Lajmet   Mbahet takimi i katërt i grupit për monitoronin e rekomandimeve të dhëna nga ZAP-it

Mbahet takimi i katërt i grupit për monitoronin e rekomandimeve të dhëna nga ZAP-it - 21 dhjetor 2016

Grupi për monitorimet e rekomandimeve të dhëna nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm(ZAP), të martën ka mbajtur takimin e katërt për vitin 2016.

Në këtë takim prezent ishin Lulzim Sylejmani, drejtori i Drejtorisë së Financave dhe Buxhet, njëherish edhe kryesues i këtij grupi, Avdullah Kryeziu, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm , Munib Durguti drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Esaht Hoti, Ekrem Bytyqi, Asllan Mazreku anëtar të komisioneve të formuara nga kryetari për vlerësimin e pasurive financiare, jo financiare dhe vlerësimin e aseteve komunale dhe Armend Osaj, konsulent i angazhuar  nga Projekti DEMOS.

Takimi u hap nga Lulzim Sylejmani, i cili tha se tha se nga anëtarët e komisioneve që janë formua dhe nga  këta anëtar presim që të punohet edhe më tutje. Ai gjithashtu tha se kjo punë nuk është punë që mundet me u përfundua për një dit, një javë apo edhe për një muaj, por kjo merr kohë me shumë dhe sigurisht që puna juaj do të shihet tek raporti i ZAP-it për vitin 2016.

Sylejmani, gjithashtu kërkoj nga të gjithë anëtarët e komisioneve që nëse hasin në ndonjë vështirësi në kryejnë e punës së tyre, të njoftohet anëtarët e grupit për monitorimin e planit implementus te rekomandimeve dhe më pas problemi eventual të kryhet dhe pastaj si Komunë të dalim mirë në raportin e auditimit.

Avdullah Kryeziu, fillimisht falënderoi anëtarët e komisioneve për punën e bërë dhe tha se puna e komisione që është bërë deri me sot është e mire dhe i inkurajoj që të vazhdoni të punoni edhe më tutje në këtë drejtim.

Anëtarët e komisioneve, , thanë se puna në këtë drejtim nuk do të mungoj dhe u zotuan se do të punojnë në vazhdimësi dhe me kohë do ti kryejnë të gjitha punët të cilat janë të përcaktuara me vendim.


RSS

Sign in