Lajmet   Në qytetin e Rahovecit u organizua panairi i verërave vendore “VeraeVenit”

Në qytetin e Rahovecit u organizua panairi i verërave vendore “VeraeVenit” - 23 dhjetor 2016

Nën sloganin “VeraeVenit”, sonte për herë të parë në qytetin e Rahovecit u organizua panairi i verërave vendore të cilat prodhohen në bodrumet të cilët janë në Komunën e Rahovecit.

Të pranishëm në panair ishin kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi , drejtor të Drejtorive Komunale, pronar të bodrumeve dhe shumë qytetarë.

Në panair  u bë prezantimi i verërave të shumë podrumeve të cilët janë në Komunën e Rahovecit dhe që merren me prodhimin e verërave, qytetarët të cilët ishin pjesëmarrës në panair, u ndanë të kënaqur me organizimin dhe cilësinë e vërave , dhe thanë se Rahovecit i ka munguar një organizim i tillë dhe uruan që ky panair të jetë i përvitshëm.
IMG_7123.jpg
IMG_7138.jpg
IMG_7134.jpg


RSS

Sign in