Lajmet   Kryetari Smajl Latifi dhe drejtoresha e DKA-së Mr. Besa Hoxha- Beqiri vizituan shkollën e mesme “ 12

Kryetari Smajl Latifi dhe drejtoresha e DKA-së Mr. Besa Hoxha- Beqiri vizituan shkollën e mesme “ 12 Maji “ në Ratkoc - 22 mars 2011

Latifi: DO TA FITOJMË BETEJËN PËR DISIPLINË E CILËSI NË SHKOLLA
Përpjekjet e kryetarit të komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi dhe drejtoreshës së arsimit Mr. Besa Hoxha-Beqiri, për të vënë disiplinë në shkollat e mesme, kanë bashkëbiseduar me mësimdhënësit e shkollës së mesme “12 maji” në Ratkoc.
Me këtë rast kryetari Lastifi ka shfaqur shqetësimin e tij lidhur me ecuritë në këtë shkollë, duke kërkuar nga personeli i kësaj shkolle përkushtim më të madh për luftimin e dukurive negative, si dhe rritjen e disiplinës në shkollë.

“Jam shumë i shqetësuar me gjendjen në këtë shkollë dhe kërkoj përkushtim më të madh nga ju, por jam i gatshëm të qëndroj krah jush nëse hasni në vështirësi në zbatimin e detyrave tuaja të punës, tha kryetari Latifi. Pezullimi i gjashtë nxënësve të kësaj shkolle ditë më parë, duke se ka nisur të japë rezultatet e para pozitive dhe ju inkurajoj që të vazhdoni me këtë përkushtim. Unë dhe drejtoresha e DKA-së do të jenë në përkrahje të vazhdueshme, madje edhe nëse kërkohet ndërhyrja e organeve të rendit, për të larguar nga ambientet shkollore persona që nuk janë nxënës të shkollës tuaj. Në këtë front të përbashkët besoj se do të dalim fitues dhe se disiplina e cilësia në mësim do të rritet në nivelin e dëshiruar, i ka inkurajuar kryetari Latifi mësimdhënësit e  kësaj shkolle.

Ndërsa drejtoresha e DKA-së Mr. Besa Hoxha-Beqiri i ka informuar mësimdhënësit e kësaj shkolle se së shpejti do të fillojë zbatimi i një projekti të përbashkët me Qendrën kosovare të Edukimit për rritjen e sigurisë në shkolla. Ndër të tjera drejtoresha Hoxha-Beqiri tha se në çdo shkollë duhet të funksionalizohen  këshillat e shkollave, duke ju dhënë më shumë përgjegjësi prindërve, të cilët në të ardhmen do të kenë rol kyç në proceset edukative- arsimore.
Mësimdhënësit e shkollës së mesme “12 Maji” kanë falënderuar kryetarin Latifi për mbështetjen e ofruar dhe qasjen serioze ndaj problemeve në arsim. Ata kanë kërkuar plotësimin e disa kushteve teknike në funksion të rritjes së sigurisë në shkollë.
 
Zyra për informim

RSS

Sign in