës kërkon lirimin e z. Ramush Haradinajt. - 19 janar 2017

Kuvendi i Komunës së Prizrenit, në mbledhjen e mbajtur me datën 19janar 2017, pas shqyrtimit të kërkesës së një grupi prej 20 anëtarëve të Kuvendit të Komunës, për thirrje të një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, për rastin Haradinaj, del me këtë:
DEKLARATË

 
Kuvendi i Komunës së Prizrenit, kërkon nga organet e drejtësisë së Republikës së Francës, që me procedurë të shpejtë të shqyrtojë rastin Haradinaj, gjegjësisht të mos lejojë keqpërdorimin e Interpolit nga ana e Serbisë, dhe të vendosë pa kushte lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj.

Kuvendi i Komunës së Prizrenit, kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të vendosë si pikë prioritare heqjen e fletëarresteve për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe të vendosë masa reciprociteti me Serbinë.

Kuvendi i Komunës së Prizrenit, po ashtu, kërkon nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që, në asnjë rrethanë të mos nëpërkëmben vlerat kombëtare siç është rasti i përsëritur disa herë me ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët krahas forcave të NATO-s, sakrifikuan çdo gjë në mbrojtje të popullatës kosovare.



RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit