Lajmet   Mbahet manifestimi “Java e Remzi Ademajt –Shtigjeve të Lirisë”

Mbahet manifestimi “Java e Remzi Ademajt –Shtigjeve të Lirisë” - 29 maj 2017

Nxënësit e shkollave të komunës së Prizrenit, me veshje kombëtare, u mblodhën në sheshin “Shatërvan” në hapje të edicionit të 16-të manifestimit tradicional “Java e Remzi Ademajt –Shtigjeve të Lirisë”.
Me dije nderojmë luftën dhe veprën e dëshmorëve, dëshmorët janë frymëzim dhe ata vetëm nëpërmjet dijes mund ti nderojmë”. Të nderuar nxënës ju jeni shpresa e qytetit tonë, jeni ardhmëria dhe guximi ynë qytetar

 Kryetari i komunës z. Ramadan Muja i quajti nxënësit “ ushtria më e madhe që do ta ndërton Kosovën”. Fryma garuese për dije dhe shkencë është dëshmia më e fortë se ardhmëria e Kosovës është e ndritshme.

Deri më 3 qershor nxënësit e shkollave të Prizrenit, garojnë në lëndë të ndryshme, organizohen edhe gara sportive e kulturore.

Java e Remzi Ademaj -shtigjeve të lirisë” , këtë vit po mbahet për herë të 16-të.

 














RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit