Lajmet   Mbledhja e Kuvendit Komunal të Rahovecit mbahet me 28 dhjetor 2016

Mbledhja e Kuvendit Komunal të Rahovecit mbahet me 28 dhjetor 2016 - 21 dhjetor 2016

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit ,z. Nahit Elshani, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit që të marrin pjesë në mbledhjen e cila do të mbahet me datë 28 dhjetor ( e mërkurë), me fillim në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Për ketë mbledhje janë propozuar trembëdhjetë  pika të rendit të ditës:

1.       Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

2.       Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e këshilltarëve. 

3.       Shqyrtimi i Planit Strategjik për Njësinë e Auditimit të Brendshëm në Komunën e Rahovec për periudhën 2017-2019,

4.       Shqyrtimi i Planit vjetor të Njësisë për Auditimin e brendshëm të Komunës së Rahovecit për vitin 2017,

5.       Shqyrtimi i Planifikimit Përfundimtar të Prokurimit për vitin fiskal 2017,

6.       Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të veprimit për transparencë dhe i aktiviteteve të Komunës së Rahovecit për vitin 2017,

7.       Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit pesë vjeçar i menaxhimit të mbeturinave për komunën e Rahovecit, për periudhën 2017 – 2021,

8.       Shqyrtimi dhe aprovimi i rekomandimeve të komisioneve mbikëqyrës të ligjshmërisë të akteve komunale lidhur me Rregulloren për taksa, tarifa dhe ngarkesa,

9.       Shqyrtimi i Informatës për Projektin: Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale RIK me UAV, për ZK-Krushe e Madhe (zona kadastrale jashtë komasacionit),

10.    Shqyrtimi i Informatës për Projektin “Identifikimi i Pronave Komunale”,

11.    Shqyrtimi i Propozim Vendimit për miratimin paraprak të marrëveshjes së binjakëzimit midis Komunës së Rahovecit dhe Bashkisë Përmet,

12.    Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit për shfuqizimin e aktvendimit 01Nr. 139/11 të dt. 31.05.2012.

Materialet mund të i shkarkoni këtu


RSS

Sign in