Lajmet   THIRJE PUBLIKE PËR HARTIMIN E BUXHETIT PËR VITIN 2018

THIRJE PUBLIKE PËR HARTIMIN E BUXHETIT PËR VITIN 2018 - 31 korrik 2017

AGJENDA E DËGJIMEVE PUBLIKE
 (09 - 23 GUSHT -  2017) 
Të nderuar qytetar…
Komuna e Prizrenit sivjet do të ketë një agjendë të veçantë dhe gjithëpërfshirës lidhur me hartimin dhe planifikimin e buxhetit të vitit 2018 dhe Kornizës Afatmesme 2018-2020.
Agjenda e Degjimeve Publike kliko ne link

Sivjet do të organizohen shtatëmbëdhjetë (17) dëgjime publike në Prizren dhe në rrethinën e qytetit. Këto dëgjimet do të fillojnë  prej  dates 09 Gusht - deri më 23 Gusht 2017.

Dëgjimet publike mbahen me qëllim të marrjes së sugjerimeve, propozimeve dhe kërkesave nga qytetarët për hartimin e buxhetit vijues.  Prandaj ftojmë të gjithë qytetarët, përfaqësuesit  e  OJQ-ve, përfaqësuesit e bashkësive lokale dhe përfaqësuesit e komuniteteve që të marrin pjesë në këto dëgjime publike.

Të gjithë ata që nuk mund të marrin pjesë në këto dëgjime, kërkesat mund t’i dërgojnë dhe protokolojnë në Administratën Komunale ose në drejtorinë përkatëse.

Me respekt…


RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit