Lajmet   URIME BAJRAMI !

URIME BAJRAMI ! - 23 qershor 2017

Kryetari i komunës së Prizrenit, prof.dr. Ramadan Muja, uron kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, myftiun z. Besim Berisha dhe të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit me rastin e festës së  Fiter Bajramit të Kurbanit.
Festa e Bajramit, vjen pas muajit të shejtë të Ramazanit dhe uroj që  të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët.
 
Agjerimi i Ramaznit lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot,  ngrit ndjenjat e solidaritetit,  zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme njerëzore.
Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të jetë e angazhuar në ngritjen e mirëqenies dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Urime dhe gëzuar Bajrami i Ramazanit !
 
 
Me respekt: Kryetari i komunës:
Prof.dr. Ramadan Muja.


RSS

Sign in


 
Harta e Faqes | © Copyright 2011 - Komuna e Prizrenit