Lajmet   Presidenti Bujar Nishani “Qytetar Nderi i Prizrenit”

Presidenti Bujar Nishani “Qytetar Nderi i Prizrenit” - 15 maj 2017

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe në veçanti për Komunën e Prizrenit, sepse po e nderojmë të parin e shtetit Shqiptar, shkëlqesinë e tij, Presidentin Bujar Nishani, me titullin më të lartë të qytetit: “Qytetar Nderi i Qytetit të Prizrenit”.
Fjala e kryetarit të komunës prof.dr. Ramadan Muja:
Të nderuar, më lejoni që në emër të Komunës së Prizrenit të shpreh fjalët më të çmueshme dhe më të lavdishme për shkëlqesinë e tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë zt. Bujar Nishani, për punën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për njohjen e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në ndërtimin e Republikës së Kosovës me vlera demokratike perëndimore përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Të nderuar të pranishëm, qytetarë të Komunës së Prizrenit, është kënaqësi e madhe për mua, që sot në këtë seance solemne të Kuvendit Komunal të Prizrenit, të mbajtur në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në një ambient me vlera historike-kombëtare, në një ambient ku na bashkon e kaluara sa e dhimbshme po aq e lavdishme si një trup i vetëm, po nderojmë në këtë ambient, unifikuesin e vlerave kombëtare, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, zt. Bujar Nishani.
Karriera e bujshme akademike, ushtarake dhe politike e zt. Bujar Nishanit, kulmon me zgjedhjen e tij President i Republikës së Shqipërisë ne Korrik të vitit 2012.
Presidenti Bujar Nishani, do të mbahet në memorien e popullit Shqiptar si përfaqësues i institucioneve shqiptare të cilat kanë qenë dhe do të mbesin katalizatori i forcimit dhe konsolidimit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.
Lobimi i shtetit shqiptar me në krye Presidentin Bujar Nishani, te partnerët tonë ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë dikuar që Kosova sot të gëzojë njohje, përkrahje dhe partneritet të vazhdueshëm të shteteve më të fuqishme në botë.
Të nderuar të pranishëm, nuk do ta zgjasë më shumë, për veprimtarinë dhe kontributin e Presidentit Bujar Nishani, shteti i Kosovës është mirënjohës, prandaj qyteti i Prizrenit është krenar për shpalljen e Presidentit Bujar Nishani “Qytetar Nderi i Qytetit të Prizrenit”
Presidenti Bujar Nishani:
Nuk ka emocion dhe vlerë më të madhe njerëzore kur të nderojnë qytetarët dhe populli. Dhe prandaj sot ndihem i nderuar që mes jush dhe qytetarëve të Prizrenit ta marr dhe ta vlerësoj e të përulem para këtij nderimi që po më bëni. Isha shumë i nderuar që ta kryej këtë vizitë shtetërore të fundit pikërisht këtu, aty edhe ku e nisa në fillim të mandatit tim presidencial, në Kosovë. Përpos qëllimit që kisha për të përcjellë gjatë kësaj vizite nderimin, besimin dhe mirënjohjen e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për vëllezërit dhe motrat e tyre në Kosovë si dhe për të gjithë autoritetet dhe institucionet e shtetit, të kultit e besimeve fetare, të shoqërisë civile te secili qytetar i nderuar i këtij shteti, ndoshta i ri në kontekstin juridik, por mijëravjeçar për sa i përket kulturës dhe traditave.”
















RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit