Hyrje

Në Web faqe të Komunës së Rahovecit qytetarët do të mund të njihen me strukturën organizative të ekzekutivit dhe legjislativit, në radhë të parë e pastaj edhe për rolin, detyrat dhe përgjegjësitë ndaj qytetarëve.

Të gjitha ngjarjet me rendësi për komunën dhe më gjerë do të prezentohen në këtë faqe.

Asnjë vendim i Kuvendit Komunal, asnjë Rregullore, asnjë Urdhëresë dhe asnjë akt zyrtar i Komunës nuk do të jetë i padiskutueshëm dhe i pa publikuar në Web faqen zyrtare të Kuvendit Komunal.

Të gjitha këto do të bëhen publike me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e komunës dhe më gjerë.

Faqja elektronike e komunës do t'i mundësojë qytetarëve tonë, kudo që janë, të njihen me rrjedhat e zhvillimeve në të gjitha sferat.

Strategjia zhvillimore e komunës, zhvillimi i biznesit privat, zhvillimi ekonomik, mundësia e investimeve, ngjarjet nga jeta e kulturës, sportit dhe aktiviteteve tjera do të jenë pjesë aktuale të Web faqes duke pasur hapësirë, gjithherë, për komunikim të ndërsjellë me qytetarin dhe lexuesin.