Lajmet   URIME 28 NËNTORIN - FESTËN E FLAMURIT

URIME 28 NËNTORIN - FESTËN E FLAMURIT - 25 nëntor 2016

Kryetari i komunës, prof.dr. Ramadan Muja, uron të gjithë qytetaret e komunës së Prizrenit, më rastin e 104 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Të nderuar qytetar pranoni urimet më të mira për festën e flamurit në emër të komunës së Prizrenit duke ju dëshiruar mbarësi, shëndet dhe shumë gëzime për ju dhe familjet tuaja.

Urojmë që kjo festë e madhe kombëtare të ndahet më të tjerët duke reflektuar për rrugëtimin tonë kombëtar gjatë gjithë historisë sonë deri më sot,  të jemi të gatshëm që të punojmë shumë në realizimin e synimeve tona politike e kombëtare, në rrugën e integrimeve euro-atlantike, si synim gjithë qytetar.

GËZUAR !




RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit