Lajmet   GJERMANËT HAPIN MINIERË KROMI NË GURI TË KUQ

GJERMANËT HAPIN MINIERË KROMI NË GURI TË KUQ - 17 mars 2011

Landi i Baden Vyrtembergut pritet të investojë në trajtimin e ujërave të zeza
Pronarë të firmës gjermano-shqiptare “ARSI” kanë zhvilluar një bisedë të hapur me kryetarin e komunës Smajl Latifi. Bashkëpronari  kësaj firme Reinhard Lange, ka folur lidhur me invetimet gjermane në rajoni malor të Rahovecit, në pjesën veriore, ku tashmë kanë nisur punimet për hapjen e minierës së kromit. 
Zona malore nga fshati Guri i Kuq, Kaznik, Llapqevë e deri në Zatriq, është e pasur me minerale dhe interesi i komunës së Rahovecit  ka të bëjë me punësimin dhe përfitimet tjera që dalin nga investimet e huaja.

Aksionari Lange, që është edhe anëtar i bordit të qeverisë së Landit të Baden Vyrtembergut dhe ofroi mundësi bashkëpunimi me këtë shtet të zhvilluar gjerman.

“Ne mund të ndihmojmë në hartimin e projekteve infrastrukturore, sidomos në trajtimin e ujërave të zeza. Kemi parë se ujërat janë shumë të ndotura dhe ne do të mundohemi të harmonizojmë projektet e kësaj lëmie me standardet e kërkuara nga BE, duke mundësuar thithjen e investimeve të BE-së.
Së shpejti  një grup zyrtarësh nga Landi i Baden Vyrtembergut do të jenë në Kosovë dhe do të kenë mundësi të shohin nga afër gjendjen e ujërave në komunën  tuaj, prandaj ju duhet të hartoni një strategji të qartë për ndihmë ndërkombëtare në këtë drejtim, shtoi Lange.

Kryetari Latifi ka shfaqur kënaqësinë e tij që në Rahovec tashmë kanë zbarkuar kompani të huaja me potencial të madh ekonomik dhe u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë në plotësimin e kërkesave të donatorëve.
“Ne po mundohemi të krijojmë klimë të përshtatshme për investitorët e huaj dhe krijimi i ambientit miqësor për investimet e huaja është kushti themelor për zhvillimin ekonomik të komunës dhe të Kosovës në përgjithësi, tha kryetari Latifi. Jemi shumë të përkushtuar të hapim shtigje të reja për zhvillim, prandaj mbështetja e donatorëve është vendimtare, shtoi ndër të tjera kryetari Latifi.

Në takim kanë prezantuar edhe bashkëpronarët e firmës “ARSI” nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe drejtori i drejtorisë për Urbanizëm e mbrojtje të ambientit inxhinier Ramadan Gashi.
 

 

Zyra për informim

RSS

Sign in