Lajmet   Një delegacion i komunës vizitoi konsullatën e Turqisë në Prizren

Një delegacion i komunës vizitoi konsullatën e Turqisë në Prizren - 05 dhjetor 2016

Kryetari i komunës prof dr. Ramadan Muja i shoqëruar nga stafi politik e administrative, sot vizitoi konsullin e ambasadës Turke në Prizren znj. Selen EVCIT.
Avancimi i raporteve të punës dhe miqësisë në mes të shtetit mik të Turqisë dhe komunës sonë, ishin temë e bisedimeve dhe së bashku dënuam sulmin e para disa ditëve në objektin e konsullatës, nga disa të rijnë të komunës sonë. Konstatim i përbashkët ishte se ky është një rast i izoluar dhe nuk paraqet asgjë më shumë se sa një sulm nga të rijnë të papërgjegjshëm për veprimet e tyre.

Konsulli i ambasadës Turke në Prizren znj. Selen EVCIT, falënderoi kryetarin e komunës dhe gjithë qytetaret e Prizrenit për solidaritetin e treguar dhe theksoi se raportet e shkëlqyera do të vazhdojnë edhe në vijim.



RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit